Pilotin e drogës, Guido Guidi, po e tret malli për Atdheun!

Pilotin e drogës, Guido Guidi, po e tret malli për Atdheun!

Nga Syri.net - 17/09/2017

Edi Rama tashmë është vënë përpara një fakti të kryer nga shumë vende të fuqishme të Bashkimit Europian; nënshtetasit e tij dhe krimi i organizuar, që u fuqizua nën qeverisjen e Rilindjes po “pushtojnë” vendet e tyre.

Por ashtu siç bëri me stoicizëm me kanabizimin e vendit, edhe për këtë plagë të rëndë që i thelloi Shqipërisë pas 4 vitesh qeverisje, ai është i vetmi që vazhdon të mos pranojë faktin se shqiptarët po largohen në masë nga Shqipëria për të kërkuar azil në Evropë, ndërkohë që paralelisht po rritet përfshirja e shqiptarëve në trafiqe dhe aktivitete kriminale në vendet europiano-perëndimore.

Edhe pse shtete, si Holanda e Franca, po marrin në shqyrtim rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, si pasojë e kërkesave të larta për azil dhe kriminalitetit në rritje, Edi Rama vazhdon të deklarojë, “se shqiptarët janë thjeshtë emigrantë që kërkojnë punë”, apo “nëse bëhemi si Zvicra e Gjermania, jetët tona do të jenë monotone”.

Kjo teknikë cinike komunikimi dhe propagande bëhet për të fshehur arsyet e vërteta të këtij emigrimi të jashtëligjshëm masiv dhe njëkohësisht, edhe arsyet pse krimi shqiptar ka marrë kaq hov nëpër Europë.

Për të parën, arsyeja e vërtetë është mungesa në rritje e shpresës për të jetuar në një vend ku klientët e Ramës pasurohen në mënyrë galopante, kurse shtresa e mesme dhe të varfrit nuk gjejnë më asnjë rrugë mbijetese.

Edhe në intervistën e tij të parë pas betimit dhe dekretimit si kryeministër i vendit edhe për një mandate të dytë, ai vazhdoi “avazin” e mohimit të këtij realiteti që ka alarmuar kancelaritë europiane.

“Shqiptarët nuk janë azilkërkues, janë thjeshtë emigrantë që kërkojnë punë, janë europianë që shkojnë në Europë për punë, njësoj siç shkojnë polakë, bullgarë etj, etj”.

Në përpëlitje për të mashtruar, thotë broçkulla të tilla duke i kujtuar shqiptarët injorantë dhe të pa dalë. Gjithkush e di se bullgarët dhe polakët me të cilët bën krahasimin janë nënshtetas të vende që janë anëtarë të BE-së dhe kur “emigrojnë” e bëjnë në kuadër të legjislacionit të unionit për lëvizjen e lirë të krahut të punës. Ata nuk kërkojnë azil siç kanë bërë mbi 7000 shqiptarë, vetëm periudhën e fundit në Francë

Me të njëjtën teknikë manipuluese dhe cinike, kryeministri i Shqipërisë trajton edhe çështjen e krimit “Made in Albania”, që po bëhet mjaft shqetësues veçanërisht në disa vende të BE-së.

Ndërkohë që Holanda ngrinte alarmin dhe “kërcënonte” me rivendosjen e vizave për shqiptarët, Rama gjatë takimit me kryeministrat e Ballkanit në Durrës në prani të komisionierit Johannes Hahn njësoj si me çështjen e emigracionit, i futi të gjithë në një thes, vetëm e vetëm për të mos u përballur me përgjegjësinë që ka qeveria e tij.

“Nuk bëhet fjalë që ne të pranojmë, që të identifikohemi për propagandë si problem kriminal, apo ku ta di unë se çfarë. Kriminelët nuk kanë atdhe. Janë njerëz që bëjnë krime dhe të shkojnë të paguajnë sipas vendeve. Ne kemi për borxh të merremi me kriminelët në Shqipëri dhe nuk i ndajmë, a janë italian, a janë shqiptar, a janë grekë, a janë brazilianë. Ata të merren me kriminelët në vendet e tyre dhe mos të na shqetësojnë me këto ndarje”.

Është e vërtetë që deri më tani është konsideruar si postulat shprehja “krimi nuk ka atdhe”, por ja që vitet e fundit duket se e paska gjetur një; Shqipërinë e Edi Ramës.

Në vend që të reflektojë dhe të mbajë përgjegjësitë e tija për hovin që ka marrë krimi i organizuar shqiptar që vepron edhe në Europë, duke patur Shqipërinë si një bazë të sigurt për furnizim të produkteve kriminale dhe më pas për pastrimin e parave të pista, Rama provokon dhe me teza “raciste dhe diskriminuese të BE-së ndaj shqiptarëve”.

Shifrat krahasuese ndër vite për nivelin e krimit shqiptar në Europë, mund të gjenden fare lehtë. Ai është trimërua dhe fuqizuar shumë gjatë këtyre katër viteve të fundit dhe veçanërisht, gjatë periudhës së shndërrimit të Shqipërisë në fermën më të madhe të kanabisit të parë ndonjëherë.

Ajo që ndodhi gjatë vitit 2016 (kanabizimi) që Rama e mohoi deri në minutë të fundit, bëri që krimi shqiptarë në Europë të fuqizohej jashtëzakonisht shumë me mall e para duke bërë kështu që të zgjerojë me shpejtësi aktivitetin, duke u bërë “njësha” edhe në trafikun e kokainës dhe heroinës me “investimet” që po bëjnë në Amerikën Latine dhe Azi.

Lajmet e fundit nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së thonë, se Shqipëria i ka gati zero shanset të hapë negociatat në një kohë të afërt. Ndryshe po ndodh me Serbinë dhe Malin e Zi, që kanë qenë shumë prapa nesh në këtë proces. Duket se edhe për këtë dështim historik, Rama e ka gati alibinë “për përdorim të brendshëm”.

Unë bëra e po bëjë gjithçka, por Europa është raciste ndaj shqiptarëve...

Dakort, por çështja është se shqiptarët që nuk e kanë emrin Vilma Nushi apo Olsi Rama, po vrapojnë drejt “Europës raciste” ditën e natën, me avion e traget, duke braktisur atdheun.

“Krimi nuk ka atdhe” thotë kryeministri i shqiptarëve, por kur e pyetën pilotin italian Guido Andrea Guidi pasi përuroi një nga pistat e zbarkim-ngarkimit të drogës afër aeroportit të Rinasit (gjatë pushimeve që bëri me paratë e shtetit shqiptar në Kavalishencë në Durrë), se si ndihej këtu, ai tha me plot gojë:

 Si në atdheun tim!

Po.Ho/Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp17/09/2017 20:25

Po me dhimbset zotrija dhe kolegu tjeter italian qe u rrezua ne Divjake.Mbi pesha eshte e rrezikshme, por edhe mosha bene punen e vete.Me dhjetra pilote te tjere megjithse te rinj ne moshe ja dolen.Pergjegjesi kane edhe shefat qe vone e kuptuan se transporti detar ishte me efikas.Sukseset nuk munguan.

Shto koment

Denonco