Gjergji, Skënderbeu e më pas Gjergji ishte e është heroi ynë

Gjergji, Skënderbeu e më pas Gjergji ishte e është heroi ynë

Nga Ismet Jaku - 03/09/2017

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu nuk ka qene as prift, as hoxhe, ai ka qene shqiptar, ashtu sikunder jemi dhe te gjithe ne, pavaresisht se ne cilen fe jemi besimtare

Skenderbeu nuk ka qene kryqtar, sic tha dikush ne kete diskutim. Shume kohe me perpara se te dilte ne skene Skenderbeu kishte perfunduar historia e kryqezatave, ne vitin 1291. Duke qene shqiptar, Skenderbeu luftoi kunder nje fuqie te huaj qe vinte te pushtonte tokat e tij. Ai lidhi marreveshje me te tjere zoter fqinj te tij, katolike dhe ortodokse, per te kundershtuar fuqine e huaj qe vinte per pushtime, te cilet per ate moment ishin turqit, qe ishin njekohesisht myslimane. Por gjithashtu Skenderbe ka luftuar edhe kunder nje fuqie tjeter te huaj, qe kercenonte lirine e zoterimeve te tij; kjo fuqi ishte Venediku, nje fuqi qe ishte shume i krishtere katolike.

Pra Skenderbeu nuk ka bere lufte fetare, sic cdokush mund ta vertetoje lehtesisht, por thjesht ka mbrojtur tokat e tij dhe te shqiptareve nga fuqite e huaja, jo-shqiptare.

Skenderbeu vete, ka lindur i krishtere, eshte konvertuar ne mysliman, eshte rikonvertuar ne te krishtere katolik dhe ka nderruar jete si i tille. Gjergj Kastrioti - Skenderbeu kur ka lindur i eshte vene emri Gjergj, me vone eshte quajtur Skenderbe, e ka rimarre prape emrin Gjergj, dhe ka vdekur me dy emra, Gjergj dhe Skenderbe.

Une kam lindur nga prinder muslimane, kam patur stergjysher katolike, por stergjysherit e stergjysherve te stergjysheve te mij kane qene pagane, kane jetuar me perpara se te lindete krishterimi dhe te vinte ne trevat tona ilirike. Por nga stergjysherit e stergjysherve te mij, nepermjete sterghysherve, une kam trasheguar gjuhen dhe kulturen, genin-kromozomet, qe me bejne te jem sot shqiptar. Kjo eshte e vertete per te gjithe shqiparet, pavaresisht ne cilen fe aderojne. Bindjet fetare mund te nderrohen nga njeriu, Skenderbeu vete aderoi gjate jetes se tij ne tre besime, por genet nuk nderrohen, dhe genet te bashkeshoqeruara nga gjuha dhe kultura, te bejne te jesh dhe te ndjehesh si pjesetar i nje etnie, ne rastin tone te etnise shqiptare.

Ne shqiptaret kemi mbijetuar si te tille, aq sa kemi mbijetuar, duke ruajtur gjuhen dhe kulturen, permes genit, ne trevat ku shtrihemi sot, prej ilireve ne shqiptare, pavaresisht shnderrimeve te besimit, pra te feve te ndryshme. Parulla “Feja e shqiptarit âsht Shqiptaria” eshte thene nga nje katolik, Vaso Pasha, i cili ka patur graden e larte “Pasha” ne administraten e Perandorise Osmane, eshte perqafuar nga ortodokse, katolike dhe myslimane ne kohen kur eshte hedhur, eshte bere dhe vazhdon te jete thelbi i ndjesise sone kombetare, dhe e tille duhet te vazhdoje, nese duam te kemi komb.

Skenderbeu ishte shqiptar, luftoi per interesa te shqiptareve, prandaj ai eshte Heroi Kombetar i te gjithe shqiptareve.

Cdo koment qe cenon thelbin e ndjesise sone kombetare, figuren e Skenderbeut si Heroi yne Kombetar, e cenon secilin prej nesh si individe, apo si pjesetare te secilit komunitet fetar, pra na cenon ne bllok. Secili prej nesh duhet t’i kundershtoje fort keto sulme e insibuata, si individe apo si pjesetare komunitetesh, dhe jo te sulmojme njeri tjetrin pa aresye..

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nikolaos08/09/2017 22:46

Gjergj Kastrioti nga te gjitha inmeldisfikacionet konbisental rezulton atlet i krishtit dhe prerebese prandaja ai nuk eshte heroi ine.Ai eshte me origjine te paster serbisjan.

janotan04/09/2017 16:29

Pse o populli do i gjeje keto pune? ku shkruaka si te gjithe ata qe rrine ne per kafe. Si paska qene Skenderbeu shqiptar? po identitetei shqiptar ehste konstruksion i mevonshem, te pakten dy shekuj me pas. Ku kishte shqiptare ne kohe te Skenderbeut? c'jane keto idiotesi? Pastaj c'dmth kam patur stergjyshir katolike? ky nuk e di qe Skizma ne Kishe eshte ne shekullin e 11 dhe deri atehere ishte nje krishterim, pra te pakten te thote qe i ka patur te krishtere. Nejse vari .... kush nuk po shkruan dhe kush po flet per kete pune. Ceshtja eshte e thejshte fare: nuk e mbuloi njeri statujen e Skenderbeut, u turren islamofobet kudo nga cdo ane si ata katolike, si ata ateiste, si ata komuniste dhe thane myslimanet nuk duan Skenderbeun. Ne fakt myslimanet e kane themeluar kete shtet se bashku me patriote te feve te tjera dhe sigurisht qe e shohin Skenderbeun si hero kombetar.

altini04/09/2017 15:42

Te lumte dora dhe mendja o artikullshkrues.

dr04/09/2017 07:33

Injorancen dhe Zoti e ka frik .

Loran shehu03/09/2017 13:46

Shum artikull i mir tamae then shum drejt por kth faj ka vetem shteti qe nuk merr masa dhe te arrestoj njerez e imamer qe nuk i njeh as xhamia sic ish ai aliu njerez te till nuk duet len verdall se gjejn injoranter e i marin me qaf

Shto koment

Denonco