7 këshilla si Shqipëria të sillet në NATO

7 këshilla si Shqipëria të sillet në NATO

Nga Fatmir Mediu - 16/09/2017

Takimi i shefave të shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s në Tirane është një ngjarje historike dhe me rëndësi të madhe jo thjeshtë për Forcat e Armatosura, por vendin tonë.

Është e papranueshme që ky aktivitet me rëndësi të jashtëzakonshme ushtarake të mbytet nga propaganda mediatike e qeverisë, duke shmangur thelbin e takimit dhe vlerën e tij me deklarime butaforike.

Duke uruar suksese Forcave të Armatosura për këtë takim dhe garantuar mbështetjen për to, mendoj se është e rëndësishme që politika pa dallim të marrë një qëndrim të drejtë si vend anëtar i NATO-s.

Ky takim kërkon një reflektim me përgjegjësi për FA të vendit tonë si vend anëtar i NATO-s.

Së pari: Është e papranueshme që buxheti i mbrojtjes të jetë në minimumin historik nën 1%, në kundërshtim me vendimin e parlamentit dhe angazhimin ne Samitet e fundit të NATO-s.

Së dyti: Kërcënimet nuk janë më thjeshtë siç ka paraqitur qeveria në programin e saj, por shumë me hibride dhe kjo kërkon një strategji të re të mbrojtjes mbështetur nga Pentagoni, mbas një ‘defense review’ të domosdoshme.

Së treti: Kërcënimet më reale për vendin tonë janë influencat e reja dhe historike gjeopolitike në Ballkan si dhe kërcënimi terrorist.

Së katërti: Demagogjia dhe deklarimet boshe politike duhet të zëvendësohen me një analizë të plotë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për aleancat që po përvijohen ndërmjet vendeve të Ballkanit me Rusinë, të cilat janë një problem serioz që kërkon një gjykim të kthjellet të marrdhënieve tona rajonale.

Së pesti: FA duhet të tejkalojnë pjesëmarrjen në misione si forcë ruajtëse "Protection" të njësive të ushtrive të vendeve të tjera në mision, por të zhvillojnë kapacitete në përputhje me standardet e NATO-s.

Së gjashti: Qeveria duhet të kuptojë se FA nuk mund të vihen në shërbim të çdo urdhëri të qeverisë, por të atyre që janë përcaktuar në misionin e tyre. Ato ndërhynë vetëm në rastin e emergjencave kur janë ezauruar të gjitha kapacitetet e tjera shtetërore. FA nuk mund të shndërrohen në shërbimin komunal të qeverisë.

Së shtati: Është nevojë urgjente, miratimi i një ligji për organizmin dhe funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i cili drejtohet nga Presidenti.

Autori është ish-ministër i Mbrojtjes dhe kreu i PR-së

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Plaku 16/09/2017 18:27

Po ndonje keshill se si hidhet shqiperia ne ere ke? Se kuptoj se si njerez te till vazhdojn e jan akoma ne politik.

Shto koment

Denonco