Mesazhet e zgjedhjeve në Gjermani

Mesazhet e zgjedhjeve në Gjermani

Nga SYRI.net - 24/09/2017

Nga një vëzhgim i shpejtë i rezultatit të exit poll të zgjedhjeve e Gjermani mund të nxirren disa mesazhe:

Mesazhi I: Një forcë populiste e ekstremit të djathtë, AfD rezulton forca e tretë politike në parlamentin gjerman. Shumë analistë mendojnë se po rikthehen fantazmat e së kaluarës, sepse është hera e parë që pas luftues një forcë e ekstremit të djathte futet në parlament duke pasur rreth 80 deputetë. Kjo me siguri do të shoqërohet me përplasje, provokime dhe retorikë skandaloze në parlamentin gjerman.

Mesazhi II: CDU/CSU kane presuar një humbje të madhe krahasuar me kateter vjet më parë, por Merkel do të bëhet kancelare për herë të katërt. Ajo do të qeverisë me partine liberale dhe ekologjistët sepse socialdemokratet kane deklaruar se do të shkojnë në opozitë. Ky do të jetë një koalicion i vështirë i kateter partive dhe shumë nga partitë do të jene të interesuara për zgjedhje të parakohshme.

Mesazhi III: Të dy partitë kryesore CDU dhe SPD janë shumë më të dobëta se ç’kanë qenë në këto 6 dekadat e fundit. Peisazhi politik është me fragmentuar si asnjë herë tjetër dhe mendohet se kjo ka ardhur nga koalicioni i madh që në 12 vitet e fundit ka zgjatur për 8 vjet.

Mesazhi IV: SPD ka kolapsuar; ose më sakte ajo ka vazhduar të rrëshqasë në humbje nga 23 % në 2009, në 25,7 % në 2013 dhe 21 % në 2017. SPD me në krye Martin Schulz ka presuar rezultatin më të dobët që pas luftës së dyte botërore.  SPD në opozitë do të duket shumë më e dobët se AfD e cila është futur në parlament për herë të parë dhe është e vetmja forcë politike që është rritur nga 2013 me rreth 8,5 përqind.

Mesazhi V: Partia liberale rikthehet në parlament; por do të kishte qenë më e arsyeshme për kryetarin e saj të kishte qenë kryetari opozitës së një nga partnerët e Merkelit. Sepse duke qeverisur me Merkelin në periudhën 2009-2013 kjo parti doli jashtë parlamentit në 2013 dhe humbi shumë beteja elektorale.

Mesazhi VI:Partia e majtë Di Linke ka mbetur stabile, por ajo zero shanse që të jetë parti qeverisëse.  Kjo parti përballë partisë populiste AfD ka humbur shansin të jetë përfaqësuesja e parë e votuesve protestues. Madje edhe aty ku Die Linke ka qenë e fuqishme, në ish Gjermaninë Lindore, AfD ka qenë shumë e suksesshme.

Mesazhi VII:Rezultati i fortë i AfD do të krijojë problem për CSU. CSU është në prag të prishjes së marrëveshjes me Merkel dhe ndoshta ky rezultat do ta shtyje liderin e CSU, Horst Sëhefer të shkojë më djathtas. Dhe Merkeli do ta ndjeje ketë gjë me shumë gjasa në zgjedhjet e vitit 2018 në Bavari ku CSU është e fuqishme. Kjo parti do të tentoje të fitojë shumicën absolute në Bavari por kjo duket e pamundshme sepse CSU ka fituar në 2013 Bavari  49,3% të votave dhe vetëm 38,5 % në zgjedhjet e fundit, duke shënuar rezulatin më të dobët që nga lufta e dyte botërore.

Mesazhi VIII: Opozita parlamentare do të jetë me dy koka, AfD nga njëra anë dhe SPD nga ana tjetër.

Syri.net

24 shtator 2017

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Oretironc29/09/2017 11:00

Tironci ban si i ditur! hahaha leni more pordhet! Mesazhi i Fundit: Njerezit kane filluar sadopak te kuptojne realitetin politik! Zgjedhjet jane Parodi! hahaha Filma!!hahaha Teatro more fare hahahah! A po rritet mireqenja e popujve?!! lesht e currit thone shkodranet hahahaha! Per marat popullore pra per shumicen absolute te popullit, a po rritet mireqenja? a po rriten rrogat? Ketu stop, Rrogat!!! punon robi tere muajin dhe merr 1500 euro!! ne perendim, pervec anglise, luxemburgut zvires dhe vendeve nordike jane temira, por per keta shtetet ,,Efuqishme,, Cte besh me keta pagesa, qerane, ujin dritat detyrimet per pastrimin etj etj etj dhe shumices nuk i del ne Vit te kurseje per nje pale pushime normale por vetem te sforcuara dhe ndoshta dhe neper cadra!!!! eshte ekote ta nalizojme me tutje, kush eshte i zgjuar, le ta kuptoje, kush eshte idjot eshte i miresepritur te jape nje mendim ndryshe! ju presim!

Tironci25/09/2017 10:51

Mesazhi Kryesor.
Ashtu si edhe ne vende te tjera te EU, Edhe ne Gjermani, partite kryesore jane larguar nga ajo cka i intereson njerezve te thjeshte. Kjo ben qe te pakenaqurit te votojne ne mase AFD. 70% e votuesve te AFD, vijne nga te pakenaqurit. Gazetare ju lutem mesohuni te beni analiza te rezultateve. Te vetequajtur ANALISTE, mesohuni te beni analiza. Degjoni emisionet e televizioneve gjermane. Aty do te gjeni leksione te pastra se si behen analizat e zgjedhjeve.

Shto koment

Denonco