Klajdi? I kujtohet Ramës kur emëroi ‘Xhevrien’ drejtoreshë shkolle?

Klajdi? I kujtohet Ramës kur emëroi ‘Xhevrien’ drejtoreshë shkolle?

Nga Ilir Hoxha - 09/10/2017

Për një batutë më shumë, që të zgërdhiheshin anëtarët e Asamblesë së PS-së, Kryeministri Rama bëri një kryqëzatë publike të pamerituar ndaj këngëtarit Klajdi Musabelliu.

Fakti që ky i fundit merrte 40 mijë lekë në muaj si specialist në agjensinë e burimeve natyrore ishte për Edi Ramën “skandali, gjëma e madhe, shembulli i abuzimit flagrant, administrata që duhet zhduk nga faqja e dheut” e njëmijë fjalë të tjera me të cilat Kryeminsitri hiqet zakonisht si i skandalizuar.

Por eksperienca 19 vjecare e Ramës në politikë dhe sidomos ky 4 vjecari i fundit me Ramën në krye të vendit kanë treguar se është pikërisht ai shpikësi i show – emërimeve, nga nivelet më të larta të qeverisë, parlamentit, administratës, shkollave, agjensive të ndryshme qeveritare, lojërave të fatit etj.

Të gjithëve na kujtohet buja që shoqëroi emërimin e “Xhevries” së Portokallisë si drejtoreshë e shkollës 9-vjecare “Ali Demi” në Tiranë.

 Asokohe, ashtu si tani, emërime të kësaj natyre, propaganda pa fre qeveritare i bënte pjesë të spektaklit ditor me të cilat duhet të merrej publiku “sylesh” dhe po t’u kundërviheshe do sulmoheshe e stigmatizoheshe pa mëshirë si njeri që s’merr vesh nga shteti, arti, kultura, sporti, arsimi, shkurt që s’merr vesh as nga jeta.

Edi Rama i ka mbushur zyrat e shtetit me personazhe të tillë dhe është i interesuar direkt që opinioni publik të merret me ta, për mirë apo keq nuk ka rëndësi.

Rëndësi për Edi Ramën ka që njerëzit të mos merren me problemet e vërteta që ka vendi sot: Varfërinë, papunësinë dhe ajo që është më e frikshmja, kapjen e shtetit më gjithë kryeministër nga krimi i organizuar. /Civitas.al.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

dcsaxs10/10/2017 09:18

shume i sakte

Lico09/10/2017 21:53

Brovo bravo

Shto koment

Denonco