Përse Saimir Tahiri po rrezikon veten me dëshmi të rreme, për të mbrojtur Emiliano Shullazin?!

Përse Saimir Tahiri po rrezikon veten me dëshmi të rreme, për të mbrojtur Emiliano Shullazin?!

15:32, 12/10/2017
A+ Aa A-

Zhvillimet e fundit në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit zbuluan disa detaje të vogla në dukje, por që nxjerrin zbuluar një skemë bashkëpunimi në vazhdim, mes ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe eksponentit të njohur të krimit.

Saimir Tahiri ka dhënë një version të ndryshëm nga dëshmitarët e tjerë (Lindita Nikolla, Haki Çako, Mynyr Koni dhe Dhori Kule) për faktin se si u vunë në dijeni se rektori Kule dhe kandidati për rektor Koni, u kërcënuan nga Shullazi .

Sipas Tahirit ai e ka mësuar kërcënimin që kishte bërë Shullazi, nga denoncimi publik i ish-kryeministrit Berisha. Loja e koordinuar ishte, që duke marrë shkas nga ky pohim i rremë, i akuzuari të kërkonte thirrjen në gjyq si dëshmitar, të Berishës. Një tentativë kjo e menduar mirë, për t`ju shmangur fakteve dhe rrjedhës së ngjarjes, duke tentuar ta fusin procesin në një qerthull politik.

Në fakt të gjitha të dhënat e bëra publike, edhe pas asaj seance, të çojnë  në një skemë kriminale vulgare shantazhi, edhe me prapavija të krimit ekonomik dhe korrupsionit, që merr më tepër kuptim tani që mësohet, se një nga ish-eksponentët më të rëndësishëm të qeverisë Rama është i interesuar, që të mos zbardhet dhe të devijohet.

Bëhet fjalë thjesht për një tentativë të Tahirit për të mbrojtur mikun e tij të hershëm ku kërkonte ndihmë kur ishte në opozitë, apo gjërat janë edhe më të thella?

 A po shantazhon Shullazi nga qelia miqtë e tij me pushtet, njësoj siç bëri përpara arrestimit që u krye vetëm pas këmbënguljes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Përgjithshme?

Për të kuptuar më qartë, le ti rikthehemi edhe njëherë ngjarjes, duke ballafaquar dëshmitë në prokurori dhe në gjyq të protagonistëve.

Saimir Tahiri tha se ishte njoftuar për kërcënimin e Mynyr Konit dhe Dhori Kules, nga denoncimi publik i Sali Berishës. Pas kësaj në sinkron ka folur edhe i akuzuari Emiliano Shullazi, i cili duke pranuar “pretendimin” e Tahirit, i kërkoi gjykatës të thërrasë dëshmitar Sali Berishën.

Kërcënimi ndaj kandidatit për rektor të universitetit të Tiranës, Mynyr Konit, ndodhi më 14 Prill të vitit të shkuar, ndërsa Sali Berisha doli në një konferencë për mediat dy ditë më pas, rreth orës 14:00 të datës 16 Prill.

Por çfarë thonë në dëshmitë e tyre edhe njerëz të afërt të Tahirit si Haki Çako dhe Lindita Nikolla, të cilët duket se nuk kanë guxuar të futen në këtë skemë që do tu rrezikonte procedim penal “për dëshmi të rremë”?

 “Në prill të vitit 2016 isha drejtor i policisë, jam telefonuar nga ministrja e Arsimit, kam takuar Dhori Kulen dhe Nikollën. Kule më shprehu shqetësimin e kërcënimit të Mynyr Konit nga disa persona, mes të cilëve dhe Emiljano Shullazi. Këta e kishin kërcënuar Konin që të tërhiqej nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës”, ka dëshmuar Haki Çako në sallën e gjyqit.

Pra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në kohën që shef të madh ka pasur Tahirin, faktin e kërcënimit nuk e ka mësuar nga Berisha, por nga ministria e arsimit Lindita Nikolla dhe Dhori Kule.

Për një situatë kaq të rëndë, kur kërcënohet jeta dhe familja e njerëzve kaq publik si Koni është normal alarmimi i ministres së Arsimit. Dhe po kaq logjike do të ishte, që ashtu si ka vepruar me Çakon të bënte edhe me homologun e saj në qeveri dhe bashkëpunëtorin e ngushtë në parti, Saimir Tahirin.

Akoma më zbuluar në mashtrimin e tij e nxjerr Saimir Tahirin dëshmia në prokurori, që edhe është depozituar në gjykatë e vetë viktimës së ngjarjes, Mynyr Konit:

“Mesditën e së shtunës, shkova dhashë dorëheqjen nga kandidimi për rektor për shkak të kërcënimeve. Kam mbyllur telefonin dhe ika në shtëpi. Rreth orës 13:30 më erdhi kancelari në shtëpi dhe më tha: Hajde se do të shkojmë në zyrën e Ministrit të Brendshëm! Aty ishte Saimir Tahiri, Haki Çako, Ervin Hodaj, Lindita Nikolla dhe Dhori Kule”.

Pra bëhet fjalë për orën 13;30 minuta të datës 16 Prill të vitit të shkuar, ditë e shtunë. Saimir Tahiri jo vetëm që në këtë kohë ka pasur dijeni për kërcënimin por edhe ka organizuar një takim urgjent të nivelit të lartë; dy ministra, drejtori i Përgjithshëm I Policisë dhe dy profesorët.

Berisha ka dalë në konferencë shtypi pas orë 14:00 për ta bërë publike ngjarjen pasi Tahiri po përpiqej ta mbyllte me “marrëveshje personale”.

Por jo vetëm Tahiri, edhe kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni përpara daljes së Berishës, për çfarë po ndodhte. Pavarësisht se dëshmitari i thirrur në seancën e fundit Dhori Kule shmangu daljen para trupit gjykues, “për arsye personale”, deklarimet e tij në prokurori janë të depozituara dhe protokolluara.

Kule ka thënë (edhe firmosur) në prokurori se pas kërcënimit, telefonoi direkt Edi Ramën dhe pas kësaj ishte vetë kryeministri që njoftoi Saimir Tahirin. Sipas këtij deponimi ai bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodajn, janë takuar rreth orës 12:30-13:30 minuta me Saimir Tahirin.

Kohë kjo që përkon edhe me telefonatën dhe ftesën, që i është bërë Mynyr Konit për tu bashkëngjitur në zyrën e minstrit.

Nga ora 12:30 minuta kur në zyrën e tij Tahiri kishte mbledhur ndërkohë Lindita Nikollën, Ervin Hodajn, Haki Çakon dhe Dhori Kulen dhe deri në orën 14:00 kur Berisha po bëhej gati për konferencën me media ka një hark kohor, prej 1 orë e 30 minutash.

 Kjo dalje e Berishës duket se ka prishur edhe planin e Tahirit, për ta mbyllur çështjen pa bujë dhe jo nëpërmjet institucioneve, duke u bërë kështu mburojë për Shullazin, edhe përse akti kriminal me kërcënim për zhdukje të familjes së profesor Konit ishte teje i rëndë.

Kjo vërtetohet nga deklarimi në prokurori të  profesor Kules, kur thotë se gjatë bisedës në zyrën e Tahirit, ky i fundit i ka premtuar se do ta mbyllte ai këtë punë dhe të rinin të qetë. Zhvillimi i ngjarjes pasi u bë publike nga Berisha tregoi se Tahiri jo vetëm që nuk kishte ndërmend ta çonte në prokurori aktin kriminal të Shullazit, por ishte i vendosur deri në fund ta mbronte. Policia refuzoi deri në orët e vona të natës së 17 Prillit (më shumë se 24 orë më vonë se bërja publike e kërcënimit) që ta arresonte dhe ashtu siç tashmë dihet ishte vetëm “vetoja” e prokurorisë, që çoi në prangosjen e Shullazit.

Saimir Tahiri jo vetëm në atë kohë, që ishte i plotpushtetshëm, por edhe tani në mënyrë “të çuditshme” vazhdon të mbrojë një emër të krimit, që artikulohet edhe nga SHBA-të.

Përse riskoi kaq shumë për të dhënë nj dëshmi të rremë përpara një trupe gjyqësore, për të cilën rrezikon fortë të përgjigjet penalisht?

Çfarë di Emiliano Shullazi, për ish ministrin e Brendshëm dhe deputetin socialist, që tashmë duket hapur se nuk e mbron më edhe Edi Rama?

Pëlhura e errët e marrëdhënies së çuditshme të një ministri të Brendshëm me një emër të shquar të krimit shqiptar, që tashmë është kthyer në simbol edhe për SHBA-të, duket se sapo ka nisur të ç`thuret…

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mafia12/10/2017 16:46

don me u ba si andreoti ky urithi i qeveris

Shto koment

Denonco