Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Makthi bërthamor, Trump i ka kartat, por duhet t’i luajë shpejt

Makthi bërthamor, Trump i ka kartat, por duhet t’i luajë shpejt

Nga Nga Harry J. Kazianis - 04/09/2017

Koreja e Veriut e bëri të qartë vendosmërinë për të avancuar me programin e armëve bërthamore, duke kryer testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor nëntokësor, vetëm pak orë pas deklaratës se tani e ka prodhuar bombën me hidrogjen që mund të arrijë Shtetet e Bashkuara, me potencialin për të vrarë miliona.

Dyshoj në vërtetësinë e mburrjeve të Veriut se tashmë e ka Bombën H që mund të montohet në një raketë balitsike interkontintale për të fshirë nga faqja e dheut qytetet amerikane apo në vende të tjera. Por ky synim i frikshëm mund të arrihet shpejt nëse Presidenti Trump nuk vepron shpejt dhe me vendosmëri.

Muajin e kaluar, në një opinion të botuar në Fox News, shkrova se një burim nga Pentagoni më kishte treguar që Koreja e Veriut ishte vetëm 6-18 muaj larg zhvillimit të Bombës H. Burimi më tregoi këtë fundjavë se ende e beson këtë gjë, duke shtuar se “asgjë nga atp që Koreja e Veriut bën tani nuk na bëjmë të kërcejmë vendit. Në këtë pikë, nuk përjashtoj asgjë”.

Testi i ri bërthamor i Veriut dhe pretendimet se tashmë e kanë bombën janë pjesë e të njëjtës strategji. Që diktatori Kim Jong Un të ketë besim në armët e avancuara bërthamore dhe sistemin raketor të dërgimit të tyre, ai dëshiron që t’i testojë ato, mundësisht disa herë.

Deri tani, pavarësisht atyre që na ka thënë Pheniani, Kim nuk ka testuar ndonjë gjë me forcën shkatërruese të një bombe me hidrogjen. Megjithatë, testi i së dielës ishte më i madhi që Koreja e Veriut ka kryer ndonjëherë, rreth tri herë më i fuqishëm se shpërthimi nuklear i një viti më parë dhe më i fuqishëm se bombat atomike që SHBA hodhi në Hiroshima e Nagasaki në Japoni, në Luftën II Botërore.

Koreja duhet që të zvogëlojë çdo bombë bërthamore për ta montuar mbi raketat balistike interkontinentale, gjë që kërkon më tepër kohë e do të ishte një kapërcim i madh për Kimin, si dhe duhet ta përshtatë armën e re në raketë.

Nëse ndodh pas disa muajsh apo as dy vjetësh, pak dyshime ka që Veriu po ecën drejt zotërimit të bombës më të fuqishme në planet dhe sistemit për ta çuar në shumë pjesë të botës, përfshirë Amerikën. Do ta kundërshtoja që Koreja e Veriut ka mundësi të godasë Shtetet e Bashkuara me raketë bërthamore – tani.

Kështu që është çështje urgjente e sigurisë kombëtare për Presidentin Trump dhe administratën e tij që të veprojnë për të ndaluar kapacitetet nukleare dhe raketore që Kim tashmë i ka.

Si hap i parë, duhet të sigurohemi për kufizimin e burimeve financiare të Koresë së Veriut për ta bërë sa më të vështirë realizimin e programit bërthamor.

Qëllimi i këtij veprimi të ri – ashtu si sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurisë i OKB-së pak javë më parë – duhet të limitojnë sasinë e parave që hyjnë në Korenë e Veriut duke ndihmuar financimin e programit bërthamor.

Presidenti Trump duhet të veprojë në mënyrë të njëanshme, duke thënë me emër, kritikuar e sanksionuar çdo biznes, organizatë e qeveri që ndihmon në pastrimin e parave për Korenë e Veriut ose ndihmon këtë vend që të kapërcejë sanksionet e vjetra e të reja. Shuma e parave të pastruara që hyn në Korenë e Veriut shkon në miliarda dollarë në vit.

Kjo fushatë kundër pastrimit të parave do të dëmtojë pa dyshim Kinën dhe bankat e saj në SHBA, por është një hap i nevojshëm për t’u siguruar që Pekini dhe Pheniani të kuptojnë se shkelja e sanksioneve të vendosura nga OKB, SHBA dhe vende të tjera individualisht nuk do të tolerohet më.

Së dyti, duhet të rritim në mënyrë të konsiderueshme praninë ushtarake në rajonin Azi-Paqësor. Presidenti Trump duhet të mbajë premtimin e Presidentit Obama dhe të bëjë një kthesë apo ribalancim të vërtetë të Azisë. Kjo do ta bënte Azinë prioritetin tonë kryesor për sigurinë kombëtare pas mbrojtjes së territorit tonë, pavarësisht se cila do të jetë kriza ndërkombëtare e ditës.

Kjo do të thotë që të kemi 70 për qind të aseteve navale amerikane në Paqësor, në vend të 60 për qind që kemi tani. Këto asete të reja duhet të jenë një përzierje nëndetësesh sulmi dhe raketash të telekomanduara, si dhe destrojerë AEGIS për mbrojtjen nga sulmet me raketa të Koresë së Veriut.

Së treti, bazat tokësore të mbrojtjes anti-raketë në Azinë Lindore duhet të rriten dramatikisht, njësoj si në shtëpi. Duhet punuar shpejt me Japoninë për vendosjen e baterive PAC-3 shtesë, si dhe për instalimin e sistemeve të mbrojtjes anti-raketë THAAD.

Washingtoni duhet të punojë për të zgjeruar me shpejtësi numrin e interceptuesve tokësorë që janë të nevojshëm për mbrojtjen nga sulmet me raketa balistitike interkontinentale nga Koreja e Veriut.

Para gjithë këtyre, Presidenti Trump duhet të bëjë të qartë se kjo është politika e Shteteve të Bashkuara, se ne nuk do të pranojmë kurrë në Kore të Veriut bërthamore dhe se të gjitha opsionet e tjera janë e do të mbeten gjithmonë mbi tryezë.

Ndërsa Washingtoni nuk do të nisë një luftë me Phenianin, Kim duhet ta dijë se ne do t’i përgjigjemi çdo sulmi ushtarak koreano-verior me forcë të ashpër vdekjeprurëse. Dhe nëse Kim nis ndonjë sulm bërthamor, Presidenti Trump duhet t’i bëjë të qartë se mistreci bullafiq i Phenianit do të nënshkruante me dorën e tij dënimin me vdekje për vete dhe për vendin e tij.

Sot po paguajmë çmimin e akumuluar që nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur një sfide për sigurinë kombëtare që duhej të kishte qenë e para për çdo qeveri amerikane në dekada.

Dhe ndërsa mund të mos kemi një plan perfekt për të zvogëluar rrezikun që vjen nga Koreja e Veriut, pa diskutim që kemi shumë opsione të fortë që mund të mbajnë të sigurt vendin tonë dhe aleatët.

*Harry J. Kazianis është drejtor i studimeve për mbrojtjen në Qendrën për Interesin Kombëtar, themeluar nga Presidenti Richard Nixon.

Marrë nga Fox News - Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco