Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kryeministri me 'kërcënim' në dorë

Kryeministri me 'kërcënim' në dorë

Nga Bledian Koka - 04/09/2017

Ai nuk ka kurrë një zgjidhje, por ka vetëm një armë që e këqpërdor mësë miri, KËRCËNIMIN. Edhe njëherë e si përherë, po flasim për Kryeministrin e Shqipërisë. Njeriun që pasi mori tepsinë i vetëm në 25 Qershor, tani po përbys kupën e bukës së ngrënë. Edi Rama është bërë tashmë një njeri i parashikueshëm në paparashikueshmërinë e vet.

Në kuadrin e njeriut pa vizion qeverisës, ai prej më shumë se 4 vitesh ka zgjedhur si model qeverimi, kërcënimin. Sa herë ndërmerr një aksion ai kërcënon, sa herë ndërmerr një reformacion ai kërcënon, sa herë ideon një “revolucion” ai vetëm kërcënon. Rezultatet e pandryshueshme të një eksperimenti të përsëritur dhjetra herë, nuk mund të prodhojnë asgjë veçse të njëjtin përfundim psikologjik. Edi Rama kërcënoi, kur nisi operacionin “Fundi i Marrëzisë”, ku fundi i erdhi vetëm operacionit, por marrëzisë jo.

Edi Rama kërcënoi me burg shqiptarët për paret e energjisë, paret u mblodhën, shqiptarët u futën në burg, disa varën edhe veten, por dritat sërish nuk pati. Edi Rama kërcënoi edhe me operacionin për kuponin tatimor. Si pasojë, bizneset u mbyllën, evazorët e mëdhenj triumfuan, shteti nuk mori më shumë para, edhe njëherë si përherë e pësoi biznesi i bukës së gojës. Edi Rama kërcënoi edhe me luftën kundër kanabisit.

Lazarati u mbyll, ndërsa Shqipëria u mbollll, ata që kishin 2 gram hashash po kalben në burgje, ata që trafikuan 2 ton e sipër vazhdojnë të jenë në pushtet. Pasoja, Hollanda pritet të rikthejë sëshpejti regjimin e vizave për shqiptarët, por jo për Edi Ramën dhe “djalin e tij të mirë”. Edi Rama kërcënon me vetëdijen e njeriut që e di se do të dështojë, por me fuqinë e pushtetarit që dështimin e shet si arritje. Edi Rama nuk funksionon dot ndryshe.

Sot 1 javë pasi shpalli 2018-ën si Vitin e Skënderbeut, kryeministri sërish ndërmori një furtunë në gotë kundër Akademisë së Shkencave që s’bzan. Ai ka vendosur gjatë orës së tij të lirë ne rrjetet sociale se nuk do ti japë më fonde Akademisë së Shkencave, dhe si pasojë këto para do ti adresojë drejt universitetet publike alias edhe tek ato qe ne i njohim si “Universitetet Private”…shiko ligjin per Arsimin e Lartë.

Pra sot Edi Rama barazoi me një të rënë të lapsit një akademik (qoftë edhe në gjumë e benevrekë veshur), me një profesor rishtar, me të cilët universitetet publik (sidomos ato private) janë mbushur dingas. Goxha guxim për një kërcënim. Përtej të gjithave, Edi Rama nuk u votua në 25 Qershor që të kërcënonte, por të reformonte…, të paktën nga ata që e votuan. Edi Rama sot nuk mund të ketë si model qeverimi, kërcënimin me fondet publike që apriori nuk i ka pare xhepi.

Pak javë më parë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se sëshpejti ai do të niste një diskutim për qëndrimin që Beogradi duhet të mbajë ndaj çështjes së Kosovës, dhe për këtë ai do të konsultohej me shoqërinë civile, klerin ortodoks në vend dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë. Por ky është Vuçiç, ose Sandri siç pëlqen ta thërrasë Edi Rama mikun e tij serb. Ndërsa për një debat të ngjashëm në Shqipëri larg qoftë, i bie që Edi Rama të konsultohet vetëm me Tan Lamen dhe Henri Çilin, meqë shyqyr Zotit jemi shtet laik.  

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tosi08/09/2017 03:56

Tan Lamja e beri detyren e seimenit, perdhosi serisht figuren e heroit kombetar duke ngateruar komunitetin fetar musliman per te shpetuar nga faji Lali Erin

Adelina Greca05/09/2017 07:46

Me Tan Lamen te konsultohet Edvini ?!?!? Po po kur vrima e ozonit te kete lesh. Vetem me Qifen dhe vetem me ate konsultohet Rame Suma. Sidomos per ceshtje te shkences dhe akademizmit Qifja eshte njesh. Ja fut edhe Pe Leshit

Shto koment

Denonco