E shkreta Hillary, Donaldi i keq e ngacmoi gjatë debatit

E shkreta Hillary, Donaldi i keq e ngacmoi gjatë debatit

Nga Liz Peek - 26/08/2017

E shkreta Hillary! Donald Trumpi i keq iu afrua kaq shumë gjatë një debati presidencial vjeshtën e kaluar, saqë, siç thotë edhe vetë, “iu rrënqeth lëkura”.

“Morning Joe” ka transmetuar një regjistrim të zonjës Clinton, e cila lexon fjalët e mësipërme, plot intonacion, duke u përpjekur të ngjallë interesim për “Çfarë ndodhi?”, libri i saj i ri, me të cilin përpiqet të na mbushë mendjen se pse i humbi zgjedhjet.

Pasazhi, i cili tregon për dilemën se si duhet të reagonte karshi pranisë së tij, të sjell në mendje disa përgjigje.

Numri një: nëse ky është ngacmimi më i madh që mundën të gjenin për të tërhequr vëmendjen në këtë vepër të panevojshme (a nuk e dimë të gjithë pse humbi?), shpresoj që Simon & Schuster të ketë gjetur një mënyrë të sigurt për të marrë mbrapsht paradhënien. Kompania botuese është në gropë pas botimit të librit të saj të fundit “Zgjidhje të vështira”, i cili shiti vetëm 280 mijë kopje në vitin e tij të parë. Për të thuhet se paguan 14 milionë dollarë paradhënie; sado që të kenë paguar për këtë të fundit me siguri që është shumë.

Meqë ra fjala, shitjet totale të “Zgjidhje të vështira”, një libër shumë i mërzitshëm, as nuk i afrohet librit të Donald Trump, me mbi një milion kopje të shitura, “Arti i marrëveshjes”. Edhe një raund tjetër për Trump.

Numri dy: kujtimet e saj mund të jenë difektoze. Memorja e Hillary-së i luan shpesh lojëra, si atëherë kur kujtonte gabimisht se kishte qenë nën zjarrin e snajperëve në Bosnjë, apo kur fajësoi një video për sulmet në Benghazi, apo kur tha se të gjithë gjyshërit e saj kishin emigruar në SHBA (tre ishin lindur atje).

Mëngjesin pas debatit në fjalë, kandidati Trump, i akuzuar për intimidim karshi saj, i mohoi akuzat dhe tha se ishte Hillary që i kishte zënë hapësirën. Videoja e shfaqur në Morning Joe tregon Trumpin tek qëndron në një farë distance nga Hillary, nuk i fryn pas qafe, ndryshe nga përshkrimi që ajo i bën skenës. Ai pret me durim teksa ajo flet. Cila është e vërteta?

Numri tre: në libër, ajo thotë se në atë kohë, duke u mos u ndjerë rehat, do të donte të kishte “ndaluar dhe të pyeste të gjithë ata që po e shihnin se çfarë do të bënin në këtë rast”. Kjo është jashtëzakonisht domethënëse. Hillary Clinton, në atë moment, duke ndjerë presionin e rivalit dhe e pasigurt si të përgjigjej, donte të bënte një sondazh. Ajo nuk u beson intinkteve të saj, kështu që kthehet nga turma për të gjetur përgjigje.

Ndoshta ky libër na tregon më tepër nga sa e kishim menduar, sepse, vërtet, kjo ishte pikërisht një nga arsyet që Clinton humbi. Ju kujtohet në fillim të fushatës kur New York Times shkroi një histori të lezetshme për përgatitjet intensive të Hillary-së? Se si ajo ishte konsultuar me jo më pak se 47 ekspertë në përgatitjen e programit ekonomik? Në atë kohë mendoja: Çdokush rreth të 70-ave dhe në përgatitje të kandidojë për presidente me siguri që duhet ta dijë se në çfarë beson. Por jo, ajo e kishte humbur dhe ende vlerësonte çdo këndvështrim.

