Nevoja e një fronti të gjerë opozitar

Nevoja e një fronti të gjerë opozitar

Nga Andi Bejtja - 21/09/2017

Frika se Kryeministri aktual edhe po qeverisi keq, sërish mund të rrijë në pushtet është një përjetim që e kanë shumë njerëz. Partia Demokratike, ish opozita më e madhe në vend doli nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, e shkatërruar, jo vetëm prej rezultatit dhe rrjedhjes së qindra mijërave votave dhe jo vetëm prej pretendimeve për blerje votash, por dhe për shkak të një liste krejtësisht përçarëse që kryetari i Partisë Demokratike bëri me lapsin e nxjerrë nga xhepi i këmishës së vet. Partia Demokratike, në fakt, pas marrëveshjes të majit - të pasqaruar asnjëherë - që mbylli të ashtuquajturën Çadër Lirie dhe me duart e Ramës dhe Bashës njëherësh, hyri në zgjedhjet parlamentare e shkatërruar, pa kauzë morale. Dhe për më tepër foli për parregullsitë në zgjedhje atë kohë më pak se dhe vetë anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ.

Mund të ngremë njëmijë hamendësime për shitje blerje të Kryetarit të Opozitës, mund të rrimë gjithë ditën të analizojmë paaftësinë e qëllimshme apo të paqëllimshme të tij në raport me atë marrëveshje që nuk e kuptuam kurrë: por një gjë tashmë është e qartë për të gjithë: Lulëzim Basha i shitur ose i pashitur, i aftë ose i paaftë, Sororist apo Trumpist nuk e ngre dot trajsën e opozitës dhe pas këtyre që i ndodhën me vullnetin ose pa vullnetin e tij, ai nuk është në gjendje të ringrejë shpejt një kauzë morale që e mbyti me duart e veta. E kemi parë këtë përditë në reagimet e vakëta dhe aspak koherente të Partisë Demokratike, e kemi parë këtë në cilësinë e grupit parlamentar demokrat ku fjalimet në parlament ngjajnë, ku fjalimet e shumicës së deputetëve të zgjedhur nga lapsi i Kryetarit ngjajnë më një konkurs hartimesh për shkollat e mesme.

Shkurt dhe shqip, Kryetari aktual i Partisë Demokratike, përveç opozitës nuk mund të japë një ofertë të besueshme për shqiptarët. Shumëkush e di që në subkoshiencën e Kryetarit të Partisë Demokratike fle shprehja “Prit se dardha të bie vetë në prehër”, por të jeni të bindur se me këtë lloj opozite dardha mund të bjerë, jo në prehër, por në nevojtore dhe pas katër vjetësh, dhe pas tetë vjetësh….

Për ne si qytetarë, nuk ka rëndësi kush rri e kush ikën nga pushteti, rëndësi ka që vendi të ketë qeverisje efikase dhe një opozitë që ta ketë frikë e ta kontrollojë, të vajoset e te funksionojë ashtu si duhet në demokraci raporti pozitë opozitë, përndryshe ky vend do të shkojë poshtë e më poshtë, pasuria do të përqendrohet gjithmonë e më shumë në më pak duar dhe çdo lloj lirie që nga ajo e njeriut e deri tek ajo e medies do të kufizohen çdo ditë e më shumë….

Nëqoftëse dikush nuk e ngre si duhet trajsen e opozitës do të kemi shumë njerëz kudo në politikë, media, biznes, shoqëri që do tentojnë që do tentojnë të shiten te pushteti në heshtje ose dhe publikisht, gjë që do të sjellë asfiksimin e plotë të atyre pak lirive që kanë mbetur në këtë vend. Ndaj, sot, që jo thjesht opozita shqiptare mos bjerë në humnerë por demokracia shqiptarë mos bjerë aty, ka vetëm një rrugë: Fronti i Gjerë Opozitar, me të gjithë ata që mendojnë se ky vend ka nevojë për opozitë më shumë se kurrë: një front me Lulin e shitur ose të pashitur brenda, me Jozefina Topallin, Astrit Patozin e Arben Imamin, me LSI-në, me Ben Blushin, Vangjel Dulen dhe Dashamir Shehin, me Artan Fugën apo Fatos Lubonjën e më shumë e shumë të tjerë jashtë politikës që kanë bërë opozitë shumë e shumë herë më serioze e konstruktive se vetë Partia Demokratike. Kjo është jo vetëm e vetmja rrugë për të ringritur dhe Partinë Demokratike, por dhe vetmja rrugë që Rama të mos mbetet duke patur opozitë vetëm vetveten.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gert22/09/2017 15:17

Edhe sikur Basha te jete flori e kaluar floririt, me kete diskreditim qe pesoi nuk i shkon pas ketej e tutje asnje shqiptaer. Nese e do Shqiperine,duhet te jape doreheqje, ne te undert le te punoi per Edi Ramen e hajnat e tij

