Kush ja ka mbyllur gojën PD-s?

Kush ja ka mbyllur gojën PD-s?

Nga Blendi Fevziu - 10/10/2017

Kush ja ka mbyllur gojën Partisë Demokratike? Kjo është pyetja më normale që do bënte çdo qytetar që beson që vendi po qeveriset keq nga mazhoranca e majtë. Por jo vetëm ai. Edhe çdo qytetar që beson se një opozitë e fortë është e domosdoshme për vendin. Madje edhe një i majtë, që e kupton se një qeveri që ka përballë një opozitë reale është më e përgjegjshme dhe e kujdesshme.

Opozita po flet, mund të përgjigjet dikush! Madje mund të sjellë edhe shembullin e ditës së enjte në parlament. Mund edhe të referojë  përjashtimin e Bashës po atë ditë nga parlamenti.

Vetë deputetët dhe opozitarët e tjerë të PD mund të tregojnë që po punojnë. Dalin në mëngjes në punë dhe kthehen mbasdite. Pra ata janë në punë. Dalin edhe në Tv dhe recitojnë po atë tekst. Shkruajnë edhe statuse në Facebook.

Por opozita e PD është në mos inekzistente, fare e zbehtë. Këtë e ndjen kudo dhe kjo është realisht një fatkeqësi. Jo se nuk flet, por fjala e saj nuk po sjell besim dhe kjo është akoma më fatale.

Dita e enjte ishte shembulli më i mirë për të ilustruar këtë bindje. Pra opozitën e zbehtë, me të cilën sot, ekzaltohen vetëm përfaqësuesit e qeverisë.

Të enjten, unë dhe besoj çdo qytetar i Shqipërisë ka besuar se Rama do kryqëzohej në parlament pas deklaratave të ambasadorit amerikan për krimin në Shqipëri. Unë besoja se ai do të thirrej për interpelancë dhe do t’i kërkohej llogari që ende sot, javë të tëra pas ngjarjeve në Elbasan, Vlorë e Durrës nuk ka asnjë reagim zyrtar. Unë besoja se atij do ti kërkohej llogari se kush janë 4 klanet mafioze dhe kush janë 20 familjet kriminale që drejtojnë sot Shqipërinë?

Unë besoja se PD do të ftonte publikisht LSI që të ngrinin një front të përbashkët opozitar kundër mazhorancës të enjten për të kërkuar me alarm atë që përfaqësuesi i SHBA e tha zyrtarisht në Tiranë. Dhe atë që shtypi po e thotë me kurajo përditë.

Por PD nuk tha asgjë. Hyri në një problem procedurial, shumë të rëndësishëm, por shumë më pak të rëndësishëm se sa kërcënimi nga krimi. Dhe jashtë kontekstit që prodhuan deklaratat e LU.

Ende sot nuk kuptohet se përse PD ja “fali” Ramës kritikat e Lu dhe perse nuk flet më ashpër për krimin?

Do kishte sens që foltorja të bllokohej nëse Kryeministri nuk fliste për këtë gjë; do kishte sens që opozita të mos dilte prej aty pa marrë një përgjigje të saktë. Por shmangia e temës së ditës, në mos një tolerim i menduar është një gafë. Opozita nuk bëhet me kalendar! Temat nuk përcaktohen një herë në vit, por ndjekin zhvillimet aktuale në vend. Ndryshe, është opozita ajo që po zbaton porosinë që Rama ju dha dje deputetëve të tij: me opozitën silluni në frymën e marrëveshjes së 18 majit! Ky vend nuk bëhet më i mirë nga cilësia e qeverisjes! Ky vend bëhet më i mirë nga cilësia e opozitës.

/Opinion.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

V4Vendetta13/10/2017 08:57

A e kupton mor Fevzo cfare populli jemi? Te hidhemi ne fyt po na shave liderin. Hahaha E meritojme plotrsisht edhe qeverine kriminale qe na drejton dhe opoziten zombie qe i shkon pas fijes. (Luli nuk ben opozite sipas aktualitetit se eshte i zene duke pare endra kryeministrore )

d11/10/2017 16:31

Je bere ti o Fevzi sebashku me "Lencet" qe therret ne studion tende, luftetari me i zellshem per te zbehur "opoziten". Opozita e ka bere dhe po e ben punes e saj per te demaskuar plotesisht Ramen. Perse duheshka qe opozita te "trimerohet" vetem nga ndonje deklarate e ndonje ambasadori ? Gjithcka ka deklaruar z.Lu para e pas zgjedhjeve per bashkepunimin e qeverise socialiste me krimin, ka kater vjet qe e deklaron hapur e me force lideri i saj Basha. Ku e keni hallin ju gazetaret e klubit klan, qe doni me kembengulje ta zbehni rolin e opozites ? Mos duhet qe opoziten ta drejtojne gazetare kallpe si puna e Patozit apo te klubit tuaj te kukuvajkave, qe ajo ta meritoje emrin "opozite" ? Nuk rezohet kjo qeveri e dale nga krimi vetem me arna e me lufte parlamentare, pasi cdo gje vendoset me shumice kartonash. Kryesorja tashme eshte reforma e plote zgjedhore, per t'ja prere rugen cdo abuzimi me votat. Nuk mjaftojne me per Ramen vetem denoncimet e krimeve pasi e degjuat se akuzat e Lu, i komentoi paturpesisht si "ndihme". I gjithe opinioni opozitar duhet te perqendrohet tek zgjedhjet e ardhme per te mbyllur me Reformen cdo mundesi te shitblerjes se votave.

