Skizofrenët s'mund të jenë përfaqësues të atyre që i qëndrojnë besnik, fjalës

Skizofrenët s'mund të jenë përfaqësues të atyre që i qëndrojnë besnik, fjalës

Nga Jakup Krasniqi - 15/08/2017

A kemi përfaqësues besnik?

Realiteti ynë politik në ketë verë të nxehtë po konfirmon se: Koha e ideve për të treguar urti demagogjke ka ikur.

Koha është për zgjidhje të mundshme e të ngutshme praktike.

Ata që nuk kanë mundësi, mbase as guxim për të bërë hapin praktik në politikë, bejnë mirë të heshtin, se shumëfytyrësia nuk është gjë tjetër veçse skizofreni!

Skizofrenet nuk mund të jenë përfaqësues të njerëzve që i qëndrojnë besnik fjalës së dhënë. Vërtetë, Kosova a ka përfaqësues besnik, që Po-në e kanë Po e Jo-në e kanë Jo?!

Realiteti i qakorduar në politikën tonë po tregon, se sikur mos të ekzistonin idetë e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim dhe bartësit e tyre që e çliruan Kosovën (UÇK-ja) dhe e bënë shtet.

Pavarësia nuk do të ndodhte kurrë me këto veprime kryeneqe, të qarkoduara, fëmijërore, egoiste të rrahagjokësve të kësaj kaste të politikanëve që nuk po arrijnë ta konsolidojnë kursesi shtetin e së drejtës, shtetin e zhvilluar, shtetin e drejtësisë sociale.

Shkurt, veprimet e kësaj kaste politike, janë të dëshirueshme vetëm për armiqtë e kombit tonë, por asesi për kombin e shtetin tonë. Prandaj kjo praktikë duhet të nderpritet sa më parë aq më mirë!

Vendit e kombit i duhet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme. Kjo kërkohet sot!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ene une nji clirmtar kam qene, zotni Jakup15/08/2017 15:44

Mire e ke ,o zotni Jakup, por nuk po e nxjerr koken se kush e ka fajin, bre, dhe pergjegjesine me te madhe midis politikuajve te Kosoves, ata te PDK e AAK apo te tjeret, se me sa po shohim, ata qe ti qun "komandante" e "clirimtare" jane pasunu hic me pak se Ahmet Zogji dikur. Pse per ket e "clirun" ata Kosoven, a?! Thuju Kadrise e Ramu(t)shit te heqin dore nga kryetarlleki e te krijohen kushtet me ec perpara.

Agron-Prizren15/08/2017 11:16

Patriot, doktor shkense......."qakorduar"!!!!!!!!!!!
"ç'akorduar" do të kalonte.

Agron-Prizren15/08/2017 11:15

Patriot, doktor shkense......."qakorduar"!!!!!!!!!!!
"ç'akordua" do të kalonte.

Shto koment

Denonco