Shendet22/09/2017 14:50

Rama e le postin e kryeministrit ne 2025

Degjoni ketu21/09/2017 17:38

Luli kishte nje programqe kurre se ka pare Shqiperia. Luli u vodh dhe u plackit nga Droga dhe parate e saj vuuuu!vetem te besh retrospektive tek Cadra, vetem ata te cadres me familjet e tyre do e fitonin pushtetin me ne krye Luli, por Ai u grabit dhe dolet ne skeneJU te pandershmit, teMosmirnjohesit, dyfytyreshat, te pakarakteret, te dobetit si Ti qe thua''shqipetari, apo ti ''daj jaku,,, tepamoral, legener dhe tere soji juaj dhe tani hidheni si kulcedra kunder LUL Bashes! Ku i gjindet shoku LUL Bashes, me tere formimin dhe cilesite evropiane dhe perendimore dhe boterore po te duash; dhe pasi e vodhen Ju, Turpi i kombit vershoni si lugeter edhe kunder moralit tuaj, kunder vetvetes!!!!!

Bec Banuku21/09/2017 16:46

PD duhet te riformohet me kerkesa te pasterta si ishte ideali i antikumunisteve te pare,ku ne poste drejtuese duhet te jene figura te pasterta edhe ne krushqi pasi pas 10 vitesh do vijme perserir ne kete gjendje me nji LUL tjeter

EdvinDrama21/09/2017 16:45

Sepse kam nje parandjenje qe ju te gjithe, paperjashtim, do te me rruani trapin edhe per nja 20 vjet. Dhe jo vetem trapin tim po edhe ate te Qifes, Engjell Agacit, Gramozit (nese do rroje aq) Fatmir Xhafdroges, Carapulit (edhe ky mund te ngordhe me shpejt), Fuges, Kumbaros etj etj te haremit rilindar

altini21/09/2017 15:50

Mire e the, po kujt ja the ....... Te degjon kush valle?

Nebil 21/09/2017 15:04

Or Andi Bejtja ky kryeminister te ha.....mos e bej qimen tra. Ka per te sunduar tete vjete dhe kaq, Ta harroje Rama, Linda dhe ministret Geisha te tija nje mandat tjeter. Pas kater vjetesh do te marre MANDATEN DHE JO MANDATIN.

Shqiptari21/09/2017 14:52

Basha nuk mund te beje dot opozite. Basha nuk mund ta bashkoje dot opoziten! Ai paturpesisht i shiti zgjedhjet tek Rama! Basha e privatizoi PD-ne! Basha, paturpesisht, edhe pse i sigurte ne fitore, i vodhi edhe zgjedhjet brenda PD per kryetar!!! Basha nuk ka me as moral dhe asnje te drejte as qe te drejtoje PD-ne, dhe as opoziten. Te gjithe e dine mire kete, madje edhe Doktori e di mire kete, e ka kuptuar, e ka deklaruar dhe e ndjen thelle zhgenjimin ndaj beniaminit te tij te papjekur dhe te pabese, prandaj duhet te ushtroje fuqishem autoritetin e tij per riorganizimin e PD-se mbi baza demokratike. Kur nje pakt politik me interes publik brenda vendit behet i fshehte, naten dhe pa pranine e medias, atehere ai nuk mund te quhet pakt por pazar i ndyre!!! Basha i zhgenjeu dhe i dhjeu brenda 3 oresh edhe cadren, edhe kauzen per te cilen u ngrit, edhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme, edhe PD-ne, edhe demokratet, edhe opoziten!!! Ai paturpesisht u fut ne krevatin e ngrohte te Rames, te krimit, te droges dhe korrupsionit duke injoruar paturpesisht te gjithe demokratet e ndershem! Prandaj PD-ja nuk vjen kurre me ne pushtet per sa kohe eshte Basha ne krye te PD-se. Kete e di mire edhe doktori!!! Dy gabime fatale jane bere ne Shqiperi: Fatos Nano qe solli Ramen nga gjirizet e Parisit dhe Sali Berisha qe solli Bashen nga kopshtet me tulipane te Hollandes!!!! Rama shkaterroi Shqiperine dhe Basha shkaterroi partine!!!!! Basha IK! Basha LARGOHU! Te ribehen urgjentisht zgjedhjet ne PD duke filluar nga baza!!! Te filloje urgjent procesi i ringritjes se PD, te filloje urgjentisht procesi i demokratizimit te PD-se. Procesi te perfundoje ne Mars 2018 me zgjedhjen e kryetarit te PD-se! Bashkimi i te gjithe opozitareve, analisteve, gazetareve dhe intelektualeve me dinjitet ne nje front te vetem opozitar. Kjo eshte e vetmja rruge. Kaq!

Tirana21/09/2017 14:04

O bejte !
Mire e ke tina , po nuk bohet opozite me opoziten e Lul Bashes , duke filluar nga ju te gjithe analistet e kesaj opozite ...??!!

Daj Jaku21/09/2017 12:58

Ke të drejtë me pash. E vetmja "opozitë" mbetet Presidenti i Republikës, Kryetar Shteti pa kompetenca. Luli, kartë e djegur, dogji gjithë PD

Shto koment

Denonco