'Butrinti'/ Boçi: PD do kërkojë dorëheqjen e Ministres së Kulturës

'Butrinti'/ Boçi: PD do kërkojë dorëheqjen e Ministres së Kulturës

19:44, 12/10/2017
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se opozita do kërkojë dorëheqjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro pasi ka dhënë leje për ndërtimin e një biznesi privat në brendësi të parkut arkeologjik të Butrintit.

I ftuar në emisonin "45 minuta", Boçi tha se opozita do ndërmarrë hapa konkretë për largimin e Kumbaros. Ai tha se ministrja ka shkelur të gjitha ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Boçi në komentin e tij është ndalur dhe tek një aksion i Partisë Demokratike, ai theksoi se  nuk do të jetë thjeshtë me retorikë politike, por një veprim i qartë  që do të kërkojë  largimin e Kumbaros nga drejtuesja e Ministrisë së Kulturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco