Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Rama e zhvendos qeverinë në Vlorë të premten dhe të shtunën

Rama e zhvendos qeverinë në Vlorë të premten dhe të shtunën

14:02, 12/10/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit të Ministrave ka vendosur ta zhvillojë në Vlorë, mbledhjen e qeverisë. Edi Rama do t'i dërgojë ministrat për dy ditë, të premten dhe të shtunën, në zonën e tij elektorale, ku pritet të marrë vendime të rëndësishme për vetë këtë qark.

Rama premtoi në Asamblenë e PS në 14 shtator 2017:

"Së pari, qeveria, gjatë një viti politik, pra, një sesioni parlamentar do të mblidhet nga një herë në çdo qark. Jo për të bërë një mbledhje simbolike, se po nisemi dhe po shkojmë me projekt-vendimet në krah t’i bëjmë miratimet formalisht në Kukës apo Gjirokastër, por për t’u spostuar në çdo qark, një herë në vit dhe për të qëndruar atje më shumë sesa thjeshte mbledhja dhe për të kaluar atje kohë dhe për të punuar atje, së bashku me ekipin e deputetëve, për të thirrur në dëgjesa drejtuesit e institucioneve, për të organizuar takime me komunitetin, për t’u ulur me pushtetin vendor, kryetarë bashkish, të majtë e të djathë, kjo nuk ka pikë rëndësie, për të mos humbur kontaktin me realitetin e njerëzve të zakonshëm, dhe për t’iu kthyer atyre përgjigje në kohë reale për problematika që dalin nga këto takime.

E dyta, përveç takimeve të qeverisë, çdo ministër gjatë një viti parlamentar duhet të spostohet dhe të qëndrojë një herë në muaj në një qark. Është e domosdoshme që anëtarët e kabinetit të jenë po ashtu bashkë me deputetët, bashkë me njerëzit në jetën reale të shqiptarëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco