Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Po bëjmë një gabim fatal

Po bëjmë një gabim fatal

Nga Blendi Fevziu - 18/09/2017

“Nëse nuk e shohim të kaluarën tonë me guxim dhe integritet, atëherë nuk do të mund të kuptojmë dot se po e përsërisim atë”! Kjo ishte deklarata mbase më interesante që Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, bëri në një intervistë që i dha VOA dje.

Eksperte e krimeve të komunizmit dhe pasojave që kanë lënë ato, Amy ishte zëri më i kthjellët në një situatë të ngarkuar që kthehet dhe rikthehet në Shqipëri në raport me qëndrimin ndaj të shkuarës. Një qëndrim që mund të konsiderohet dështimi më i madh i shoqërisë shqiptare dhe përgjegjësi e gjithë klasës politike pa përjashtim. Sepse siç shprehet ajo:

“Në këtë rast, përgjegjësi do të thotë të kesh guximin të përballesh me ndershmëri me atë që ndodhi. Kur ne kemi frikë, atëherë ne gënjejmë veten, mohojmë gjëra që nuk duam t’i dimë dhe i mbajmë ato përbrenda.”

Vetëm në javën e fundit Shqipëria është përballur me 2 – 3 raste kur paaftësia për ti përcaktuar gjërat qartë ka çuar sërish në një debat që duhej të konsiderohej i mbyllur që në vitin 1991.

Debati për kullën e Prek Calit që u kthye në debat për rolin historik të tij; rishfaqja e fotove të Enver Hoxhës në Pezë, zgjedhja e Ruçit dhe Xhafës në krye të dy institucioneve të rëndësishme e ndezi sërish këtë debat.

Çështja e Kullës së Prek Calit mund të konsiderohej si një çështje administrative dhe ligjore, por ajo u shty në një debat për rolin e tij historik. Dhe nuk është një debat normal që ndihmon historinë, por një debat që diskuton sërish rolin e komunizmit në Shqipëri dhe qëndrimin ndaj tij. Ngërthimi gjithë mllef në këtë debat i palëve që reflektojnë mënyra të ndryshme të të parit të periudhës komuniste, dëshoi se ne jo që nuk e kemi mbyllur këtë diskutim siç ka bërë gjithë lindja, por mbetemi ndoshta justifikuesit e fundit të krimeve të komunizmit në botë!

Po kështu çështja e portreteve dhe simboleve të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist në Pezë është sërish një paaftësi e kësaj shoqërie për të qenë e vërtetë dhe e paanshme. Historia vijon të shihet si argument i politikës së ditës dhe të gjithë kemi qenë të paaftë t’ju themi mjaft këtij abuzimi dhe “me fal” viktimave të saj.

Rikthimi i debatit mbi komunizmin në vitet 1944 – 1990; rikthimi i simboleve të asaj kohe, është as më pak dhe as më shumë, por dhunimi i viktimave përpara të cilave jemi përkulur të gjithë. Eshtë një hap mbrapa i shëmtuar në rrugën integruese dhe njëherazi, një përqeshje e Shqipërisë, nga gjithë vendet ish komuniste që e kanë mbyllur tashmë prej 20 vitesh këtë kapitull. Kjo, vjen nga paaftësia jonë për të qenë të hapur dhe të sinqertë. E pyetur sërish se si i kishte njohur të dënuarit e komunizmit dhe ata që kanë vuajtur, Amy është shprehur për VOA:

“Shumë prej tyre janë të traumatizuar thellë. A e dini se si mund të shërohet dikush që ka qenë i traumatizuar? Së pari, pala tjetër duhet të pranojë dhe të thotë: Më vjen keq për atë ju keni hequr. Një pranim i thjeshtë se kjo vuajtje ka ekzistuar ka një efekt shumë të madh. Por të pretendosh se gjërat nuk kanë ndodhur, kjo nuk mund të shërojë askënd.”

