A ka vrimë Edi Rama?

A ka vrimë Edi Rama?

Nga SYRI.net - 31/08/2017

Në një nga daljet televizive kur ishte në prag të të 50-tave dhe u pyet nga moderatori për moshën, Edi Rama u ngërdhesh, pastaj u zverdh dhe gjysmë me shaka dhe gjysmë me mllef dhe urrejtje ndaj gazetarit tha; rrotulloje, rrotulloje thikën…

Rama që në kohën që preku për herë të parë pushtet, kur Fatos Nano e uli në kolltukun e ministrit të Kulturës nuk e ka fshehur, se vuan nga sindroma e lashtë sa njerëzimi: Rini dhe përjetësisë, me çdo kusht.

Që nga koha e Gilgameshit, mbretit Sumero-Babilonas që kaptoi male të pafund në kërkim të përjetësisë e deri sot, te Kim Jong, që kujton se i ka mbushur mendjen popullit të vet se nuk ka vrimë në pjesën fundore të prapanicës dhe prandaj nuk ka nevojë të kryejë aktin e pështirë të dhjerjes si gjithë të tjerët, kjo sindromë shkon paralel me pushtetin absolut, që posedon një vdektar.

Kur e kuptojnë që nuk ka përjetësi dhe plakja është fatalitet, atëherë si kompensim bëjnë çdo gjë, që të paktën t`u mbetet emri.

Dhe Edi Rama në këtë rrugë, pra që njëkohësisht me plakjen të lësh edhe emër, nuk është se ka bërë pak.

Për periudhën kur ishte kryetar bashkie, do të mbahet mend si njeriu që betonizoi Tiranën, të cilën e gjeti si një nga qytet më të gjelbëruar jo vetëm në Ballkan. Ai mendon se në fund fare, do të shkruhet për të: Njeriu që transformoi kryeqytetin e Shqipërisë.

Kurse për betonizimin që vazhdon dhe 20 përqindëshin që la amanet, i ka marrë mirë masat, siç bën gjithmonë. Emrin për transformimin e Tiranës në qytet modern e mban për vete, kurse faturën e betonizimit dhe të firmave të hedhura mbi plane e leje korruptive, ja ka rezervuar Erion Veliajt.

Emër të madh në historinë moderne të Shqipërisë, Edi Rama do të ketë për plot “kryevepra”, por mbi të gjitha shkëlqen ajo që bëri gjatë vitit 2016.

Të arrish të shndërrosh një Republikë të tërë, cep më cep, në një fermë gjigante hashashi kur je në krye të një shteti që ka 1 polic për rreth 200 banorë, nuk është vepër e vogël.

Nëse nuk e keni kuptuar tani nga daljet e shpeshta për këtë temë, atëherë në fund të vitit keni për të mësuar, që 2017-ta do të jetë hyj në histori si fundi i kësaj historie. Kjo është një punë shumë e madhe, që nuk e ka bërë asnjë udhëheqës, edhe i vendeve shumë të fuqishme; Brenda një viti nga ferma më e madhe në botë e hashashit, direkt në Zero mbjellje.

Natyrisht emrin e madh brenda vendit dhe në botë do ta marrë Edi Rama, kurse faturën për 2016-të, ose “Vitin Jeshil” e ka Saimir Tahiri, që në fakt sapo ka nisur ta paguaj.

Por përveç emrit të madh duhet edhe rinia, madje edhe bukuria, pse jo.

Prandaj gjithmonë duhen bukuroshe në kabinet për makiazh dhe një fosile e lashtë në Kuvend për kontrast…

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho01/09/2017 16:26

Ky ka vrime, por nuk ka ate qe e ben burre! Kuse per sindomen e lashte per pavdekesi e rini eshte ne mes te Dorian Grejt,personazh dhe krijuesit Oskar Wilde, te cilin Anglia e perzuri se kishte komplekse fizikopsikike te ndryshe nga normalja !

yp xhixhi31/08/2017 22:43

Ai eshte i vetedijshem qe ka,por mendon qe muti i tij nuk vjen ere

BenetBeci31/08/2017 20:17

Bukuroshe ne kabinet ???? Cilat more editorialist jane keto ? Kumbaro eshte burr(neshe), Mnastirlliu eshte shemale, Ajo e mbrojtjes ne menopause, Peleshi eshte majmune, Mesi eshte shtepiake, Ah-metaj eshte gojore. Keto jane grate e qeverise. Te gjitha shurrojne ne kembe dhe me presion 6 bar. Ndersa ka lezet burrat e vertete Klosi, Gjiknuri - Xhafa dhe te tjeret. E bejne rrjedhshem shurren ulur ne bisht. Pavaresisht se (vini re) timonieri e ben si qente shurren, me nje kembe perpjete dhe per kete shefi timonier do hyje ne wikipedia dhe ne kalendarin e mamaleve.

t31/08/2017 18:57

Kim Jong e mbajti te fshehur por i doli boja,kurse rama e ka vertetuar qe ne fillim se ka dhe bile edhe per te tjeret

Shto koment

Denonco