Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Ekstradimi i Morinës dhurata e fejesës Rama-Vuçiç

Ekstradimi i Morinës dhurata e fejesës Rama-Vuçiç

Nga Dritan Kaba - 17/08/2017

Sot, gjykata kroate vendosi sërish ekstradimin e Morinës.

Këtë shkrim e shkruajta për herën e parë.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë Kroate për rikthim, mediat e Ramës filluan duke thënë që ai u lodh me telefona që të kthente vendimin. Që mori garanci për mosekstradim e sa e sa të tjera broçkulla.

Kroacia është e tradhëtuar nga politika e Ramës.

Politika rajonale e Shqipërisë është me fokusin e saj për krijimin e Jugosllavisë së Re në rrafshin ekonomik dhe politik. Kundër kësaj nisme kanë qenë shumë të vendosur dy kryeministrat, miq të shqiptarëve, ai malazez dhe kroat.

Adresimi i tyre sekretarit amerikan Rex Tillerson u anashkalua nga mediat e kryeministrit. Lajmi nuk u dha, përveç tek SYRI.net.

Dikush e hoqi këtë lajm nga televizionet.

Kryeministri ynë me atlete të bardha, na nxori fillimisht me këpucë të kuqe në Trieste, ndërsa tani me politiken e tij po na nxjerr me fytyrë të zezë tek aleatet e shqiptarëve në Ballkan.

Në shkrim kam përmendur dhe thirrjet e tifozëve serbe: Vrite, vrite shqiptarin, që kroati të ngelet pa vëlla.

Por realisht politika shqiptare e "vrau" vetë vëllain.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptari18/08/2017 13:12

njerezit me mendesine tende, o Daj Jaku, jetojne 1000 vjet, se nuk u punon truri dhe per kete jane te lumtur, ndaj leji perrallat e tjera me sigurimsa etj..

Daj Jaku18/08/2017 06:15

O Shqiptar. Po nga e gjete gjithë këtë fantazi groteske tip Shvejku ? Dyshoj se je ndonjë ish sigurims nga ata të thekurit në zjarrin e "betejave" kundër imperializmit dhe revizionizmit. Derisa merresh akoma me një ish ish Berishë.

shqiptari17/08/2017 23:01

Ballist Morina cuditerisht edhe pse shte nje provokator dhe "shpiku" nje lloj flamuri te vecante e te panjohur, entusiazmoi tere politiken dhe institucionet shqiptare! Ballist Morina nuk e ka ngritur ai Dronin, por sherbim sekret serb. Jane serbet qe e kane paguar Ballist Morinen qe te pranoi se gjoja e ka ngritur ai dronin.Nuk mund te ngrihej droni ne ate stadium me rastin e asaj ndeshjeje, pasi ishin bllokuar te gjitha valet, dhe kete e vertetojne gazetaret, te cilet nuk mundeshin te komunkonin. Keshtu qe ne ato momente jane sherbimet inteligjente serbe qe e ngrene dhe e drejtojne ate dron ne valet e ushrise se tyre. Keshtu qe Ballist Morina duhet te jete paguar nga sherbimet sekrete serbe. Duke e henger ate corbe te prishur, e urdheruan qe te futet prej Italie ne Kroaci, pasi dihet qe Kroacia dhe serbia i kane marredheniet shume te ndera dhe serbia kerkon qe ta vere Kroacine perballe institucioneve nderkombetare. Por kryeminstri shqiptar, ish kryeministri Berisha dhe gjithe politikanet e tjere ose kane rene ne gracken serbe, ose edhe ata jane pjese e lojes se Serbise qe e trumbetojne per patriot kete provokator te paguar.

Shto koment

Denonco