Për ta shpëtuar duhet arrestuar Qazim Sejdini…

Për ta shpëtuar duhet arrestuar Qazim Sejdini…

Nga SYRI.net - 06/10/2017

Elbasani është një nga vendet ku po ti referohemi deklaratës së ambasadorit amerikan veprojnë klanet dhe familjet mafioze. Një situatë e tillë kriminale ekziston prej kohësh por së fundmi është rënduar për shkak të lidhjes së fuqishme të krimit me kupolën vendore të këtij qyteti dhe lidhjet direkte e indirekte me kupolën politike në Tiranë.

Lidhja e fuqishme e klaneve dhe familjeve mafioze me drejtuesit e lartë vendorë, deputetë të qarkut dhe drejtues shumë të lartë në Tiranë ka krijuar terrenin e përshtatshëm për një konflikt mes klaneve mafioze dhe një luftë për jetë a vdekje mes tyre.

Kjo luftë ka detyruar njërën prej klaneve, atë që është kundërshtare e klanit mafioz që është e lidhur ngushtësisht me kupolën qeverisëse në Elbasan e Tiranë, të mbrohet dhe të vendoset në marrëdhënie hakmarrjeje.

Kjo është arsyeja që situata është shumë e tensionuar dhe që QazimSejdini (sicc është pohuar këto ditë nga një gazetar investigativ) mbrohet nga shumë bodigardë, herë të veshur me uniformë e herë civilë.  Madje para disaditësh në media doli lajmi se pranë derës së shtëpisë së Qazim Sejdinit ishte vendosur një arkivol, thuhet se kjo është një shënjë shumë e keqe për jetën e kryetarit të Bashkisë.

Të gjithë këto lajme të shtyjnë të mendosh se jeta e Qazim Sejdinit, kryetari Bashkisë së Elbasanit është vënë në rrezik. Arsyeja është e thjeshtë: Qazim Sejdini është lidhur shumë ngushtë me njërin nga klanet mafioze dhe klanit tjetër mendon se e vetmja mënyrë për tu ballafaquar me klanin mafioz që mbrohet nga Qazim Sejdini është të godasë kupolën politike dhe më konkretisht kreun e saj që është Qazim Sejdini.

Sigurisht me këtë situatë të ngarkuar mafioze është i njohur edhe kryeministri Rama i cili ka një lidhje të fuqishme me Qazim Sejdinin, si një nga oligarkët vendorë, që zotëron jo vetëm para nga korrupsioni e narkotrafiqet, por edhe grupe nga “familjet mafioze” me të cilat garanton blerjen e votave dhe kërcënimin e zgjedhësve në favor të Ramës.

Në këtë kompozim mafioz, ku përfshihen klanet mafioze e familjet mafioze nga Elbasani, kupola politike vendore me në krye Qazim Sejdinin dhe kupola qendrore me Ramën në krye, bën pjesë edhe deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, ndaj të cilit, edhe për shkak të situatës kriminale e mafioze në Elbasan, ka filluar nga PD në bashkëpunim me partenerët e rëndësishëm, një proces në përputhje me ligjin e dekriminalizimit.

Për ti rënë më shkurt, e gjithë kjo luftë mes klaneve mafioze e ka nxjerrë zbuluar Qazim Sejdinin si personi që mbron me pozicionin e tij politik dhe për shkak të lidhjeve të fuqishme me Aqif Rakipin dhe mbrojtjes së garantuar nga Edi Rama, njërin prej klaneve mafioze më të rrezikshme të Elbasanit. Kjo betejë mes klaneve mafioze ka vendosur në shënjestër Qazim Sejdinin. Jeta e tij duket në rrezik. Sicc duket, jo vetëm se e meriton, por thuhet se edhe vetë Qazim Sejdini për të shpëtuar jetën nuk do të ishte kundër që ta arrestonin. Pritet ndoshta vetëm vendimi i kreut të kupolës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco