Bashkimi i Kubës me Venezuelën, një martesë në ferr

Bashkimi i Kubës me Venezuelën, një martesë në ferr

Nga John Moody - 17/08/2017

Diktatura socialiste e Venezuelës po e shkatërron vendin me një shpejtësi alarmante. Ushqimi është i paktë, furnizimet mjekësore thuajse nuk ekzistojnë. Dy në 100 të sapolindur vdesin. Prodhimi i naftës bruto, eksporti i vetëm sinjifikativ, është zhytur në 2 milionë fuçi në ditë. Çfarë duhet të bëjë? Të bashkohet me aleatin e vetëm rajonal, Kubën.

Nocioni i bashkimit të Venezuelës e Kuba – Venekuba apo Kubazuela janë emrat që përdoren më shpesh – është përmendur që kur diktatori i ndjerë venezuelian, Hugo Chavez, përqafoi presidentin e atëherësh të Kubës, Fidel Castro. Raul Castro, i cili pasoi vëllain si zot i Havanës, është tani i vetmi përkrahës i pasuesit të paaftë të Chavezit, Nicolas Maduro. Dhe influenca e Kubës mbi Maduron, teksa ai çon vendin drejt rrënimit, është thuajse e plotë.

Kubanët mbikqyrin Gardën Kombëtare të Venezuelës që ruan Maduron e klikën e tij nga përmbysja. Kartat e identitetit, të cilat iu kërkohen qytetarëve t'i mbajnë me vete, lëshohen nga oficerë kubanë. Disa kundërshtarë të qeverisë kanë akuzuar se karta identiteti të vlefshme iu janë shitur terroristëve të njohur islamikë. Këshilltarët kubanë drejtojnë edhe shpërndarjen e ushqimit dhe, përherë e më tepër, edhe industrinë ineficente të naftës.

“Këshilltarët kubanë janë ekspertë”, thotë Dany Bahar, një ekspert venezuelan në Brookings Institution. Ai beson se Maduro mbështetet te ndihma nga Havana sepse e di që nuk mund të mbijetojë i vetëm. Shkalla e aprovimit të Maduros mendohet të jetë nën 20 përqind dhe protestatt e dhunshme kundër regjimit të tij janë në rritje.

Për të mbajtur ushtrinë venezueliane nga ana e tij, Maduro ka graduar rreth 2 mijë gjeneralë, më tepër se NATO. Këta përkrahës me uniformë janë ndër objektivat e sanksioneve të SHBA, të imponuara nga Presidenti Trump në fillim të këtij viti. Por meqënëse rrethi i brendshëm i Maduros i mban pasuritë e paligjshme në Evropë, sanskionet amerikane nuk arrijnë të kafshojnë aq thellë sa duhet. Akti përfundimtar i SHBA, një embargo e plotë ndaj naftës së Venezuelës, mund të jetë kundërproduktive.

“Efekti afatgjatë i embargos amerikane do të ishte shkatërrues për Venezuelën në vitet e ardhshëm”, thotë Bahar. “Do t'i jepte regjimit justifikimin për të thënë që “Amerika po na vret fëmijët”. Dhe ekspertët e propagandës kubane do të sigurohen që fotot e fëmijëve të uritur të qarkullojnë në gjithë botën”.

Nuk do të ishte hera e parë që Venezuela bëhet pjesë e një bashkimi më të madh. Simon Bolivar, revolucionari i shekullit të 19-të që çliroi pjesë të Amerikës Latine nga dominimi spanjoll, e quante territorin ku sundonte, nga Caracas në Bolivi, "Gran Colombia". Ai bashkim nuk zgjati shumë.

As një bashkim me Kubën. Vendet latino-amerikane që janë kthyer nga socializmi i stilit marksit dështojnë në mënyrë të pashmangshme, siç e kanë mësuar edhe kubazuelianët, për fatin e tyre të jeq.

Fox News

John Moody është Zv.President Ekzekutiv dhe Editor Ekzekutiv i Fox News. Ish-shef i zyrës së Romës i revistës Time , ai është autor i katër librave, përfshirë "Papa Gjon Pali II: Biografia".

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco