Al Gore dhe filmat e tij për klimën, ekzagjerime të pabesueshme

Al Gore dhe filmat e tij për klimën, ekzagjerime të pabesueshme

Nga John Stossel - 23/08/2017

U befasova kur mora vesh se filmi i ri i Al Gore fillonte me fjalë të marra nga unë! Duke treguar ajsbergët që shkrijnë në mënyrë dramatike, Gore shfaq një pjesë videoje ku unë them: “Ai (Gore) fitoi një Oscar me “An Inconvenient Truth” (E vërteta e hidhur), megjithatë pjesa më e madhe e atij filmi është kot. “Niveli i detit mund të ngrihet me 20 këmbë (7 metra)” – absurde”. Ai përdori këtë koment nga një prej shfaqjet e mia televizive.

Pretendimi "20 këmbë" është absurd, një nga shumë pretendimet e ekzagjeruara në filmin e tij.

Filmi i tij i dytë, "An Inconvenient Sequel" (Vazhdimësi e hidhur), tregon Manhattanin nën ujë, teksa Gore thotë: "Ja, kjo është ngrohja globale".

O Zot i madh! Stossel vë në dyshim pretendimet e Al Gore, por pamjet nuk gënjejnë: Memoriali i 11 Shtatorit është nën ujë! Gore ka të drejtë! Stossel është një copë injoranti!

Por prisni. Pamjet ishin nga superstuhia Sandy. Uji vërshon në breg gjatë stuhive, aq më tepër gjatë “super” stuhive. Por niveli i detit nuk është rritur shumë.

Gjatë dekadës së fundit, është rritur rreth 1 inç (2.5 cm). Por kjo nuk vjen ngaqë ne përdorim karburante fosile. Niveli i detit rritet që shumë kohë para se ne të digjnim gjë. Është rritur një inç për dekadë gjatë mijëra vjetëve.

Në filmin e tij të ri, Gore viziton Miami Beach. Nuk ka stuhi, por rrugët janë të përmbytura. Provë e katastrofës!

Por në një e-libër të ri në përgjigje të filmit të Gore, klimatologu Roy Spencer vë në dukje se përmbytjet në “Miami Beach shfaqen gjatë baticave të larta të quajtura 'baticat mbret’ gjatë rreshtimit në një vijë të Tokës, Hënës e Diellit. Ato janë përkeqësuar ndër dekada në zonat e ulta të Miami Beach, ku janë bërë ndërtime në toka moçalore”.

Tipike alarmante e Al Gore: Zgjedh një vend që përmbytet çdo vit dhe e portretizon si evidencë kataklizmoje.

Spencer, ish-shkencëtar i NASA-s dhe bashkë-autor i mënyrave të para për monitorimin e temperaturës globale me anë të satelitëve, nuk është “mohues” i ndryshimeve të klimës. As unë nuk jam. Klima ndryshon.

Njeriu ndoshta luan një rol. Por është pothuajse e sigurt që ngrohja e sotme nuk është “krizë”. Është më kaq kërcënuese se krizat e vërteta, si malaria, terrorizmi, falimentimi i ardhshëm i Amerikës, etj. Edhe sikur ngrohja në rritje e atmosferës nga dioksidi i karbonit të ishte kërcënim serioz, asgjë nga ato që pretendon Al Gore dhe pasuesit e tij nuk do të sillte ndryshim.

"Gjëja që unë kundërshtoj është keqdrejtimi i njerëzve me pretendime shkencore klimatike false dhe alarmimi i tyre deri në atë pikë sa shuma të mëdha të pasurive publike derdhen në skema të shtrenjta energjie”, shkruan Spencer.

Gore bën pikërisht këtë. Ai portretizon çdo ngjarje dramatike moti si provë që njerëzit e kanë ndryshuar atë. Kur sheh filmat e tij, të duket sikur stuhitë e mëdha dhe koha e pazakontë nuk janë shfaqur kurrë më parë dhe akullnajat nuk kanë shkrirë asnjëherë.

Në filmin e parë, Gore predikonte që tornadot dhe uraganët do të bëheshin më keq. Nuk ka ndodhur. Aktiviteti i tornadove është ulur.

Po ato pamjet dramatike të kolapsit të copave të mëdha të akujve?

"Për sa kohë që në Antarktidë vazhdon të bjerë borë, akullnajat dhe copa akujsh do të vazhdojnë të bien ngadalë në det dhe të dalin në oqean”, shpjegon Spencer. Kjo gjë ndodh natyrshëm, ashtu sikurse lumenjtë rrjedhin natyrshëm drejt detit. Nuk ka të bëjë aspak me aktivitetin njerëzor”.

Gore tha se akujt detarë të verës në Arktik do të zhdukeshin deri më 2014. Asgjë nga kjo nuk duket se do të ndodhë.

