Bravo Fevzo!

Bravo Fevzo!

Nga Artur Zheji - 08/09/2017

Bëri një maratonë TV, kolegu Fevziu, sepse ka 20 vjet që e mban në shpinë të vet atë televizion. U habitën shumë dhe shumë të tjerë u nervozuan, sepse te festa e Fevzos, ashtu si edhe 10 vite më parë, erdhi e gjithë dynjaja, dynjaja e spektaklit, e gazetarisë dhe e politikës.

Sepse dukshëm kanë nevojë për Fevzon dhe për “Opinionin”, që ka fituar të gjitha maratonat televizive, diku mirë, diku çka dhe diku shumë mirë, por gjithmonë aty, në këmbë dhe në ekran.

Shumë trokitën gotat, shumë të tjerë edhe hodhën ndonjë romuz apo ndonjë ironi, sepse ju duk shumë e madhe “Festa”. Por ishte një Festë private kjo, mund ta bënin edhe te Sheshi Skënderbej, po të merrnin leje, ku qëndron problem këtu? Kur nuk harxhohet lek shteti dhe lek taksash, sbesoj se ka ndodhur ndonjë gjë që nuk shkon.

Bravo Fevzo!

Vure tërë “elitën” e fshatit tonë shqiptar në rresht, si nevojtarë që janë për dritaren tënde mediatike. Dhe unë mendoj që gazetarët që kanë dhe ata kritikat e tyre për këtë, duhet të të thonë sëpari flm, sepse ngrite për vete, por edhe për të tjerët, stekën e respektit për gazetarët, në këtë llum mosrespekti që na rrethon.

Sepse kryeministri, e pas tij edhe politikanët e të gjitha ngjyrave, kur kalojnë siklete, të cilat i gatuajnë vetë dhe nuk ua pëlqen populli, drejtojnë gishtin nga gazetarët, fajtorë pa faj, por të kollajshëm për tu përfolur.

Bravo pra Fevzo, shiko punën tënde, ndonëse e di që s'ke nevojë për këshillën time. Mbaj ndonjë koqe hudhër në xhep dhe bëji dhe shijoi festat e tua, në televizionin tënd dhe për emisionin tënd!

Sepse dëshmove që edhe ai që të mbiquajti edhe ty “Kazan”, kryeministri pra, t'u fërkua dhe t'u përkëdhel, përpara kamerave si një ketër i butë dhe lajkatar, për të të bërë një qokë. Madje ishte edhe pa atlete dhe kishte veshur këpucë.

Ndoshta sepse thonë se ju shërua edhe gishti…

Dje pra, ishte edhe nje fitore e Gazetarit, jo vetëm një festë e ligjshme e Fevzos. 

/360 grade/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fery10/09/2017 14:46

Po po Fejzo , ahengu gjere ne gju , fukaralleku gjere ne fyt....Ne vitet e 70-ta , ketu ne Kosove , nji mik imi e kishte ble nder te paret nji televizor me ngjyre dhe me ftoi ne dhomen e tij .Por , u zhgenjeva shume kure pashe se ai ne dhome , ne vend te xhamave te dritareve kishte vendosur qese najlloni te perforcuara me brum the tharet qe nuke shkonin me mjera tjetren sikur edhe nuk shkon gala ahengu i Fevziut me fukarallekun e populliz

Tirana09/09/2017 18:03

Mire e ke o Artur djali , nuk ka asgje te keqe nga " llustra ". Ju analistet e njihni me mire se kushdo profesionin e bojaxhiut .
Opinioni i fevzos eshte bere " merre me long , se mishi u mbaru " . Fevzo do te kishte qene i besueshem po te kishte bere nje sondazh on-line dhe te shikonte se cili do te ishte mendimi i publikut me kete rast .

Vesa.09/09/2017 07:22

Festoni Fevzo,kur ju festoni edhe populli " gezon"edhe pse vjen era thartire se s'ka uje te lahet,edhe pse mushkerite i mbushen me tymin e plehrave te djegura,edhe pse ne tryezat e shumices eshte vetem buka,edhe pse .....,prape ju sheh ju ne televizor,dhe gezon per ju,qe i merrni kesaj jete cdo pike lengu,duke shpikur "festa"e "ahengje",ku vertiten te njejtat fytyra,qe hajde gjeje per cfare meritash te vecanta ndaj ketij vendi te mjere,kane hyre ne "grupin e te bekuarve",qe duken here si "gjysmeperendi",kur festojne,here si gjysmedjaj, kur i cekin "cairin"njeri-jatrit dhe nxjerin kthetrat.Sa shpatuulla te forta paska ky popull!!!!!

krasasi tp08/09/2017 17:50

Ne fshat, aty ku edhe sot pas 100 vjet shtet, nuk ka uji ne cezma ngaqe Ai meret nga burime nga ana e anes me gomar, Duart dhe fytyra lahen nga nje Muslluk qe i zoti i shtepise e vare ne ndonji dege peme.Burimi- gomari - uji-muslluku-fytyra dhe duart qe ndihin njera tjetren te pastrohen-legeni qe pret ujin -fshatari qe ujin e legenit ja hedh pemes per ujitje ,si shperblim qe mban varur musllukun .Festa e Fevzos dhe e parise kombetare -Zheji qe rrotullohet 360 grade .

Shto koment

Denonco