Rezultati ishte një platformë pa vizion, një mishmash politikash i drejtuar nga analizuesh opinionesh dhe aparatçikë politikë. Mund të mos jesh dakord me pikëpamjet apo programin e Donald Trump, por pa diskutim që e dini se në çfarë besonte ai. Trump premtoi ta bënte Amerikën sërish të madhe duke kthyer vendet e punës, duke forcuar zbatimin e ligjit, duket mbrojtur kufijtë, duke kërkuar tregti të ndershme dhe duke anuluar rregullat e erës së Obamës. Ai premtoi të vinte Amerikën të parën.

Tematika e fushatës së Hillary-së ishte varrosur nën një ortek temash diskutimi politike. Një nga emailet e zbuluar të John Podestës ka bërë të ditur se fushata e Clintonit shqyrtoi e më pas refuzoi 84 slogane potenciale, para se të zgjidhte "Stronger Together" (Më të fortë së bashku), një frazë që nuk ngjiti kurrë. 84! A nuk flet vetë kjo?

Numri katër: nëse Hillary intimidohet ka lehtë nga burra të fuqishëm, atëherë pa dyshim që nuk e ka vendin në Zyrën Ovale. Ajo thotë në libër se teksa i largohej atij momenti të vështirë, ajo u ndihmua “nga një jetë e tërë marrëdhëniesh me burra të vështirë”. Dikush mund të pyesë, mos i është dashur gjithmonë të luftojë për t’u pranuar nga burrat? A ishte burri i saj Bill një prej “burrave të vështirë”? Ndoshta e famshmja “nisje nga e para” me Vladimir Putin do të kishte qenë më e suksesshme, por ajo iu përkul një tjetër burri “të vështirë” që shfaqte një tepri testosteronesh.

Ndoshta Hillary ndihet e pasigurt rrotull burrave, sepse ata janë më të mëdhenj se ajo. Në videon e debatit, Trump duket sikur i qëndron përsipër, sepse ai është më i gjatë. Kur kamera shkon pas, duket qartë që janë të paktën disa metra që i ndajnë. Presidenti Trump është 1.88 metra i gjatë, me atë shtatlartësi ai mund të jetë imponues apo edhe intimidues karshi dikujt që është shumë centimetra më i shkurtër.

Zonja Clinton mund të jetë një prej tyre. Në fushatën e vitit 2008, zyra e saj deklaroi se ajo ishte 1.65 metra. Në fushatën e fundit, sipas një artikulli në Washington Post, stafi i saj deklaroi se ajo është 1.70 metra e gjatë. Fantastike, meqënëse tashmë është në një moshë kur trupi tkurret, nuk zgjatet. Pse duhet që dikush të gënjejë për shtatlartësinë? Mos vallë pretendimi se është më e gjatë i jep vetëbesim ekstra?

Sa për krahasim, Margaret Thatcher ishte 1.65 metra, aq sa dhe Angela Merkel. Asnjëra prej tyre nuk ka qenë e intimiduar nga burra të mëdhenj e të fuqishëm, përfshirë, në rastin e Merkelit, edhe Donald Trump. Mos vallë Hillary thjesht nuk e ka atë që i duhet për të qenë presidente? Kjo është që çfarë votuesit vendosën. Ndoshta, në fund të fundit, kjo është ajo “Çfarë ndodhi”.

Marrë nga Fox News – Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d26/08/2017 11:33

Me duket se me e rendesishme nga keto "vogelsira" ne perplasjen elektorale te znj.Klinton me z.Trump, eshte fakti se ajo u tregua e gateshme te fale tradhetine bashkeshortore. Cfare garanciei mund te kishite elektorati amerikan pas kesaj, se ajo mund te falte edhe tradhetine kombetare ?
Se dyti. Presidenti aktual Trump, ka mbi 6 muaj qe akuzohet se erdhi ne pushtet me ndihmen e Rusise, pa paraqitur asnje fakt e prove juridike.
Zonja Klinton u akuzua nge shefi i FBI, qe gjate fushates, se me pakujdesine e saj duke perdorur celularin privat, kishte derguar me dhjetra mije E-Maile me permbajtje qe dekonspirojne shtetin amerikan.

Shto koment

Denonco