Qeveria  e Re dhe një pikëpyetje

Qeveria e Re dhe një pikëpyetje

Nga Andi Bejtja - 27/08/2017

Ja dhatë timonin Ramës duke mos u lodhur fare për ta pyetur as çfarë rruge do bësh, as do i biesh majtas apo djathtas, as me çfarë shpejtësie do ecësh, as çfarë plani ekonomik konkret ke, nuk e pyetët as sa do i keni rrogat dhe pensionet, as do i ulë apo ngrejë taksat, as çfarë do bëhet me vizat,,,,as,,,,as,,,,as,,,, Kur i dhatë timonin pa ia bërë këto pyetje nuk keni të drejtë t'i kërkoni llogari, madje as ai nuk ka pse na jep llogari....

Po ajo që sot Kryeministri duhet të jepte llogari para shqiptarëve kishte të bënte me procesin e integrimit që deri para ditës së djeshme, para se të mblidheshin Ministrat e Ballkanit në Durrës ishte prioritet i prioriteteve...

Kryeministri që dha detaje për çdo ministri dhe çdo ministër, e kishte obligim jo thjesht se çfarë ndodhi me Ministrinë e Integrimit, a u shkri a nuk u shkri, a kaloi apo nuk kaloi në varësi të njërës apo tjetrës Ministri,por kishte obligim më shumë rrjedhimisht: çdo të bëhet me të ardhmen europiane të Shqipërisë.  Nuk e bëri.

Herët a vonë do t'i duhet t'i japë përgjigje kësaj pyetje që nuk ka të bëjë thjesht me moralin, por edhe me sigurinë, mirëqenien dhe identitetin. Sot e kuptuam të gjithë se sa hap e mbyll sytë integrimi për ne shqiptarët nuk ka më vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Albo28/08/2017 01:37

Ku eshte Majlinda Bregu...

Shto koment

Denonco