Mesazhi i fundit i Dritan Priftit

Mesazhi i fundit i Dritan Priftit

20:47, 12/10/2017
A+ Aa A-

Mesazhi i fundit politik në faqen e tij në Facebook nga ish ministri Dritan Prifti është i datës 21 qershor, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Prifti u nda nga jeta sot në moshën 49-vjeçare, duke humbur luftën me një sëmundje të rëndë.

Ja çfarë shkruante ai në FB:

Pershendetje te dashur miq, nuk kisha asnje deshire te jepja ndonje mesazh per zgjedhjet parlamentare kete here, sepse cfaredo qe te them e bej jo me entuziazem. Na duhet perseri te zgjedhim te keqen me te vogel nga partite qe garojne. Nuk kemi akoma nje alternative politike per te cilen ja vlen te votohet me entuziazem. Meqe eshte keshtu, une do ti pergjigjem shume miqve te mi qe me telefonojne dhe shkruajne cdo dite per te kerkuar mendim per cilen parti duhet te votojne. Nuk dua te jap mendim se per cilet duhet te votojme ne rang vendi, sepse nuk i njoh kandidatet, por do guxoj te jap nje mendim per Qarkun Fier dhe Shkodren. Ne Fier une do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet jane superior. Numri 9 dhe 10 ne listen e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se cdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim. Deputet me eksperience te pakrahasueshme, i ndershem, qe nuk ka kerkuar dhe pranuar kurre poste ekzekutive. Dhe Xhevit Bushin e njoh qe nga koha qe ishte bankier e me tej. Eksperienca e tij si bankier, financier dhe njohes i shkelqyer i gjendjes se popullit, veshtiresite e medha per te paguar kredite dhe mikrokredite qe po i marrin frymen popullit. Kjo eksperience i duhet Parlamentit te ri. Dikush duhet te mendoj per sektorin bankar dhe njerezit ne veshtiresi. Per keto arsye une ne Qarkun Fier do votoja Partine Socialiste. Sigurisht qe me pelqen fakti qe Rama arriti te bej nje marreshje para dhe pas zgjedhore me Bashen. 100 here me mire se bashkeqeverisja me LSI. Kurse per Qarkun Shkoder do kerkoja voten me gjithe zemer per Tom Doshin dhe Partine Social Demokrate. Nuk kam njohur kurre ne jeten time deputet qe ben aq shume per elektoratin, qe i pergjigjet ne telefon cdokujt, qe kalon shumicen e dites me votuesit per 4 vjet te mandatit, dhe jo vetem ne fushate. Tomen une e kam me shume se mik. Politikanet e kriminalizuar jane perpjekur ta bejne pis, por nuk ja kane arritur. Donin ti mohonin kandidimin, donin ta burgosnin pasi deshtuan ta vrisnin. Por Toma vazhdon te ece perpara. Asgje nuk i bejne nje besimtari ne Zot kaq te sinqerte sa Toma. Per te gjitha keto arsye dhe per patriotizem shkodran nje luftetar si Toma duhet te jete ne Parlament. Pervec kesaj populli nuk do ja mbyll kur vetes nje dere te hapur per hallet e tyre.

Miqte e mi te dashur,

Si gjithmone nese ma degjoni keshillen nuk do dilni te zhgenjyer.

Zoti ju bekofte dhe mire u takofshim se shpejti.

Me falni qe nuk mund ti pergjigjem mesazheve tuaja ne fb sepse nuk e ndjek dhe nuk e administroj une ne kushtet qe kam.

Perqafime

Dritan Prifti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco