Për gratë që ziejnë fasule...Fildesi nuk ka nevojë për shtëpi pas vdekjes

Për gratë që ziejnë fasule...Fildesi nuk ka nevojë për shtëpi pas vdekjes

Nga Flutura Açka - 05/09/2017

Ku jeni mi, gra, që i keni lënë këto vajza vetëm të luftojnë për ju?! Prapë dajak do hani, prapë do t'ju vrasin, sa kohë nuk e mbroni veten. Duhet të ishit me mijëra, vetëm kështu ligji do të ndryshonte në favorin tuaj. Një ligj që mjafton vetëm të kërcënoheni, tjetri, "burri i paburrë" shkon në burg dhe i paamnistuar. Vetëm një ligj shumë shumë i ashpër, që të veprojë për një kohë 20 a 30 vjet, aq sa ta mendoni ju që nuk rrezikoheni, aq sa të ndrydhojë ky mentalitet i poshtër se ju jeni pronë, do të mund ta bëje kthesën e madhe për ju.

Po ku jeni ju? As kur ju kërkohet me alarm, nuk dilni, por zieni fasule. Këtë ligj të ashpër duhet ta kishin kërkuar ju me mijëra në shesh. Nuk e bëtë, shteti nuk ju ka faj. Të ishte vrarë një grua e zakonshme ne perëndim, sepse nuk ka vepruar ligji, bulevardi nuk i nxinte gratë. Të ishte vrare një gjykatësnë Perëndim, një njeri që duhet te mbrojë të drejtat e të tjerëve, një grua si shembull i grave që mbrojnë më të dobëtit, ishte anuar shteti.

Shteti e vrau Erieta Abdulin, me marrëveshje politike.
Shteti e vrau Irena Selin, me heshtje policore
Shteti e vrau Fildes Hafizin sepse nuk e mbrojti

Hipokritë dhe hipokrite, Fildes Hafizi nuk ka nevojë për shtëpi pas vdekjes, por të mos vdiste!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Vetting Rama05/09/2017 15:18

Flutura, po ajo mamaja qe vrau femijet ne Itali qe te mos i merrte babai? Po ajo qe mamaja qe bente droge ne Rinas me dashnorin (kete e di gjithe Rinasi) dhe brinjari u akuzua si vrases? Flutura shoqeria eshte e semure, Pse? Furaralleku maskaralleku! U provua ne kohen e Piramidave (Ponzi scheme) ku shqiptaret me para nuk e vinin doren ne kobure fare fare, dhe kur mbeten pa para filloi masakra te ciles nuk po i gjehet fundi. Germo Flutura germo, mos u merr me fasulet e fukareshave.

Shto koment

Denonco