Gjermania e pandalshme vë kandidaturën për të mbrojtur titullin botëror

Gjermania e pandalshme vë kandidaturën për të mbrojtur titullin botëror

Nga Ronan Murphy - 05/09/2017

Me yje të rinj si Kylian Mbappe, Thomas Lemar e Paul Pogba, Franca është parë gjerësisht si favorite për të fituar Kupën Botës vitin e ardhshëm. Kjo reflektohet edhe në kompanitë e basteve, që e shohin skuadrën e Didier Deschamps si pretendenten kryesore. Barazimi pa gola me Luksemburgun i lëvizi pak kuotat, teksa Gjermania hyn në kompeticion si një nga skuadrat më të mundshme për të ngritur trofeun në Rusi verën e ardhshme.

Talentet e rinj të Francës kanë thyer rekordet e transferimeve në sezonet e fundit, duke rrëmbyer titujt dhe vëmendjen e tifozëve. Teksa e gjithë kjo ndodhte, Joachim Low vazhdonte të zhvillonte skuadrën e tij, duke mbledhur copat pas një eliminimi zhgënjyes në gjysmëfinalet e Euro 2016 nga Les Bleus, duke e kthyer Gjermaninë në një nga skuadrat më të sintonizuara në arenën ndërkombëtare.

Falë fitores kundër Norvegjisë, Gjermania është vetëm një pikë larg bashkimit me Rusinë pritëse dhe Belgjikës si fituese e Grupit H. Lojtarët e Lowit deri tani kanë ecur pa pengesa, duke i fituar të teta ndeshjet, me  18 emra në listën e shënuesve gjatë fushatës kualifikuese.

U desh një gol i vonë nga Mats Hummels për të siguruar fitoren në Çeki të premten, por ajo ishte hera e vetme që Gjermania nuk arriti t’i vinte në tehun e shpatës kundërshtarët, pasi e nisi fushatën në mënyrë të shkëlqyer, me fitoret 3-0 kundër Norvegjisë e Çekisë.

Ndërsa skuadrat e tjera kanë një bërthamë lojtarëtsh, thellësia e Gjermanisë është e jashtëzakonshme. Low zgjodhi një numër lojtarësh jo kryesorë dhe talentesh të rinj për Kupën e Konfederatave në qershor, ku të gjithë prisnin që Die Mannschaft të paraqitej mirë, por ta pësonte nga mungesa e përvojës. Portugalia fituese e Euro 2016 shkoi me një organikë të fortë, të udhëhequr nga kapiteni Cristiano Ronaldo, ndërsa Kili kishte Alexis Sanchez e Arturo Vidal.

Portugalia ishte plot me veteranë, me Ronaldon e Nanin mbi 100 ndeshje me kombëtaren para kompeticionit, ndërsa Joao Moutinho e arriti këtë shifër gjatë fazës së grupit. Kili kishte katër lojtarë me mbi 100 ndeshje dhe dy të tjerë me 90. Në të kundërt, kapiteni i Gjermanisë dhe lojtari me më tepër ndeshje ishte Julian Draxler, i cili luajti ndeshjen e 30-të kundër San Marinos, një javë para Kupës sp Konfederatave.

Para turneut, Low deklaroi se synimi ishte fitimi i përvojës nga lojtarët e rinj.

"Kupa e Botës dhe mbrojtja e titullit është objektivi ynë”, tha trajneri. “Një nga misionet gjatë rrugës për atje është pjesëmarrja në Kupën e Konfederatave, me synimin që tre-katër lojtarë të jenë të aftë të vënë nën presion yjet e konfirmuar kur të vijë botërori. Duam t’i ngremë lojtarët  në një nivel të ri. E di që kam 12, 13 fitues botërori me shumë përvojë e klas, por ata kanë nevojë për konkurrencë”.

Skuadra e re e Lowit bëri më tepër se sa thjesht impresionoi trajnerin: Ata dolën të parët në grup, mundën Meksikën në gjysmëfinale dhe ngritën trofeun falë fitores 1-0 me Kilin në finale. E gjithë kjo pa shumicën dërrmuese të lojtarëve kyç.

Disa prej atyre emrave u rikthyen në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, me Thomas Müller kapiten në vendit të Manuel Neuer të dëmtuar. Portieri më i mirë i botës u la jashtë për dy ndeshjet, por Low ka një numër të bollshëm zëvendësuesish, përfshirë Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës dhe Bernd Leno të Bayer Leverkusen.

Mesut Ozil ishte një nga emrat me përvojë që u rikthyen dhe dhuroi një performancë të shkëlqyer teksa Gjermania mundi Norvegjinë, me një gol e një asist në 17 minutat e para. Edhe Müller dha asiste për dy golat e Timo Werner, ndërkohë që, ashtu si me Real Madrid, Toni Kroos shkëlqeu në mesfushën me përzierje rinie dhe eksperience.

Sulmuesi i RB Leipzig, Werner, luajti titulla dhe ia shpërbleu trajnerit me dy gola, duke e çuar në shtatë numrin në nëntë ndeshje me kombëtaren. 21-vjeçari nuk ka luajtur ende në Champions League, ku do të fitojë më tepër përvojë përballë mbrojtësve më të mirë në botë, teksa Leipzig konkurron për herë të parë. Në pjesën e dytë, Low hoqi Müller dhe futi 22-vjeçarin emcionues të Schalkes, Leon Goretzka, i cili shënoi golin e pestë.

Në mbrojtje, Hummels luajti përkrah Antonio Rudiger, por pankina e Low ishte impresive, me talente si Niklas Sule e Benjamin Henrichs. Me një tjetër 90-minutësh, Joshua Kimmich tashmë ka luajtur 21 ndeshje radhazi me kombëtaren, vetëm Berti Vogts ka seri më të gjatë. Mborjtja e Gjermanisë ka lejuar vetëm dy gola në kualifkikuese dhe këtë javë nuk kishin as Benedikt Höwedes dhe Jerome Boateng.

Në skuadër ende nuk janë kthyer Neuer, Höwedes, Mario Götze, Ilkay Gundogan e Andre Schürrle, duke e lënë trajnerin me dhimbje koke kur të vijë momenti i përzgjedhjes për botërorin. Me kualifikimin që me të gjitha gjasat do të arrihet në ndeshjen me Irlandën e Veriut, Löw mund të përdorë skuadrën e dytë kundër Azerbajxhanit në fund. Megjithatë, pavarësisht skuadrës që do të dalë në fushë, me gjithë këto talente në dispozicion, prisni që Gjermania t'i fitojë lehtësisht të dyja ndeshjet.

Miqësoret e marsit me Spanjën e Brazilin do të jenë teste më të ashpër teksa të treja skuadrat do të përgatiten për finalet. Për Julen Lopeteguin dhe Titen, ndeshja do t'i ndihmojë të vendosin për lojtarët që do të marrin në 23-she, por për Löw vendimi është më i vështirë: Cilët lojtarë dëshiron që të marrin medaljet e fituesit verën e ardhshme?

Marrë nga Goal.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco