Gazetari Tedi Blushi tregon shkarkimin nga BalkanWeb: Ik se do të heqim zvarrë me policë!

Gazetari Tedi Blushi tregon shkarkimin nga BalkanWeb: Ik se do të heqim zvarrë me policë!

12:23, 14/10/2017
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Tedi Blushi ashtu siç kishte njoftuar pak ditë më parë SYRI.net, ka konfirmuar se është shkarkuar nga puna si kryeredaktor i portalit “BalkanWeb”. Sot nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook ai rrëfen me trishtim edhe odisenë dhe absurdin e mënyrës se si e kanë larguar nga kompania ku punon prej 11 vitesh.

Blushi ka këmbëngulur për të marrë me shkrim motivacionin e këtij largimi ashtu siç e kërkon edhe Kodi i Punës, por nga ana e drejtuesve të kësaj media ka marrë mbrapsht ulërimën paralajmëruese;  "Je i shkarkuar! Pikë! Ik tani urgjent ose do të nxjerr jashtë zyrës së kryeredaktorit me policë!!!!!".

Ja çfarë shkruan vetë Tedi Blushi për këtë situatë:

Nga sot "de facto" nuk jam më në drejtimin e portalit “BalkanWeb” Me pak fjalë më kanë komunikuar se është vendosur të mos jem më kryeredaktor.

E vërteta është se për këtë largim (ende jo de jure) unë nuk kam asnjë komunikim zyrtar nga drejtuesit e medias ku punoj prej gati 11 vitesh, nga të cilat 6 vite me pronarin e ri. Kam pasur vetëm dy komunikime verbale me drejtorin e informacionit, administratorin dhe një takim informal me pronarin e kompanisë ku punoj, të cilët më kanë njoftuar se për arsye të njëanshme, pa më dhënë asnjë motivacion konkret, kanë vendosur pa dijeninë time, që unë të mos jem më në drejtimin e portalit.

Në respekt të Kodit të Punës dhe investimit tim prej më shumë se një dekade në këtë "grup mediatik" kam kërkuar në të gjitha këto takime informale e zyrtare, që të njihesha qoftë edhe verbalisht me motivacionin e shkarkimit nga detyra. Por në mënyrë të përsëritur më është refuzuar e drejta për t'u njohur me arsyet edhe pse qartësisht i kuptoja.

Kam kërkuar një motivacion zyrtar të vendimit për largimin nga puna sepse nuk gjeja asnjë arsye tek vetja për të ikur kokëulur nga një media ku kam investuar dhe jam rritur profesionalisht.

E vërteta është që unë gjithmonë kam refuzuar cenimin e produktit profesional. Edhe pse kam operuar në kushte tensioni dhe refuzim të hapur bashkëpunimi nga drejtori i ri i informacionit jam munduar gjithmonë që brenda etikës profesionale të refuzoj censurën dhe çdo lloj forme që tentonte të përziente parimet profesionale me axhendat personale financiare e politike.

E vërtetë është gjithashtu, që në median ku kam punuar edhe pse nuk ka një linjë editoriale "të komunikuar" unë kisha marrë vendimin të respektoja parimin e moscënimit të interesave të kompanisë ku punoj. Dhe jam i bindur qe kam bërë mire sepse ky është një parim që respektohet kudo.

Duke mos pranuar ta identifikoj veten me censurën dhe të mos i bindem verbërisht cënimit të produktit profesional aq më tepër dinjitetit profesional, kërkova pra, siç e kërkon ligji që akti i shkarkimit (pra i ndërprerjes së kontratës) të më jepet me shkrim.

Në komunikimin e fundit verbal dhe jo ligjor nga ana e administratorit të kompanisë, në prani të drejtorit te informacionit mora dje urdhrin e prerë: "Je i shkarkuar! Pikë! Ik tani urgjent ose do të nxjerr jashtë zyrës së kryeredaktorit me policë!!!!!".

Pra u paralajmërova të tërhiqem zvarrë me policë sepse po kërkoja zbatimin e ligjit brenda një kompanie mediatike që kryefjalë ka patur denoncimin e shkelësve të ligjit!

E vërteta është që unë kam punuar me përkushtim, ndershmëri e dashuri në këtë media sepse e adhuroj këtë profesion dhe e çmoj së tepërmi fjalën e lirë. Siç besoj e ka çmuar e gjithë ajo armatë gazetarësh që në kushte presioni për të dhënë dorëheqje ose të gjendur përballë një vendimi për shkarkim faktik janë larguar (në heshtje ose jo) këtë vitin e fundit nga grupi mediatik.

Ndaj kur jam paralajmeruar se nëse hy në zyrë do tërhiqem zvarrë prej aty me policë, po pres të sqarohet ligjërisht pozicioni im në raport me kompaninë ku kam punuar prej 11 vitesh, për të mbajtur edhe unë qëndrimet e mia të mëtejshme.

Në fund, por jo për nga rëndësia, një falënderim i veçantë i shkon papërjashtim të gjithë gazetarëve të stafit të BalkanWeb, të gjithë kolegëve dhe miqve të "Gazeta Shqiptare" dhe "News 24" me të cilët kam bashkëpunuar ngushtësisht dhe kam ndarë ditët më të bukura në jetën profesionale!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gici15/10/2017 10:24

Nje gazetar extrem i majte , gjate gjithe kohes ne lufte te hapur me PD -ne dhe politikat e saj liberale . I vetofruar me shume deshire per t'u perdorur ne mediat e majta , duke qene jo rralle here mjaft cinik dhe agresiv me koleget qe mendonin djathtas, duke u hequr si nje " koke e shquar " e analisteve ne opinionet e ndryshme . Fatkeqesisht sot jane shume gazetare te tille .

ero14/10/2017 20:29

1 gazetar pleher me pak.

LLl14/10/2017 17:07

Ai qe ju quan "kazani mediatik" eshte bere agresiv. E dini pse? Sepse pronaret tuaj edhe pse kane mare nofken "kazan" nuk i jane kthyer asnjehere krye legenit te qeverise e ti thone atij te pakten "LEGEN". Prandaj , rrufeja nuk bie ne hale por tek profesionistet. Keshtu do te na vij te gjitheve tek pragu i deres, per nje arsye apo nje tjeter. Nese Ju dhe te gjithe ne, nuk do te reagojme ndaj mostrave qeveritare qe nuk e kan per gje edhe ti quash "Legmen, Kryelegen, Hajdute, Kriminele"

TIRANA14/10/2017 12:56

Nuk punohet me perkushtim per legena pa bythe!! Guxim dhe kurajo!!

Shto koment

Denonco