Koha që qeveria spanjolle të veprojë për Katalonjën

Koha që qeveria spanjolle të veprojë për Katalonjën

Nga El Pais - 05/10/2017

Plani rebelues i forcave të pavarësisë në Katalonjë vazhdon të ecë me shpejtësi përpara, duke ndjekur një rrugë të përcaktuar kohë më parë. Por qeveria spanjolle ende nuk ka dalë me një strategji për ta ndalur këtë plan.

Mbreti Felipe VI mbrojti prestigjin e tij dhe të Kurorës të martën, duke deklaruar qartë se “është përgjegjësi e fuqive legjitime të Shtetit” të sigurojnë “rendin kushtetues”. Përballë një “situate serioze”, monarku u ofroi të gjithëve “garanci absolute nga sundimi i ligjit në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të tyre”.

Tani i takon qeverisë, në radhë të parë e mbi të gjitha – por edhe opozitës – të hartojnë një plan që ofron rivendosjen rregullit dhe ligjit spanjoll që premtoi mbreti dhe që mund të rikthejë qetësinë në shoqërinë katalanase dhe në atë spanjolle në tërësi. Shfaqja e këtyre “fuqive legjitime” të cituara nga Mbreti Felipe dhe të përfaqësuara kryesisht në formën e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy dhe të qeverisë së tij, por edhe nga partitë kryesore të zgjedhura nga votuesit në Kongresin e Spanjës – me theks të veçantë mbi Partinë Socialiste – është kritike për sa i përket kthimit në rrugën e duhur.

Ne po jetojmë një moment jashtëzakonisht serioz në të cilin Partia Popullore, si partia më e votuar dhe qeverisëse e vendit, por edhe Partia Socialiste e grupe të tjerë të pranishëm në Kongres që mbrojtën regjimin kushtetues, duhet të hartojnë planin, të bashkohen rreth tij dhe t’i mbyllunb derën çdo përçarjeje të mundshme që kërcënon më tej stabilitetin.

Rajoy nuk mund të vazhdojë të veprojë si deri tani në një kohë kur jemi katër ditë pas referendumit katalanas dhe katër ditë para datës së caktuar për shpalljen e pavarësisë në parlamentin rajonal katalanas. Partia Socialiste nuk mund të vazhdojë më me kontradikta, nga njëra anë duke thënë se përkrah rendin kushtetues dhe nga ana tjetër duke u përfshirë në sulme inkoherente kundër zëvendëskryeministres Soraya Sáenz de Santamaría.

Ka vetëm një përparësi këtë herë dhe të gjithë anëtarët e Kongresit duhet ta kuptojnë këtë: Rivendosja e rendit kushtetues. Pasi ta kenë bërë këtë duhet të nisin reformat kushtetuese – me mosmarrëveshje, propozime, kundërpropozime e të tjera si këto, por brenda kuadrit demokratik të farkëtuar nga votat e të gjithë spanjollëve, përfshirë edhe katalanasit. Kushtetuta duhet studiuar, qoftë edhe për t’u rinovuar, por ajo nuk mund të negociohet dhe askush nuk e ka fuqinë ta bëjë.

24 orë pas fjalimit të Mbretit Felipe, kryeministri rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, sfidoi edhe një herë shtetin spanjoll. Kryeministri dha një mesazh në të cilin, sikur të ishte tashmë kryetar shteti e duke vepruar sikur fliste për të gjithë në Katalonjë, qortoi monarkun. “Jo kështu”, tha ai, duke akuzuar Mbretin se ka zhgënjyer katalanasit. Ky ishte një tjetër shembull i kolapsit institucional. Ndonëse përdori ofertën e dialogut si karrem, Puigdemont konfirmoi se ai nuk do të devijonte as edhe një milimetër nga rruga e pavarësisë. Tani është koha për qeverinë, me përkrahjen e Partisë Socaliste dhe qytetarëve për të hartuar, shpalosur dhe vënë në jetë planin e duhur.

Editorial i El Pais-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco