Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Skënderbeu është shqiptar

Skënderbeu është shqiptar

Nga Alfons Zeneli - 03/09/2017

Skenderbeu eshte perdite 200 m larg xhamise ku falen njerezit perdite. Qytetare te ndryshem te besimit islam kalojne me mijera here aty prane. Skenderbeu adhurohet ne kufijte e shenjtit nga te gjithe shqiptaret shumica e te cileve statistikisht jane muslimane. Kurre me pare nuk eshte degjuar qe Skenderbeu te lincohet nga dikush per motive fetare, pra nga muslimanet. Rastet e mundshme sporadike, mendoj se kane qene raste me origjine jo fetare ne vetvete, ose kane qene raste prej pseudomuslimanesh truthare dhe me logjike njeqlizoresh. Shqiptaret kane luftuar kunder turqve deri ne 1912 kur pjesa me e madhe e tyre e kishin perqafuar besimin islam. Ka patur sigurisht shqiptare shpirtshplare

dumbabiste, por nuk kane qene fenomene qe kane prekur masat.Shqiptaret nuk e luftuan turkun vetem ne mesjete sa ishin katolike dhe ortodokse. Ashtu sikunder dhe katoliket luftuan kunder italianeve gjate L2B. Ashtu sikunder intelektuale shqiptare te besimit katolik qe aderuan ne qeverite shqiptare gjate pushtimit italian, nuk kishin motive fetare kur e bene ate veprim.Fakti qe shqiptaret e kane patur besimin per veten e tyre dhe se pushtuesit i kane luftuar ne unison kombetar e ne menyre te natyrshme, intuitive kombetare , eshte nje fakt dhe jo legjende vetemburrese, folklorike. Une nuk e di si si ka ndodhur "mbulimi" i shtatores se Skenderbeut nga pikepamja teknike. Mbase skenaristi i  mbulimit si person ka patur ndonje qellim fetar.., nuk e di. Por vendosja e aktit te mbulimit ne nje kontekst dhe piste konspiracioni fetar, eshte padyshim nje keqinterpretim i cili ka origjine padijen ose keqdashjen. Eshte largmendsh, e rrezikshme dhe paranojake te pranosh se muslimanet shqiptare mezi kane pritur te mbulojne Skenderbeun dhe te falen jashte shikimit te shtatores se kaloresit "katolik". Kjo nuk eshte as fantazmagorike..Eshte cmenduri.

Mendoj qe skuadra e analisteve dhe opinionisteve eshte ngutur me ose padashje te ngrehe armet apriori ndaj "armikut" fetar qe po do te haperdaje eshtrat alegorike te Skenderbeu sic bene turqit me eshtrat e verteta pas vdekjes se tij. Trajtimi qe po i behet ngjarjes ne fjale si konfigurim i luftes frontale midis muslimaneve dhe kristianeve, eshte nje akt edhe me i pamenduar, me i erret e malinj, me fundamentalist e me demprures se vete "mbulimi" disaoresh i shtatores se Skenderbeut.

Opinionistet mishngjethur dhe leshrangritur duhet t`i ulin armet nga duart dhe t`i heqin lentet nga syte sepse menyra se si ata po e amplifikojne kete histori, eshte duke i hedhur benzine nje zjarri i cili ne fakt nuk egziston. Ne Shqiperi nuk ka lende te pare per ta trajtuar Skenderbeun si luftetar fetar. Jam i bindur se Skenderbeu, ato netet e pafundme ne pallatin perandorak ne Stamboll, nuk i ka harxhuar duke menduar se e si si ta shpetoj krishterimin. Jam i bindur se ne zanafillen e mendimeve te tij ka qene Atdheu.

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Tirana03/09/2017 21:03

    Na kishte marre malli me t'pa ne media o Alfons Zeneli . T'faleminers per shkrimin tuej .

    shkurt201403/09/2017 17:44

    Leni marrinat,Skender beu dhe i gjithe populli jemi shqiptare,futi nji mendje te lehte feve ato vetem percajne e duan te shkatrrojne njerzimin.Fakti eshte se turqit jane qenija e gjalle me e ndyra sot per sote ne kyte bote,harroni plehrat.

    krasasi tp03/09/2017 16:24

    Tre pjesetar te familjes time u falen ate dite ne sheshin Skenderbej ,megjithese jane te mire arsimuar e te kenduar, ashtu sic bene shume te tjere.Adhurojne Zotin ashtu sic krenohen me Heroin Kombetar.As i kish bezdisur Skenderbeu i pa mbuluar gjate faljes se Bajramit te Madh dhe as u kish rene ne sy mbulimi i bustit me rastin e faljes se Kurban Bajramit..Zhurma e ngritur eshte edhe pseudo fetare edhe politike.Viti qe vjen nuk eshte shpallur as vit i integrimit dhe as vit i ekonomise sic do duhej te shpallej nga timonieri i madh.Ne vend te ketyre prioriteteve u servir Viti i Skenderbeut.Gazetave ,Portaleve ,fondamentalisteve andej e ketej kufirit, ju hap nji front i ri pune ku edhe me qeverine nuk e kruajne, se ju duhet te marin fonde ,por edhe me qendra te politik berjes neper bote ,perfshi edhe ato fetare te mund te marin fonde apo cdo lloji tjeter mbeshtetje.

    Vetting Rama03/09/2017 08:51

    Rilindasit historike te shekullit te XIX evokuan Skenderbeun, i cili dite me dite u be simbol i luftes se shqiptareve per liri dhe pavaresi (keshtu e kemi mesuar ne librat marksiste te historise). Ne Rome ka edhe nje monument te Gjergj Kastrioti Skenderbeu si shpetimtar te krishterimit, por Vatikani akoma hesht. Nejse ne jemi koqet e budallenjve qe meremi me shume me te se me buken e perditeshme te gojes. Liria fillon nga siguria e bukes se gojes dhe garancia e nje pune te ndershme dhe te perditeshme. Liria nga Superheronjte dhe Superman, Njeriu Merimange apo Batman jane vetem fantazi e njeriut te pafuqishem, te pasigurte qe ka humbur besimin ne vehten e tije. Mbreti, Presidenti, Sekretari i Pare, Udheheqesi i madh i Popullit etj etj perfundojne ne duar si horrash sikurse kemi ne sot Kryeminister Edi Rama qe tallet cdo dite me miletin qe i thith gjakun dhe eshte gati ta sakrifikoje per cdo aventure ushtarake apo politike. NJEREZ BENI KUJDES! DUAJENI VEHTEN ME SHUME DHE KINI FRIKE ZOTIN, I CILI NE DHJATEN E VJETER I KERKON MOISIUT TE MOS FALEN ANJE TE VDEKSHMI APO TU NGRENE STATUJA, AI NDALOI EDHE PERSERITJEN E IMAZHIT TE TIJE, OSE JEMI PAGANE OSE JEMI MONOTEISTE. UNE KAM FRIKE ZOTIN, DHE I BINDEM DHJETE POROSIVE TE TIJE QE I DHA MOISIUT. AMEN!

    Shto koment

    Denonco