Për etikë e hëngrëm një thikë

Për etikë e hëngrëm një thikë

Nga Agim Xhafka - 11/09/2017

Shpesh lexoj nga njerëz të vuajtur burgjeve e internimeve ngjarje makabre. Ku tregohet se si  sekretarët komunistë,prokurorët,hetuesit,policët,gardianët i torturonin,i rrihnin,i trajtonin si kavie dhe u mohonin çdo të drejtë themelore. Nga kujtimet e mijra njerëzve bëhet më e zezë se e zeza epoka e "ndritur" e socializmit të Hoxhës,ku një klikë me veglat e veta sundonte egër,pa ligje e rregulla shumicën e popullatës dhe shpikte teori e filozofi që nënshtrimi ndaj njëshit ishte e ardhmja e ndritur.

Në këto shkrime herë pas here lexoj unë dhe kushdo një frazë të çuditshme,por që shkruhet njësoj tash e 27 vjet rresht. "Për arsye etike nuk po përmend emra," thonë të përvuajturit. E ndërsa nuk harrojnë të shkruajnë se iu shkulën thonjtë me pinca,iu thyen dhëmbët nga rrahjet,iu internua krejt familja,u lanë ditë e ditë pa ngrënë,flinin në qeli mbushur me ujë,punonin në këneta plot me gjarpërinj,u verbonte sytë prozhektori në hetuesi,shtojnë se nuk po përmendim persona për arsye etike.

Një naivitet me brirë. Krejt sjelljet çnjerëzore i bënë njerëz të besuar të klikës. Ata kishin poste,rroga,punëra të mira për farë e fisin,shkolla të preferuara për fëmijët. Torturat ndaj të burgosurve ata i bënin me vetëdije,bile me zell se donin të tregonin sa e deshin atë rregjim e prisnin llokmën e radhës. Ndaj egërsiane tyre ia kalon nazistëve,ishte e vullnetshme dhe lipsej të dënohej kokërr më kokërr,emër më emër. Ngjan pak edhe si frikë fshehja e tyre pas një slogani etik. Në se ata do ishin kushtet do bënin njësoj të njëjtën gjë. Ishin si qenër gjuetie që iu sulen menjëherë shpezëve që do qëllojë padroni.

Etika e ruajtjes së emrave solli të keqen e madhe që nuk u zbulua me fakte sasia e xhelatëve,kuintalët e gjakut qe pinë si dhe u trimërua ish- klika e djeshme per të synuar sërish pushtet. E nga ajo etikë para dy ditësh e pësuam një thikë. Zgjedhja e Ruçit ishte një plagë e re që hapi komuniteti i djeshëm i xhelatëve. Krahu politik i kriminelëve zuri një post të rëndësishëm. Të burgosurit e të vuajturit treguan krimet,por fshehën vrasësit. Tani ata një këmbë e kanë në pushtet. E mos mendoni se do t'u respektojnë për etikë. Do iu trajtojnë njësoj. Por jo me heqje thonjsh,as me vezë të zjera nën sqetulla. Do u marrin shpirtin se do u lenë pa punë,pa prona,pa biznes,pa shkolla e për çdo gram ajër që do merrni do u kërkojnë parapagim. E ruajtët etikën,bëhuni gati të hanë thikën. E ruajtët etikën,merrni malet se vetë e ngjallët klikën...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku13/09/2017 08:39

"Ishim të gjithë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës" - Sali Berisha. A doni më për Belulin? Akoma shpresoni tek PD? Pas vehtes përzgjodhi Lulin por drejton në hije me grupin e tij kriminal mafjoz. Këta njerëz në krye të PD janë po aq bashkëfajtorë sa PPSH, janë pjesë e saj. Sikurse zygota/vezorja, (që ndahet për të krijuar embrionin dhe tërë organizmin e njeriut, ajo duke u ndarë në dy pjesë, më pas në 4 pjesë e kështu me rradhë, ajo nuk vdes por është e pranishme tek çdo qelizë pasardhëse t? organizmit), ashtu dhe PPSH është kudo, në çdo qelizë të organizmit të shtetit "të ri dhimokratik". Dikur një mik më tha: "kaloi qerrja dhe e ndau bajgën më dysh". Prandaj mos besoni më tek PD me dyshen BerashBash që bëjnë kot gam gam sepse për rreth 15 vjet në pushtet bënë gjithçka për asgjësimin përfundimtar të klasës s? përndjekur, sipas porosive të Ramiz Alisë dhe sot janë të lumtur që bashkqeverisin me EDramën, Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën, Servet Sorrën. Për ti shkulur duhet revolucion, evolucioni është shpëtimi dhe shugurimi i tyre si baba-llarët e kombit. Çmimi i çdo përparimi është guximi - Hygó. Çfarë kemi akoma për të humbur përveç se mjerimit? Ngrihuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini. - Fan Noli.

E verteta13/09/2017 03:33

Per te gjetur fajtorine kesaj gjendjeje po ju kujtoj nje thenie te ish presidentit Berisha kur PD fitoi me shume se socialistet sot be 1992 Bashkevuajtes dhe bashkefajtore Tju rroje komunismi

reflection12/09/2017 03:41

Te perndjekurit nuk duhet te sakrifikojne edhe nje here jeten e sigurine e tyre qe e kane me te shenjte se ne te tjeret pasi u ka shkuar jeta ne fije te perit. Edhe une po te isha nje ishvuajtes nuk do ta beja kete vprim naiv duke publikuar emrin e torturuesit tim. Ai sot mund te jete deputet ose ish-deputet, funksionar partiak, prokuror ose gjykates, biznesmen ose trafikant droge dhe nuk e ka te veshtire t'ju nxije ose marre kete pjese jete qe ju ka mbetur. Shteti e vetem ai e di se kush jane torturuesit e ku jane. Por sot ata jane bere nje me te. Prandaj mos kerkoni kaq shume nga te perndjekurit por ata e te gjithe ne duhet te nxitim e detyrojme PD qe ta marre nje here seriozisht dhe kete pune. Nga te tjere as mos prisni gje.

Shqiptari11/09/2017 21:41

Ne te gjithe boten post-naziste, post-fashiste, post-komuniste dhe post-neonaziste te gjithe xhelatet, kriminelet, gjakepiresit, torturuesit e zellshem naziste, fashiste dhe komuniste dolen para gjykatave, ku u gjykuan dhe u denuan per krimet e tyre. Ne Shqiperi ndodhi cudia. Ata ndyresira jo vetem qe nuk dolen para gjyqit dhe drejtesise, jo vetem qe nuk u denuan apo ndeshkuan nga organet e drejtesise, jo vetem qe nuk u hakmorr ndaj tyre askush nga viktimat e tyre, por ata pervetesuan gjithe pasurine e popullit, u pasuruan, moren pushtetin ekonomik dhe tani u kthyen me triumfatore dhe moren perfundimisht edhe pushtetin politik. Komunistet gjakatare e rimoren perseri pushtetin dhe te persekutuarit mbeten serish te viktima te tallura te tyre. Kjo do te vazhdoje gjithe jeten persa kohe qe kujtesa e shqiptareve nuk zgjat me teper se 3 muaj!!!!

Ajo11/09/2017 20:52

Shkrim mese i goditur!
Sic duket kaq shume i paskan torturuar kafshet komuniste viktimat e tyre, saqe edhe ne te ashtuquajturen demokraci iu kishin shtene daten dhe jane sot e kesaj dite te tulatur. PD nuk beri pothuaj asgje ne mbrojtje te te perndjekurve politike dhe te njerezve te thjeshte qe nuk kryen asnje mekat dhe komunistet kane plotesisht te drejte te trimerohen dhe te na shtypin perseri! Jemi nje popull frikaman dhe i nenshtruar!

Nik 11/09/2017 18:01

thanx, ekselent artikul

Shto koment