Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ne që kemi mbetur

Ne që kemi mbetur

Nga Artan Fuga - 14/08/2017

Ikën ata që shpallën pavarësinë, 
madje iku edhe Haxhi Qamili, 
Iku Selam Musai, 
vate edhe Themistokliu.

Ikën ata që kishin bërë studimet në Firence, Romë dhe Vienë,
dërguar nga Lartmadhëria Zogu i Parë i shqiptarit, 
Ikën edhe ata që më pas i bënë studimet në Moskë, Kiev dhe Leningrad, 
mbetën ata që diplomohen me letra pa vlerë njomur me ujë Lane. 
Madje ikën edhe ata që studjuan në Kinë, Vietnam dhe Kore. 
Gjithçka në tru ka zënë kore, 
ose skorje, 
Mall rrethinash elbasani. 
Prodhim shkretëtire e Gobit, me etIketë anglosaksone.
Ose edhe ca të tjerë nga krahina dru me pre!

Ikën gjeneralët, 
ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet. 
Ikën traktoristët, 
Ikën kombajnerët! 
Madje ikën edhe shoferët 
të skodave Albania, kontrabandistët,
Mbetën analistët,

Ikën ata që dinin latinisht. 
Ikën edhe osmanologët. 
Ikën ata të greqishtes së lashtë, 
ikën përkthyesit e kinezces
të rusishtes. 
Nuk ka më as të burgosur për të përkthyer si duhet veprat e mëdha të artit botëror. 
Tani mashtruesit përkthejnë rëndomthi me google translator.

Ikën ata që dinin të ndërtonin hekurudha, 
ikën ata që dinin të operonin, 
Ikën ata që mbi supe dinin të mbanin pesëdhjetë vite burg, 
ikën meshtarët ilegalë dhe hoxhallarët që agjëronin fshehurazi. 
Ikën dhe besimtarët, 
mbetën bestydët dhe ne frikacët nga vdekja.

Ikën dashnorët e serenatave, 
ikën vajzat që kishin frikë mamatë, 
ikën gratë që u ndruheshin burrave dhe burrat që nuk kishin frikë nga gratë. 
Mbetën T-shirt-et uniseks. 
Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat. 
Mbeti preshi. 
Dhe kastraveci i rritur në furgone 
me hormone. 
Iku dhe Bulevardi i Korçës, 
mbetën kërnackat korçare, 
me kullën idiote.

Iku velenca prej leshi. 
Iku edhe guna e grrisur mbi tela,

Mbetëm ne që tërë ditën në verë themi : uuuu sa vapë, 
ne llotaxhinjtë, 
mbetëm ne që u marrin votave atyre që janë pas nesh në listat e kandidatëve për deputetë. 
ne hajdutët që bërtasim "Kapeni hajdutin!"
Mbetën edhe pulat që t'i vjedhim ne hajdutët e pulave.

Mbetëm ne që ikim nga sytë këmbët dhe bërtasim : 
"Shqipëri të kam lënë pendët!"
Mbetëm ne të ikurit që nuk ikim dot!
Dhe nga që nuk ikim dot bërtasim :"Kam vendosur të jetoj këtu!:"
Mbetëm ne lexuesit e pornove prej të sëmurësh seksualë në gazeta. 
Mbetëm ne rrenacakët që nuk e shohim hundët e pinokut te ata që na gënjejnë.

Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh! 
Dhe ne që na kafshojnë qentë!

Si edhe karvani që leh kur sheh se qentë shkojnë përpara!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tiranasi16/08/2017 00:37

Trimi i mire me shoke shume.por ke mbetur vetem profesor se shumica jan jo dele por kavie.....

E drejta15/08/2017 17:03

Sklevrit u ben sklavopronar...te liret u burgosen....

Tiranasi15/08/2017 16:13

Perse prfs.???e kuptuam kaq vone qe ishim te humbur mes te paqeneve..jo nga padija por gjaku i shqiotarit qe perher e oresin ne bese te vetet shqipt.te percudnuar me arome lanneeee dhe barkthare ...truri i tyre pa neurone por vetem me uje mocalesh na kuterboi jeten ...

Shqipri t kam....... 14/08/2017 21:43

Po profesor ke shume te drejte.
Ky vend është i shtrembër, ku vetëm topallet nuk çalojnë, sepse ia kompenson relievi i thyer.

lokomotiva 14/08/2017 13:02

Me pelqeu

te mbeturit14/08/2017 10:53

Bukur, shume bukur! Mbetem ne hicet.

Shto koment

Denonco