Filmi i Gore fryjnë energjinë diellore dhe makinat elektrike, por nuk përmend që detyrohen taksapaguesit të financojnë për to. Pavarësisht subvencioneve, makinat elektrike ende përbëjnë më pak se 1% të tregut.

Nëse makinat elektrike do të bëhen më popullore, Spencer pyet: “Prej nga do të vijë i gjithë ky elektricitet shtesë? Britanikët që tani po rebelohen kundër fermave ekzistuese të erës”.

Vë bast që shumica e ndjekësve të Gore nuk e ka idenë që pjesa më e madhe e energjisë elektrike të Amerikës vjen nga gazi natyror (33%), qymyri (30%) dhe reaktorët bërthamorë (20%).

Ndoshta as Gore nuk e di këtë.

Do të doja ta pyesja, por ai nuk më flet. Nuk bën më debate.

Kritikët e kanë vlerësuar "An Inconvenient Sequel". Një kritik në NPR (radio publike) e quajti “një leksion jashtëzakonisht efektiv”. Por shikuesit kanë qenë më pak entuziastë. Në Rotten Tomatoes, guida ime e preferuar e filmave, i japin një vlerësim 48%. Disa nga vlerësimet: "I mërzitshëm sa s’bëhet”. “Informacion i pasaktë, plagjiaturë dhe ekzagjerim”.

Pa dyshim, juria e Çmimit Nobel dhe kritikët e medias janë më tepër se ne adhurues të qeverive të mëdha dhe dramave të frikshme.

Marrë nga Fox News-Përgatiti SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d25/08/2017 11:46

E kam pershendetur gjithmone luften e drejte te ambientalisteve, per te bere cmos qe njerezimi te mos ndyje atmosferen me gaze te demeshme per jeten, por po aq me duken te marrezishme format e ekstremizmit ambientalist, kryesisht me motive ideollogjike majtiste, per te goditur arritjet e shkelqyera industriale e teknike, me prapavije goditjen e "kapitalisteve" .
Q bota sot ka arritur keto maja te larta te zhvillimit shkencor, teknik e induastrial, kjo eshte padyshim si rezultat i shfytezimit te energjise se paster elektrike. As mund te mendohet sesi mund te funksiononte bota e sotme pa energjine elektrike qe ka hyre qe nga perdorimi shtepiak e deri ne rraketat e stacionet kozmike. Fatkeqesisht megjithe kete zgjerim te madh te perdorimit te kesaj energjie, akoma sot per sot rruget e perftimit te saj me se shumti vijne nga burime te tjera energjie si djegja e hidrokarbureve apo energjia atomike, energji keto me pasoja ne ndotjen e ambientit, e me pak nga shfrytezimi i energjive thjeshte natyrore te rrymave te ujit e eres, apo shfrytezimit te energjise diellore.
Por edhe nese do te pranonim se ngritja e nivelit te oqeanit boteror, vjen si rezultat i ngrohjes se Tokes nga ndotjet e atmosferes, lufta e ambientalisteve duhet te drejtohej per gjetjen e menyrave per ti filtruar e pastruar gazet e demeshme neper uzina e fabrika me impiante moderne, e jo me idene se qe te shmangim ngrohjen klimatike, duheshkan mbyllur perfundimisht te gjitha industrite e prodhimit te energjise elektrike. Marrezia e disa ambientalisteve ekstremiste shkon deri ne thirrjet per te pezulluar perftimin e energjise elektrike, edhe nga "mullijte e eres", me arsyetimin se keto e shemtokerkan ambientin apo demtojne siperfaqet e gjelbera. Nje gje nuk kuptojne keto fare "ambientalistesh", se ata nuk do ta benin dot kurre propoganden ambientaliste, ne mungese te energjise elektrike.
Nuk eshte pra zgjidhja per ta kthyer njerezimin ne koherat e tij primitive si nostalgji per natyren "e virgjer", por si te gjenden zgjidhjet me optimale per kerkesen qe ka sot bota per energjine jetesore elektrike.

Iliri tjeter23/08/2017 20:22

Ngrihja glibale e Tojes dhe bashke me te shkrirha e akujve si pasoje e veprimtarise industriale te njeriut eshte sa nashtrim aq dhe e pavertete.
Toka ka ciklet e saj klimaterike. Ishte koha e Akullnajave dge mbas mbarimit te saj filloi shkrirja e tyre dhe fillimi i ngrohjescte Tokes dhe lulezimi dhe ritja e gjithaneshne e pyjeve masive.....
Mos duhet te themi qe shkrurja ne epoken e akullnajave ardhi si pasoje e veorimtarise njerezore, kur njeriu i pare akoma nuk ishte cfaqur ne Toke?

Shto koment

Denonco