Përgjigje Meros!

Përgjigje Meros!

Nga Hari Lena - 10/10/2017

I detyruar nga sulmet tuaja, jo parimore dhe as ligjore, po mundohem të sqaroj publikun dhe natyrisht kryeministrin e vendit tim, zotin Edi Rama se çka ndodhur:

Unë kam investuar që në vitin 1991 në vendin tim për të bërë diçka pozitive, natyrisht për biznesin tim, por edhe duke punësuar qindra punonjës. Jam përplasur me burokracitë e të gjitha qeverive, pasi po mundohemi nga pak e përditë, të gjithë, të rregullojmë vendin e patjetër aktivitetin e biznesit. Por këto ditë publiku shqiptar është njohur me një sulm tuajin zoti Baze, por në të vërtetë nuk ka asgjë të saktë në ato çka shkruani, sepse aty ku kam investuar ndër vite, nuk po bëhet asnjë betonizim, siç akuzoni. Ju më keni sulmuar edhe në vitin 2007-2008 në kohën e pushtetit të zotit Berisha, kur ishit akoma në miqësi me të. Edhe asokohe më keni thënë se “sa të jem unë nuk ke për të ndërtuar këtu”!

Edhe tani, me një pushtet tjetër nga ai i vitit 2007, përsëri deklaroni se “nuk do ta lë Hari Lenën të ndërtojë dhe do ti prishë biznesin!”. Qeveritë ndryshojnë, zoti Mero, por ju prapë paskeni mbetur ai, i njëjti, që për interesat personale shfryni, shkruani dhe ndërseni pushtetarët e radhës, paçka se unë kam gjithë të drejtën e Zotit dhe të Ligjit t’i drejtohem Kryeministrit dhe qytetareve të Shqipërisë për ta sqaruar realisht se si është e vërteta, ndonëse ju e keni shtrembëruar mjeshtërisht, falë aftësisë si gazetar i vjetër dhe lidhjeve okulte që mund të keni me pushtetarë të veçantë. Unë si Hari Lena nuk e kam ngrënë presionin tënd, dhe të askujt tjetër, as atëherë, por po të bëjë me dije që s’do ta ha, as sot.

Së dyti, nuk ma lejon edukata dhe kultura ime e rritur ndër vite mes halleve të shumta të biznesit, që të përdor të njëjtin fjalor siç fyeni Ju, mua. Sepse e di shumë mirë se sa e vështirë është të ndërtosh një biznes të pastër në vendin  tim.  Mund të kuptoj interesat tuaja private nga sa jeni nisur në këtë sulm ndaj meje si njeri dhe si biznesmen. Unë mund të akuzojë se ju keni interesa personale biznesi në zonën e Vjosës, por nuk mund ta them! Mund të them edhe se më kë jeni takuar gjatë këtyre muajve për të më prishur biznesin tim, por edhe këtë nuk po e them këtë radhë!

Së treti, më lejoni të sqaroj publikun se aty nuk ka asnjë ndërtim siç tmerruat zyrtarët e shtetit, asnjë gram beton nuk është hedhur, përkundrazi jemi në fazën e lejeve që mund të japin institucionet e pushtetit dhe se për të vazhduar biznesin tim të ligjshëm duhej një provë teknike se si mund të bënim disa matje në shërbim të aktivitetit, por pa dëmtuar mjedisin apo turizmin e zonës.

Së katërti nuk keni asnjë të drejtë të denigroni markën e biznesit tim, të cilin e kam ngritur ndër vite, pasi është jo vetëm antiligjore kjo që ju i bëni pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, përkundrazi kemi produktin më të mirë në treg.

Së fundmi, unë si Hari Lena, ndonëse nuk kam kohë të tepërt të merrem me shkrime, por pasi më keni denigruar emrin tim, sulmuar dhe dëmtuar biznesin, përsëri jam i hapur të ftojë në një debat televiziv pjesëtarë të qeverisë, opozitës, prestarë të biznesit, analistë të medias, bile edhe ti Mero, për gjithçka kërkon të dijë publiku rreth akuzave dhe fyerjeve tuaja pa asnjë bazë. Jam i mësuar në jetën time të punojë shumë e të flas pak.

Me respekt për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

dikush11/10/2017 15:18

Do ta pershendesja cilindo gazetar qe pas nje investigimi te kujdesshem e profesional, duke ju referuar fakteve e dokumenteve, te demaskonte publikisht cilindo personazh publik te politikes apo biznesit. Por gazetari Ymer Baze me gazeten e tij Tema, eshte shume larg ketij modeli.
Ne menyren me flagrante e primitive, zoteria e ka kthyer pacavuren mediatike te tij qe paturpesisht e quan "gazeta Tema", e bile si gazeta "me e lexuar ne Shqiperi", ne nje fletushke bulevardeske te ndyre thashethemesh, shpifjesh, banalitetesh e shantazhesh.
Me kane bere pershtypje jo thjeshte faktet e siperpermendura, por fakti se si eshte e mundur qe koleget e tij te grupuar edhe ne organizata te mediave, e tolerojne kete kasap te gazetarise qe i turperon te gjithe
Me aq sa kam ndjekur mediat europiane ne internet, nuk kam pare asnje qe ne krye te faqes online te kete rubrika te tilla si te Temes. " ANTENA NE FAMILJE ", duke u mare me thashetheme e pergjime e etiketime ofenduese per te afermit e personave publike, femijve, prinderve, vellezerve, kunateve e dhendureve te tyre.
E keqja me e madhe eshte se kete fryme primitive thashethemnaje e ligesie bisedash kafeneje, Meroja e vlereson si dukuri e "lexuesve te shumte" te tij.

Daj Jaku11/10/2017 07:06

Ymer Baze është thjesht një pështymore dentistësh. Edhe në rast se një çështje është e drejtë për tu ngritur e trajtuar, po kaloi në analizën e Ymerit, njësoj sikur të hidhet në halè, askush nuk kupton më asgjë.

ceco10/10/2017 15:55

ME DUKET SE NUK JA VLEN TE MERRESH ME MERHUMIN MERO

Shto koment

Denonco