Ne po bëjmë pikërisht këtë gabim fatal. Po sillemi sikur komunizmi nuk ka ndodhur!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho20/09/2017 21:18

Nder ata qe duhet te bejne me shume jane pikerisht gazetaret e ndershem e te zote( nese ka te tille, peveç Gjekmarkajt),: duke e pare se ç'palo klase polituce ka Shqiperia , nuk mafton o Fevzi te thuash se edhe ne kemi faj dhe te nesermen te kesh harruar sakaq e te vazhdoshn te njejtin avaz,me pushtetin ne fuqi! Nje klase gazetaersh te mirfillte e patriote duhet te vene kujen per ku jemi ne si komb! jo te mjaftohemi me pendesa qe i harrojme sapo kemi pire kafene e mengjezit! Media shqiptare eshte teresisht ne duart e qeverise, e korrutuar ...a, e detyruar nuk ka rendesi! Influenca e saj ne edukimin civil e patriotik eshte zero qe prej 1944-es, sepse jane gazetare qe kane qene e jane ne sherbim te palo qeverive; gjithmone pa dinjitet jane thjeshte rrogetare me dipllomat e çilit! Tung! Ps: Kur ky i pari i qeverise thote : mediat e kazanit ka te drejte pavaersisht se ai nuk eshte i kazanit ,por i legenit!

Nebil 19/09/2017 07:23

Komunizmi ka vdekur. Ato qe po ngjasin nuk jane me shume por sinjale SE SISTEMI AKTUAL NUK FUNKSIONON, VARFERIA, PAPUNESIA, KRIMI I RRUGES BEJNE QE NJERZIT TE KETHEJNE KOKEN NGA PERRALLAT PRANE OXHAKUT "NA ISHTE NJE HERE NJE ENVER HOXHA".

krasasi tp18/09/2017 20:10

Ka segmente te politikes, te medias, te profesoratit, te akademizmit, te diplomacise, te shoqerise civile ,te emigracionit, te diaspores,pothuaje pjesa derrmuese e atyre qe e kane hequr ne kurriz persekutimin komunist.Te tjeret jane demagog,hipokrite,teveqel,sahan lepires apo servil si ua do interesi personal e klientelist.Perrallat me flamur ,me fotografi,me keqardhje per viktimat, me dosje, me reforma nuk pine me uji.Ju nuk jeni as nje kopje e Enverit.Ju jeni nje kopje e shemtuar.Komunizmi ishte ideologji,ishte yll me pese cepa, ishte sistem, ishte praktike,ishte aleance.Ju personalisht, e te ngjashmit si ju, nen shoqerine e muzikes dhe veres, me siguri filloni e kendoni "ne jemi komunista, shoke te Enverit, partija na kaliti, besnike, ne rruge te nderit".Sigurishte qe talleni, as ju plasi as per Enver e as per komunizem.Komunizmin si dogme e si perspektive " puno sa ke mundesi e merr sa te doji trapi"ju e keni zbuluar e realizuar per vete.Nuk jeni me te zot nga ata qe keni ne krahe, por jeni te pacip , i keni dhene na nje dore njeri tjetrit,pengoni integrimin ne BE dhe shpikni cdo dite nga nje sebep per te mbuluar korrupsionin dhe gjithcka te zeze qe keni bere mbi financat publike, mbi interesin publik, mbi pronat publike dhe ato private.

EC18/09/2017 19:01

Jo, në fakt, ne nuk po sillemi sikur komunizmi nuk ka ndodhur, por sikur komunizmi ka pasur arritje e merita, ndërsa në pastë pasur edhe ndonjë gabim të vockël, krejt fajet për atë gabim i ka pasur Sali Berisha, meqë ka qenë gjashte muaj sekretar partie ne Fakultet te Mjekesise. Sa per Xhafen e Rucin, atyre thjesht u duhen vleresuar meritat per arritjet e komunizmit ne ate kohe, bashke me Taq Ramen, Hamit Beqjen e Sule Bushatin.

Shto koment

Denonco