Tirana11/10/2017 14:45

Po ti qe ke 20 e kusur vite qe vetem se llomotit me ate opinionin tend , çfare te mire i bone demokracise , kur ti si i zgjuar shume qe je , i kerkon llogari me shume Cinizem Partise Demokratike , ne te cilen nuk ta mbajti kurre me nder b...a te ishe pjese politike e saj ...??!!

FR10/10/2017 21:19

Opozita duhet te jete vertet me agresive dhe te tregoje me vepra se vertet ajo qe i thone "marreveshje e 18 majit" ka vdekur e eshte varrosur, por nuk jane me deklaratat e "refugjateve" si ambasadori amerikan ne ikje, ato qe duhet te percaktojne agjenden e opozites. Opozita duhet ta percaktoje vete agjenden e saj, pavaresisht te ashtuquajturit "faktor nderkombetar" dhe duhet te kuptoje se zgjidhjen per rrezimin e serishem te komunisteve nga pushteti duhet ta gjeje serish ne Shqiperi dhe jo tjeterkund.

kazani10/10/2017 18:37

Gazetaret e shitur si puna jote qe fshehin te verteten o blendi! Njerzit e korruptuar si puna jote. Shko pirdhu me analizat e tua te kazanit felliqesire e shitur!

RM10/10/2017 17:52

Por opozita e PD është në mos inekzistente, fare e zbehtë. Këtë e ndjen kudo dhe kjo është realisht një fatkeqësi. Jo se nuk flet, por fjala e saj nuk po sjell besim dhe kjo është akoma më fatale.....
Po si nuk flet morr rob i squte..!!??
Ca tha kinezi, ndonje te re apo ca ka thene PD qe nga zgjedhjet e 2013, kur i gjati perfshiu ne listen e tij te gjithe hajnat e pisllekun e Shqiperise!!
Ti morr edhe kazanlepiresat e tjere, I gjati u ka be si pimpat-bucat e rrugeve, ju ne vend qe te perkrahni oppositen, te ndeshkoni, te percjellni te gjithe horrlliqet mafioze te MAVIVE, ju perdorni lupen per te kurveruar per opoziten-PD nga qe vec kete dini.
Media, ne perendim vleresohet si pushteti i IV-te, media shqiptare eshte be si ajo buca e shemtuar-e bajatshme e shume perdorur qe me 1000l te vjetra shkon edhe me qente e rrugeve!!
Ti morr rob I squte edhe ata mediatiste-Kazan-teneqe lepires nuk ke te drejte morale qe ti kerkosh llogari PD-opozites ngaqe ju pervec se pasuroheni-dhjamoseni-pimpohuni nga maviistat nuk keni be kur nje m..., opinioni&co eshte gjithcka rreth muhabeteve te Kota-te kafeve edhe asnjehere per tu hap syte shqiptareve te matufosur nga hashashi-malli maviist!!
Keshtu qe, mos be si buce e ndershme, por pervishuni punes, mbeshtetni me gjithe sa mundeni PD apo cdokend tjeter qe mundohet ti kundervihet ktij kanceri maviist qe ka ka ngerthyer shqiperine-shqiptaret.!!!!????

Tako Takja10/10/2017 15:37

Ai që ja hapi Fevzi!

JURI10/10/2017 15:01

I PARI JE TI FEJZI PAS SI U PASUROVE TE THEMI NE MENYRE TE NDERSHME POR HARRON SE TI MARRIN PRAP SICJAMORE GJYSHIT NGA NENA ME DUKET TE SHPRONSOJNE DHE TE FUSIN BRENDA MOS HARRO E 2-MEDJA FAKE MEDIA JU ANALISTET ZHEJ LUBONJA BUSHUTI MARKE MARKI E TE GJITH OPINJONESTET E SHQIPERIS KUR U BASHKUAT ME GJELBESIRAT PER TE MUNDUR BERISHEN QE PUNOJ SA 70-VITE BASHKE VETEM ME TUNELIN E KALIMASHIT DHE TE ELBASANIT QE I BERI LAGJE TE TIRANES TANI NUK FLISNI POR STRUKI SI STRUCI DHE GODITNI BASHEN DO E SHIKONI VETE SHPEJT ,,,,,

t10/10/2017 14:21

tTi fevzo flet per qendrimin e pd ndaj deklaratave te Lu,po pse vetem kjo eshte,po vendimi absurd i qeverise per sig.me detyrim te shtepive,ligj qe nuk e kane as fqinjet tane qe jane ne be,po rritja e takses se baneses e prones,pse rri ne heshtje pd dhe flet vetem lsi.pse mos te dyshojme qe basha vazhdon akoma mareveshjen me ramen,dhe perfundimisht i ka nenshruar deputetet ,te cilet i zgjodhi vete me liste.me keto vendime te qeverise ,pd duhet te kishte ngritur populkin ne kembe

Shto koment