Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Unë, gjyshi im dhe viti i Skënderbeut

Unë, gjyshi im dhe viti i Skënderbeut

Nga Dritan Hila - 30/08/2017

Sot nuk ka mbetur portal pa marrë një status timin i cili në fakt është përshtatje e një spektakli të shoumenit amerikan George Carlin i cili tallet me qënien e vet amerikane, ndërsa unë me qënien time shqiptare.

Secili nga portalet në stilin e tyre , kanë aluduar për atdheshitje, dikush për gjyshsharje e dikush tjetër si paladin të pamundësisë të jetoj në qeverinë e Edi Ramës.

Në fakt nuk është asnjëra ose me thënë më mira pak nga të gjitha.

Më kanë ardhur në majë të hundës tiradat patriotike të qeverive (e të gjitha qeverive pa përjashtim). Një herë duke folur për albanofobinë, një herë si vit i Skënderbeut e deri tek torta e pavarësisë. Asnjëra nga këto nuk më bën të jem krenar kur paraqes pasaportën time në sportelet e policive të botës; as i mahnis të tjerët me historinë time që jam shqiptar, sepse nuk dinë ku të më gjejnë në hartë; as më qasin me ndonjë personazh të shquar, pasi Nënë Terezën dhe Ferid Muratin i dinë për maqedonas.

Po, Skënderbeu është një personazh që na lidh i krijuar nga rilindasit si ngjizës i një kombi pa shumë gjëra të shkruara, por është përdorur kaq shumë nga Zogu, Hoxha, Berisha dhe së fundmi Rama duke dashur edhe t’i ngjasojnë, por që mua nuk më ndihmon fare në jetën e përditshmë.

Nuk jam aq idiot sa të besoj se jam pasardhës i ilirëve apo arbërve. Natyrisht që mendoj se kemi ca përqindje nga gjaku i tyre, por ata nuk ishin kombe dhe në një vend ku kanë kaluar me qindra pushtues stacionarë dhe ushtri kalimtare apo popullsi barbare, ashtu si në gjithë planetin fiset e rracat janë kryqëzuar, ashtu edhe këtu kemi pasur miximet e rastit.

Kam lexuar Francisko Villar, që është inioeuropeisti më i madh i kohëve tona që thotë se “shqiptarët duhet të jenë pasardhës të ilirëve pavarësisht se nuk ka asnjë fakt por llogjika të çon në këtë pikë”, por as i hyj klithmave ekzaltuese e as atyre nihiliste dhe mbi të gjitha nuk e vendos veten krahas tij si autoritet shkencor. Ashtu sikurse nuk jam aq idiot sa të besoj se populluesit e Ballkanit Perëndimor që sot quhen shqiptarë, janë ilirë 100%, apo grekët e sotëm pasardhës të helenëve.

Kam lexuar “Skënderbeun” e Aurel Plasarit por nuk i kam hyrë nën fustan mamasë së Gjergjit pasi mendoj se ai më shumë se personazh është një mit për të cilin kemi nevojë. Por nuk mendoj se jemi 100% pasardhës të arbërve. Mjafton të kujtosh zbrazjen që pësoi Arbëria pas pushtimit otoman dhe nuk ke më iluzione. Por nuk do debatoja kurrë me Plasarin. Meqë ra fjala në Shqipërinë e mesme ka shumë ngjasime me turqit e sotëm ndërsa skraparllinjtë dhe mallakastriotët ngjanë më shumë me bullgarë sesa me mua që kam origjinën ngjitur me ta. E megjithatë janë shqiptarë.

Nuk mendoj që jetoj në vendin më të bukur në botë. Përtkundrazi, duke qenë ndër kombet e fundit të krijuara në Evropë, na lanë tokat më të ashpra ose të pashëndetshme. Tjetër pastaj që më vonë i kemi urbanizuar dhe bonifikuar. Mjaft të mendosh që ultësira perëndimore ka qenë kënetë, e kupton çfarë shëmtie ka qenë ky vend para 100 vjetësh.

Jam aq i kënduar sa të di që kombi është një nocion i 300 vjetëve të fundit, i krijuar pikërisht për të garantuar territorin, ekonominë dhe jetën e një grupi njerëzish. Herë është ngjizës ngjyra, herë gjuha e herë territori e shumë e shumë faktorë të tjerë.

Është një nocion i kohëve moderne pikërisht për të siguruar kohezionin e shoqërive dhe mirëqënien e tyre, pa përjashtuar se ata që e krijojnë janë një grup filozofësh, ushtarakësh dhe pasanikësh që më shumë e bëjnë për interesin e tyre. Këtë bënë edhe rilindasit tanë. Respekt për ta.

Nejse është një teori e gjatë të cilën nuk mund ta shtjellojë një njeri sado ekspert dhe erudit të jetë, jo më unë që ndihem modest. Ajo që ka rëndësi tek ne, përpara se t’i futemi mitizimeve apo historive me shqiptarizëm, është të sigurohet mirëqenia për këta njerëz që quhen shqiptarë, t’iu mundësohet jetesa këtu, të respektohen nga shteti i tyre dhe kur është e pamundur të ndihmohen. Janë shumë faktorë që duhet të plotësohen përpara se të them “krenar që jam shqiptar”. Se kur thotë George Carlin “çfarë dreqin është kjo krenar të jesh amerikan, kur qenia amerikan është vetëm një aksident seksual”, i cili banon në kombin më të begatë që hap luftë për jetën e shtetasve të tij, çfarë mund të themi ne, kur na tall nga i pari i qeverisë e deri tek polici i sportelit në kufi.

Unë nuk kam vendosur të iki dhe as më vjen turp që jam shqiptar. Natyrisht do më pëlqente të kisha lindur amerikan, por meqë nuk ndodhi, dua të jap një dorë që ta bëj këtë hise toke që më ra për fat, ku lindën dhe u varrosën gjyshërit e mi dhe im atë, të begatë dhe të jetueshme për vete dhe time bijë, që njerëzia mos ikin nga sytë këmbët. Kaq. Asgjë më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Otani03/09/2017 11:32

je kontradiktor Dritan Prandaj kthjellohu; nuk po ti numroj!

Ajo31/08/2017 13:21

I bashkohem ketij mendimi. Nese ka akoma shqiptare qe kujtojne se jane 100% gjak i kulluar ilir, eshte shume e thjeshte ta provojne se ky eshte thjesht nje mit qesharak, sidomos per popujt e Mesdheut dhe per me teper te Ballkanit. Kush ka mundesine ( eshte e lehte per ata qe banojne ne SHBA) le te kryeje nje test te ADN- se, por te mos te " shokohet" nga rezultatet e tij!
Racat " e kulluara" si ide, jane sa idiote aq edhe te rrezikshme, per te cilen nuk ke nevoje per shpjegime te gjata. Shqiptaret do bejne mire te kujdesen per ta begatuar vendin e tyre dhe per te forcuar famijlen si berthame e shoqerise, qe per hir te se vertetes po shkon drejt zvetenimit, se sa te mburren kot se koti me prejardhjen e tyre prej Skenderbeut!
Mesa di edhe une, pasardhesit e Skenderbeut dhe gjithe paria e arberve, ne mase te madhe u larguan drejt Italise dhe Greqise dhe ata fisnike qe mbeten iu nenshtruan turqve, u konvertuan per te ruajtur privilegjet dhe u turqezuan aq shume ( qofte edhe biologjikisht) saqe eshte veshtire te mburresh se kane gjak te kulluar prej shqiptari. Kete te drejte e kane mbase vetem himariotet dhe mirditoret, te cilet kurre nuk iu nenshtruan dhe as lejuan kembe turku ne territoret e tyre perkundrejt harraceve qe i paguanin pearandorise osmane.
Por nuk duhet harruar( gje qe "shqiptaret patriote" e bejne qellimisht) se ne mes popullsise ordodokse sidomos ne jug, ke nje mase te konsiderueshme vllehesh, grekesh dhe maqedonasish.
Eshte plotesisht e natyrshme qe pergjate shekujve, me levizjet e popullsive, luftrave pushtuese, dyndjes se fiseve barbare, nuk mund te egzistoje popull " i paster" gjenetikisht. Kombi, me teper se nje nocion i perkatesise etnike dhe biologjike, eshte nje nocion gjeo- politik, ekonomik dhe kulturor i nje grupi shoqeror.

lulu lulu31/08/2017 09:48

Ti pas ardhes i prostitutave veneciane.

Napoletano31/08/2017 07:27

Puorte o cazone cu 'nu stemma arreto
'na cuppulella cu 'a visiera alzata.
Passe scampanianno pe' Tuleto
camme a 'nu guappo pe' te fa guardà!

Tu vuò fa l' americano!
mmericano! mmericano
siente a me, chi t' ho fa fa?
tu vuoi vivere alla moda
ma se bevi whisky and soda
po' te sente 'e disturbà.

Tu abballe 'o roccorol
tu giochi al basebal '
ma 'e solde pe' Camel
chi te li dà? ...
La borsetta di mammà!

Tu vuò fa l' americano
mmericano! mmericano!
ma si nato in Albania!
siente a mme
non ce sta' niente a ffa
o kay, napolitan!
Tu vuò fa l' american!
Tu vuò fa l' american!

Comme te po' capì chi te vò bene
si tu le parle 'mmiezzo americano?
Quando se fa l 'ammore sotto 'a luna
come te vene 'capa e di:"i love you!?"

Tu vuò fa l' americano
mmericano! mmericano
siente a me, chi t'ho fa fa?

Shto koment

Denonco