Reformuesi i rremë i Akademisë së Shkencave

Reformuesi i rremë i Akademisë së Shkencave

Nga Artan Fuga - 13/09/2017

Dëgjojmë se reformuesi i rremë i Akademisë së Shkencave po shpall nga dita në dita parimet e reformimit të saj që janë dituri të ardhura nga shekujt.

Ja çfarë do të gjeni nga deklarimet më të fundit në media që do të drejtojnë këtë proces :

1. Kur një shportë me mollë ka mollë të kalbura brenda saj ato kalbin njera tjetrën  

2. Kur kemi një kilogram miell, atëhere nuk mund të bëjmë 20 kilogram bukë 

3. Kur dikush do të vallzojë tango, për këtë duhen dy vetë 

4. Një tren ka lokomotivën, por ka edhe vagona, përndryshe nuk quhet tren 

Priten të tjera metafora njera më qesharake sesa tjetra!

O Zot, mirë që reformimi po shihet se nga drejtohet, por po i hiqet edhe ajo shtresë e hollë veshjeje që kishte Akademia e Shkencave përpara publikut!

Po e marrin në qafë Akademinë, jo thjesht vegjetimin e saj shumëvjeçar, ai duhet larë e shplarë, por konceptin e një Akademie që mund të ishte dhe mund të bëhet agjencia më dinamike që i mungon sistemit të kërkimit shkencor në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp13/09/2017 13:49

Kryesija e ASH po reziston si Blater i FIFA-s."koha dridhet e perdridhet,por do vije dita,kur do zgjidhet, dhe nga trasta peme e kalbur, doemos qe jashte do hidhet"(Ali Asllani).

Shto koment

Denonco