Shkarkime të tjera në Polici, Xhafaj: Edhe në drejtim, edhe në përbërje

Shkarkime të tjera në Polici, Xhafaj: Edhe në drejtim, edhe në përbërje

10:58, 14/10/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar shkarkime të reja në Policinë e Shtetit qoftë në drejtues, qoftë në rangjet më poshtë duke filluar nga Policia e Vlorës, qytet ku ai foli sot; Xhafaj e dha deklaratën nga mbledhja e qeverisë që Rama zhvilloi sot në Vlorë.

"Mbetemi të shqetësuar, - u shpreh Xhafaj, -  se përtej kësaj pamje të përgjithshme pozitive që ka në qark dhe në mënyrë të veçantë këtu në qytetin e Vlorës dhe që janë hapa pozitiv, konstatojmë disa dukuri që kanë të bëjnë me mungesën e eficencës nga strukturat e policisë.

Është e papranueshme fakti që vetëm gjatë këtij viti janë 5-6 ngjarje të rënda, vrasje me viktima dhe jetë të pafajshme qytetarësh dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që për ne është jashtëzakonisht shqetësues, gjë që do na detyrojë të bëjmë një analizë më të thellë me forcat e policisë dhe duhet të jetë e nevojshme për të bërë edhe ndryshimet edhe përmirësimet e duhura, qoftë në përbërje të tyre qoftë në drejtimin e tyre, por është shumë e rëndësishme këtu për të theksuar edhe një komponent të ri. Një marrëdhënie të re që duhet ndërtuar ndërmjet organeve të qeverisjes vendore dhe strukturave të policisë. Policisë dhe komunitetit..." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besnik Cela14/10/2017 14:15

Une nuk merem me politik se nuk me intereson fare .por ky ndrryshim qe po shikoj ne policin e shtetit me bene mua te ndjej siguri per veten por mbi te gjitha si prind qe jam ,per femijet e mi,ka perparuar shumee policia kto kohe me ju minister

Ardit Reka14/10/2017 13:18

Besoj se me ndryshimin e kupoles qe fatkeqesisht doli e paafte do te vij dhe ndryshimet per mir ne krye te policise se vlores por jo vetem

Verona14/10/2017 13:01

Doemos njerezit qe din te punoje dine edhe te gjejne problemet e nga ta fillojne punen, per me teper qe policia duhet te jete cdo dite aty e palekundur ne sherbim te qytetareve.

Endri Zelollari14/10/2017 12:58

Zhdukini kta police te korruptuar. Kam shume ahprese se vettingu do i pastroje te gjithe lta plehra te policise!

Erjon Hysi14/10/2017 12:55

Duhej ndermare nje reforme e tille si nje deomosdoshmeri per te shmangur ngjarje te tilla te cilat kan nje impakt negativ ne shoqeri bravooo

Bashkim Biba14/10/2017 12:30

Vettingu eshte nje mase qe eshte marre dhe duhet te zbatohet sa me shpjet per telarguar njerzt e inkrimunuar qofshin kto dhe pak por qe bejneqe policia te mos funksionoje ashtu sic duhet

Lirim adolli14/10/2017 12:27

Bravo policia qe po vepron sic duhet ,kjo eshte merite e ministrit

Redon Metaj14/10/2017 12:26

Kur policia nuk ka forcen e duhur per te vepruar para krimineleve.....patjeter duhet te kete nje pastrim qe ta beje ate te funksionoje.

Hektor Tole 14/10/2017 12:19

Me e nevojshme dhe e domosdoshme se asnjeher ky vetingu per ta shpetuar policin nga farsa ku ka ngecur.

Shto koment

Denonco