Ashtu si Trump, partia anti-emigrante gjermane shfaq forcë të papritur

Ashtu si Trump, partia anti-emigrante gjermane shfaq forcë të papritur

Nga John Moody - 24/09/2017

Funksionoi për Trump. Për Le Pen shkoi pothuajse në vijën e finishit. Influencoi votën pro Brexit. Tani, shqetësimi për emigracionin e pakontrolluar, sidomos nga Lindja e Mesme dhe Afrika muslimane, duket se mund të ketë një ndikim të papritur edhe në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Fitorja e Angela Merkel për një mandat të katërt është ndoshta e pashmangshme, duke e mbajtur partinë e saj, Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) në vendin e shoferit, ndonëse pa e arritur shumicën e vendeve në Bundestag. Nëse ndodh kështu, siç edhe pritet, Merkel mund të formojë të ashtuquajturin koalicioni i mdh me Social Demokratët e së majtës.

Megjithatë, risia e vërtetë e këtyre zgjedhjeve është ngjitja e minutës së fundit e partisë së qendrës së djathtë Alternativa për Gjermaninë (Alternative für Deutschland, AfD). Pas sherreve të brendshme midis krerëve të saj në fillim të këtij viti, AfD e ka marrë veten dhe duket se mund të marrë mbi 10% të votave, çka do të thotë përfaqësim në parlament.

Ka qenë pothuajse e pamundur për një parti të hapur të krahut të djathtë për të pasur sukses në Gjermaninë moderne, ku kujtimi i sundimit nazist ende i shqetëson qytetarët. Por politika e krahëve të hapur që ndoqi Merkel për refugjatët e Lindjes së Mesmes e ka dëmtuar besueshmërinë e saj te votuesit, të cilët, megjithatë, e respektojnë për mbajtjen e ekonomisë kombëtare të fortë.

Por, një seri përdhunimesh dhe sulme të tjera në Këln, thuajse dy vjet më parë, plust krime të tjera që u atribuohen refugjatëve, i ka vënë votuesit në pozita rebelimi dhe AfD ka përfituar nga kjo pakënaqësi. Kandidati Georg Pazderski i mbush fjalimet e fushatës me paralajmërimet e errëta se Gjermania po mbytet nga të huajt. Ky mesazh tingëllon veçanërisht i fortë në ish-Gjermaninë Lindore, ku emigrantët fajësohen për papunësinë më të lartë se mesatarja e vendit.

Merkel, në të kundërt, mban fort pozicionin se Gjermania – bashkë me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian – ka detyrimin moral për të mirëpritur refugjatët që i ikin Lindjes së Mesmes dhe të cfilitur nga terrori dhe Afrikës veriore, dhe injoron faktin që disa nga të ardhurit kanë lidhje terroriste.

Ashtu si Donald Trump dhe kandidatja e djathtë presidenciale e Francës, Martine Le Pen, AfD shpreson që efekti i mesazhit të saj është më i madh nga sa tregojnë sondazhet. Në fakt, ashtu si me Trump, përkrahësit e AfD e kanë bezdi të zbulojnë ndjenjat e tyre të vërteta në sondazhe.

Kjo mund të ndryshojë ditën e zgjedhjeve dhe, nëse ndodh, ashtu si me Trumpin, Gjermania mund të përballet me një botë të re pasigurish javën tjetër.

Marrë nga Fox News-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco