Akademiku falënderon Berishën dhe paralajmëron letër për Ramën ...

Akademiku falënderon Berishën dhe paralajmëron letër për Ramën ...

Nga Artan Fuga - 30/08/2017

Pas letrës publike ku kam ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen e Akademisë të Shkencave dhe zgjedhjet pa kritere dhe parametra bashkëkohorë, rrotativë, që po përgatiten të bëhen atje në 4 shtator, nga një profil fallco, me emër fallco, aspak një vajzë naive sikur e trajtojnë ata që dikan gjithçka sa më sipër, kam marrë disa mesazhe radhazi me shpifje si edhe me thirrjen ultimative: Pusho, merr honorarin që të takon, ose ik!

Sigurisht, ky mesazh i padenjë dhe qesharak vjen nga rrethe të caktuara, por unë personalisht nuk ja lejoj vetes të akuzoj kërkënd pa fakte. Aq më pak më lejohet të them e nuk dua t'a mendoj se ato mesazhe janë shkruajtur nga ndonjë dorë akademike.

E vërteta është se në brendësi të ndërgjegjes sime, më shumë se këto mesazhe të përbuzura nga unë sepse janë të njerëzve me maskë dhe pa dinjitet, e pa personalitet, sakohë e fshehin atë, më rëndon fakti se prej gjashtë ose shtatë vitesh ngre brenda institucionit të Akademisë të Shkencave shqetësime shumë serioze për mbarëvajtjen e saj dhe vyshkjen e saj dita ditës, ndërkohë që ajo duhet të ishte një institucion i pavarur, me ndriçim, në fushën e dijes dhe kulturës kombëtare.

Prej vitesh, i censuruar brenda institucionit, pra nga drejtuesit e tij.

Në kushtet kur po ndodh që gjithë kësaj vyshkjeje po i vihet kapaku prej një dekade, me një mbyllje hermetizmi në drejtim, ku vazhdon që kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar, disa herë radhazi, dhe po përgatiten zgjedhje pa platforma dhe alternativa zhvillimi, pa kandidatura alternative, pa bilance mandatesh të përmbyllur në vitet që shkuan, gjykova të dal publikisht!

T'i drejtohem publikut të gjerë dhe komunitetit të shkencëtarëve dhe universitarëve!

Paraprakisht i kisha njoftuar drejtuesit e Akademisë të Shkencave për hapin që do të hidhja, pas përpjekjeve brenda institucionit, sepse ajo nuk u takon akademikëve, por shoqërisë dhe kombit!

Pra më shumë sesa thirrja uiltimative në rrjetet sociale e dikujt që fsheh edhe fytyrën edhe dorën por që organet e specializuara mund ta identifikojnë pa problem nëse e gjykojnë se duhet ta bëjnë, është gjendja e kërkimit shkencor, e shkencës, e dijes, e Akademisë të Shkencave, të gjitha në vyshkje e sipër prej vitesh e vitesh, që rëndon mbi ndërgjegjen time dhe të gjithë atyre që punojnë në këto fusha!

Askush nuk na dëgjon!

Në këto kushte, pas shumë shkrimesh dhe prononcimesh publike, prej vitesh, nesër do t'i dërgoj një letër publike kryeministrit të vendit z. Edi Rama, duke i vendosur në kujtesë gjendjen alarmante të kërkimit shkencor në vend, gjendjen në rrënim të institucioneve të kërkimit shkencor si edhe të Akademisë të Shkencave, duke i bërë edhe propozimet e mia.

Por, ndërkaq, falenderoj ata qindra miq në rrjetet sociale që u indinjuan bashkë me mua, dhe u solidarizuan, për të denoncuar metodat hipokrite të atyre që në vend të debatit të hapur publik, mbrojnë interesa egoiste kundër të mirës publike, duke u fshehur pas mundësive që jep teknologjia e sotme, por që gjithsesi nuk është perde celiku që nuk lejon të zbulohet atë që hedh gurët dhe fsheh dorën!

Falenderoj edhe figurat publike që këtë rast të përbuzshëm e trajtuan gjerë si një çështje që lidhet me lirinë e fjalës, e cila padyshim ka pengesat e veta arbitrare në institucione dhe agjenci të ndryshme, si efekt i këtij tranzicioni të gjatë dhe pa mbarim, e këtu një falenderim të sinqertë dhe miqësor për z. Sali Berisha, i cili pati ndjeshmërinë karakterizuese për t'a shtruar edhe njëherë lirinë e fjalës intelektuale, të të gjithë profesorëve, akademikë, gazetarëve, artistëve, shkencëtarëve, si një vlerë e shtuar, e cila duhet të gëzojë hapësirat e duhura të munguara, jashtë lincimeve të fshehura ose të hapura publike, si edhe marrjen e saj në konsideratë kundër injorimeve dhe trajtimeve inatcore e hakmarrëse.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

veri gjakova31/08/2017 15:48

Te fala dhe Zir Doçit, o fug. Kur te hi vetja ne qef, dikush matane ka ne dore nje def

dr.30/08/2017 18:41

Fuga ke ardhur si dallget e detit shiko pak te vetja ngritjen tende ku duhet ta cfry?osh

mario30/08/2017 17:21

bejini kerkese kaudilios,se mbase ju ndihmon,ky popull shkerdhate i ka hak te gjitha ,nje popull qe identifikohet me bajgen ,pa klase intelektuale me servile e lepuj me gjoja te djathte qe grihen me njeri tjetrin si mergata e nasho jorgaqit dhe qe e kane futur koken ne zgjedhen e edvinit per merira personale.turp,turp

krasasi tp30/08/2017 17:15

Lere Vespen Profesor Fuga se do te godas ndonji me ndonji parafango makine dhe do jete Ai pastaj qe do te qaj e do 'pikellojet" me shume se gjithe te afermit dhe miqte e shoket e tu te vertete.Ne vend te makinave te blinduara dhe bodiguardeve ,te rekomandoj te te shoqerojne student ekselent te cileve me siguri ju dhimbsesh dhe ta dine vleren.Ju z.Fuga,po ngacmoni folene e grerzave.Ju kerkoni te ndryshoni, te reformoni, Akademine e Shkencave duke e konsideruar A.SH nje institucion te pamvarur dhe partner me qeverine.Ketu gabuat profesor.ASH eshte nje institucion qe gezon mbrojtje te vecante nga Rilindja, ne shkembim te ideve qe rrjedhin nga studime mbi rolin e partise shtet dhe rolit te individit mbi kupolen partiake dhe rrjedhimisht mbi ate shteterore, si nje kusht per "zhvillimin" .Pervoja Ruse dhe ajo Kineze,Koreano-Veriore e Kubaneze eshte nje shembull se me mesimet e Katovices dhe me vullnetin tone te forte Ne komunistet shqiptar mund t'ja dalim.Kohet kur Euro-Socializmi konsiderohej Anti Komunizem kane ndryshuar dhe ne kemi aleatet tane kudo.Pluralizmin pothuajse e kemi kthyer ne fasade.Integrimin ne BE e kemi shnderruar si hap te pare ne integrimin dhe vllazerimin nderballkanik(Serb).Kane ikur kohet kur elita, intelektualet,profesoret ,diplomatet , te persekutuaret etj na i moren krahet ,na rrezuan simbolet dhe na jepnin mesime mbi dialektiken, se si kontradiktat dhe zhvillimi mund te arrihej me programe alternativa ,konkurime e ne rruge paqesore .Ate po bejme edhe Ne.Por o Ata o Ne.Te kapim superstrukturen si stacionin e pare, duke luftuar edhe ne gjithe frontet e tjera.Ky do ishte pak a shume nje diskutim ne akademine politike te Rilindjes, te cilen une fantazoj se eshte bere.Fole grerzash profesor qe nuk duhen ngacmuar ka kudo, ne agjensite e pronave, ne tatime, dogana, ne agjensi te tjera te sigurise, te drejtesise, ne ministrira ,por Ju profesor jeni futur thelle, ju "krruheni" te superstruktura, aty, Parija nuk te toleron.

Shto koment

Denonco