Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Që kur Miss America u kthye në një protestë grash kundër Presidentit Trump?

Që kur Miss America u kthye në një protestë grash kundër Presidentit Trump?

Nga Todd Starnes - 12/09/2017

Më tepër se një shfaqje për fuqizimin e grave, Miss America 2017 u kthye në një shfaqej kritikash për Presidentin Trump.

Një panel jurie i përbërë nga figura të njohura provokonte finalistet për të dënuar presidentin për shkak të përgjigjes së tij karshi sulmit terrorist në Charlottesville, ndryshimet klimatike, monumentet e Luftës Civile dhe nëse konspiroi me rusët.

Dukej sikur Elizabeth Warren dhe Hillary Clinton ishin ulur poshtë skenës në Atlantic City, duke pirë Chardonnay e shkruar pyetjet e sivjetshme.

“Po bëhen shumë hetime nëse Trump bashkëpunoi me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore”, tha këngëtarja dhe anëtarja e jurisë Jordin Sparks. “A bashkëpunuan? Ti je juria. Fajtor apo i pafajshëm, dhe të lutme shpjegoje verdiktin”.

Miss Missouri, Jennifer Davis, nuk hezitoi të përgjigjej.

“Për momentin, do të thosha i pafajshëm, sepse nuk ka shumë informacion. Jemi ende duke hetuar dhe mendoj se duhet ta hetojmë deri në fund. Nëse gjejmë fakte që kanë bashkëpunuar, i takon sistemit të drejtësisë të bëjë detyrën dhe ata duhen dënuar sipas ligjit”, tha ajo.

Miss Missouri u zgjodh shoqëruese e parë e Missit.

Nuk kam asnjë dyshim se sikur të kishte thënë që President Trump është fajtor si dreqi dhe e meriton të kalbet në burg sot do të mbante mbi krye kurorën e Miss America.

Tani pyetja që duhej të merrte përgjigje nga Miss Texas, Margana Wood:

“Muajin e kaluar, një demonstratë e neo-nazistëve, supremacistëve të bardhë dhe KKK në Charlottesville, Virginia, u bë e dhunshme dhe një anti-protestues u vra”, pyeti anëtari Jess Cagle. “Presidenti tha se u fajësuan edhe njerëz të mirë nga të dyja anët. A ishte kështu? Më thuaj po ose jo dhe shpjegoje”.

Miss Texas, e cila mburret se është nga ato gocat që i pëlqen diversiteti dhe gjithëpërfshirja, ishte më se e lumtur të ndiqte linjën.

“Mendoj se çështja e supremacistëve të bardhë, ishte qartësisht një sulm terrorist. Dhe mendoj se Presidenti Donald Trump duhet të kishte bërë një deklaratë më herët për këtë fakt, duke bërë të mundur që të gjithë amerikanët të ndihen të sigurt në këtë vend”, tha ajo. “Kjo është çështja numër një për momentin”.

Habitem që ndonjë nga anëtarët e jurisë nuk pyeti nëse Presidenti Trump është anti-Krishti. Po? Jo? Shpjegoje të lutem.

Kam dëgjuar nga një numër mamash të zemëruara që ndoqën programin bashkë me vajzat e tyre me shpresën për të kaluar një mbrëmje të këndshme familjare.

“Jam shumë e zhgënjyer”, më tha një prej tyre. “Këta e shkatërruan Miss America-n me politikën”.

“U trondita vërtet dhe nuk jam nga ato që tronditem lehtë”, më shkroi një shikuese në Facebook. “Për mua, Miss America është përfaqësuese e femrës, ambasador i vullnetit të mirë, i vendit tonë të mahnitshëm. Ato pyetje që u bënë dhe mënyra se si u dhanë përgjigjet treguan mungesë të madhe respekti dhe korrektese”.

“Ma shpifën, ishte e neveritshme”, thoshte një mama tjetër. “Por, të paktën pata rastin t’i shpjegoja sime bije që liberalizmi është një çrregullim i madh mendor”.

E trishtueshme, Miss America 2017 ishte si një version xhazi i Marshimit të Grave të Këqija. Në vend të bluzave me marijuanë apo këpucë burrash meksikane, vajzat mbanin fustane mbrëmjeje dhe buzëkuq.

Marrë nga Fox News-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku13/09/2017 00:00

A nuk kuptohet qartë se sa të drejtë ka Putin kur paralajmëron USA se Soros krimineli po i shtyn drejt luftës civile amerikanët.

Shto koment

Denonco