Sa rëndë është sot Akademia e Shkencave

Sa rëndë është sot Akademia e Shkencave

Nga Artan Fuga - 01/09/2017

Z. Ylli Manjani në mbështetje të reformimit të Akademisë të Shkencave.

Krejt legjitime, të drejta dhe logjike janë këto pika që ju i shtroni, jo vetëm si kërkesa, por si standarte normale sjellje në një institucion.

Aq më tepër në një Institucion si Akademia e Shkencave që duhet të rrezatojë korrektësi maksimale. Akademitë e kohëve moderne ashtu si dhe ato të kohëve të hershme ndërtohen për zhvilluar ide që i paraprijnë zhvillimit të një shoqërie. Akademia jonë vështirë të quhet e tillë, në fakt! 
Ndaj standartet që Ju parashtroni me të drejtë duhen mbështetur, jo thjesht për kritikë të situatës aktuale por si mundësi për ndryshim. Në fakt akademikët nuk mund të harxhojnë kohë me tema të organizimit të tyre të brendshëm, por me debat mbi idete... 

Fakti që debati duhet të përqendrohet edhe mbi këto çështje të organizimit, tregon se sa rëndê është sot Akademia, shkenca dhe se në cfarë krize është ideja në vetvete... këtu e ka bazë ndoshta edhe improvizimi i politikës që drejton kuturu, pa ide e pa vizion...

Por të kthehemi tek standartet që Ju kërkoni; po, janë TË DREJTA! Pa diskutim!

Edhe ajo çështja e pensionit është për tu diskutuar. Natyrisht një akademik nuk mund të pensionohet asnjëherë. Por një kryetar Akademie ( pra një administrator) patjetër që po! Menaxhimi kërkon aftësi të mira dhe energji që njeriu i humbet me kalimin e një moshe të caktuar. E përsëris; një akademik nuk del kurrë në pension, ndersa një administrator po. 

Funksioni i kryetarit të Akademisë nuk është hierarki profesionale, besoj unë! Ska sesi të jetë, sepse akademikët janë të ndarë nëpër fusha të caktuara të shkencës. Si të tillë mund të flitet për Hierarki profesionale vetëm brenda të njëjtës fushë, por jo për të gjitha fushat së bashku. 

Prandaj kryetari edhe zv kryetari edhe funksione të tjera drejtuese janë funksione administrative dhe i nënshtrohen rregullave të përgjithshme të administrimit publik, të cilat përcaktojnë edhe daljen në pension.

Ky është mendimi im për pikën 5 të kërkesave/standarteve Tuaja, Profesor.

Natyrisht, ky mendim mbetet imi dhe jo i një institucioni publik, por thjesht i nje Avokati me përvojë në çështjet e të drejtes Publike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco