Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Rama batuta ne gazetarët: LSI motra jonë edhe e PS edhe e PD

Rama batuta ne gazetarët: LSI motra jonë edhe e PS edhe e PD

17:37, 12/10/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, jashtë sallës së Kuvendit, ka sulmuar sërish opozitën, duke quajtur atë përgjegjëse për pezullimin e seancës plenare.

Ndërkohë që ka kërcënuar se edhe nëse nuk do PD apo ‘motra’ LSI, seancat do të zhvillohen dhe rregullorja do të zbatohjet.

‘Së pari njëherë të merremi me anën serioze, pastaj dhe me aspektin qesharak. Jemi vërtetë në një pozitë të vështirë, nuk po ja dalim dot që të arrijmë në momentin që opozita të bindet që parlamenti nuk është klub të dehurish siç ishte për 4 vjet.

Ky parlament funksion në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht, të miratuara bashkërisht. Mbi bazën e këtyre rregullave ka nisur të funksionojë dhe do të funksionojë, do apo s’do PD apo motra jonë LSI.

Është një opozitë pa kokë, pa program pa skuadër. Nuk ka përgjegjësi. Nuk merr dot përgjegjësi. Unë nuk shof këtu se si ne do t’ia dalim të gjithë sëbashku për ta futur këtë opozitë në rrugën e arsyes, për të mos shkelur rregullat e bashkëjetesës’, tha Rama.

                                                                

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco