Basha shpjegon ç'është sistemi mafioz: PS nuk blen më vota, po paguan bandat 'ja shpërblimi, kryejeni punën'

Basha shpjegon ç'është sistemi mafioz: PS nuk blen më vota, po paguan bandat 'ja shpërblimi, kryejeni punën'

12:39, 14/10/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, e ka shpjeguar me detaje për mediat se çfarë do nënkupton me dekriminalizimin e zgjedhjeve, çfarë është sistemi mafioz që sipas tij, ka kapur zgjedhjet tani, ndryshe nga krimi i organizuar që flitej deri dje. 

"Se çfarë sistemi zgjedhor do të kemi nuk ka pikë rëndësie nëse nuk dekriminalizojmë zgjedhjet. Ndaj fokusi i PD-së është dekriminalizimi i zgjedhjeve. Dekriminalizimi i zgjedhjeve do të thotë jo vetëm votimi dhe numërimi elektronik, - që është kushti teknik dhe që duhet të nisë sa më shpejt se do duhet të kemi disa hapa që të arrijmë deri tek infrastruktura, por duhet të pamundësojmë jo vetëm depërtimin e kriminelëvë në parlament, në krye të bashkive, në këshillat bashkiakë, në administratën shtetërore – po të pamundësojmë rolin e tyre në proceset zgjedhore.

Sepse çfarë ka ndodhur?!

Në disa raste nuk janë vetë kriminelët, por kriminelët bëjnë një kontratë me një person që ata e kontrollojnë, shpeshherë person biznesi, nganjëherë familjar dhe thonë: “Ti do të jesh përfaqësuesi ynë. Ti do të jesh përfaqësueis ynë në parlament! Ti do të jesh përfaqësuesi ynë në krye të bashkisë. Ky është përfaqësuesi ynë në Drejtorinë e Përgjithshmë të...KY është përfaqësuesi ynë në Drejtorinë e Prokurorimeve.

Pra, krimi, mafia, ka nisur përshtatjen me ligjin e dekriminalizimit. Dhe përshtatja është :“nuk çojmë më përdhunuesin, trafikantin, vrasësin, por çojmë çunin e hallës, çunin e dajës, djalin, vajzën apo shokun, biznesmenin.

Dhe nga ana tjetër, edhe Partia Socialiste, Edi Rama, ka hedhur një hap për ta perfeksionuar skemën: Nëse më parë bashkëpunonin aktivistë, drejtues të Partisë Socialiste në terren me bandat kriminale për shpërndarjen e parave, tani në tërësi, se në raste të veçanta vazhdon bashkëpunimi fizik me njeri-tjetrin, Partia Socialiste bën një kontratë dhe i thotë:

“Urdhëroni!” -  me bandat e Lezhës, Shkodrës, Laçit. - “Kjo është shuma e parave, ky ëhstë objektivi, kryejeni punën dhe hajdeni merreni shpërblimin që ju takon. Pra, kemi një fazë të sofistikuar të bashkëpunimit krim-politikë.”

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho14/10/2017 16:32

Dhe me 18 maj? o bashe, nenshkrove me kryeqebesiren, kete sistem ?????

zaho14/10/2017 16:29

Z. Bashë: Nëse nuk tregon hapur merreveshjen qe ke bere me kryehalene e Shqiperise, fjala jote eshte e pa besueshmme! Sepse o Z.Bashe; çdo marreveshje e fshehte konsiderohet si pabesi endaj atyre qe perfaqeson!

zaho14/10/2017 16:28

Z. Bashë: Nëse nuk tregon hapur merreveshjen qe ke bere me kryehalene e Shqiperise, fjala jote eshte e pa besueshmme! Sepse o Z.Bashe; çdo marreveshje e fshehte konsiderohet si pabesi endaj atyre qe perfaqeson!

Ylli14/10/2017 13:37

Justifikimet e rradhes te lulit per zgjedhet vendore. Ti zoteri e di shume mire qe nuk ke aftesi te fitosh. Dhe ben lojra qe te arrish te jesh ne krye te pd deri per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Se ato vendoret nuk ke shansin ti fitosh. Kemi 4 vite qe degjojm prej lulit vetem justifikime. Edhe sa me????

Shto koment

Denonco