Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Neymar përfaqëson një racë të re futbollisti, shumë larg gardës së vjetër

Neymar përfaqëson një racë të re futbollisti, shumë larg gardës së vjetër

Nga Alfredo Relaño - 11/08/2017

Për spanjollët e brezit tim, Saint-Tropez njihej si vendi ku seks-simboli Brigitte Bardot kalonte pushimet verore në vitet ’60. Tani, ky qytet i bukur në Côte d’Azur po del sërish në tituj, sepse Neymar ka shkuar atje për t’u freskuar pas transferimit te PSG. Neymar bashkë me shokët e tij, një bandë djemsh të shkujdesur e plot besim në vetvete, të cilët e ndjekin atë nga pas si një grup Mariachi-sh që kanë zëvendësuar kitarat e sombrerot me brekë plazhi të gjata me lloj-lloj ngjyrash. Edhe vetë ashtu janë, gjithë gjallëri e zhurmë.

Neymar dhe enturazhi i tij fjetën në një kështjellë të marrë me qira nga sponsori i tij Nike, dhe, sipas medias lokale, u mbrojtën nga 20 bodigardë të marrë nga klubi për të. Gjithë ky ekzagjerim tregon se Neymar përfqëson një racë të re superylli futbolli, shumë larg gardës së vjetër, atyre lojtarëve që kërkonin t’u largoheshin projektorëve. Ajo që dukej normë jo shumë kohë më parë tani duket demodé. Edhe më parë të krijohej përshtypja se Neymar mendonte që mund të bënte çfarë të donte, kundër vullnetit të trajnerit e madje të çdo autoriteti në klub. Me mënyrën si i bën gjërat nuk do të ishte ndonjë çudi e madhe sikur të kërkonte për të pirë vetëm ujë të filtruar nga marrë nga akullnajat në Kili apo të bënte ndonjë kërkesë tjetër të bujshme si kjo.

Ndoshta nuk duhet të habitemi kaq shumë. Ata paguan 222 milionë euro për të dhe sapo vuri këmbë në Paris, kryeqyteti i shumë gjërave, mundi ta shihte vetë se si transferimi i tij e kishte çuar qytetin në një histeri të çmendur. Futboll është shumë tërheqje për masat, të cilat jo vetëm tolerojnë, por edhe i aprovojnë të tilla prezantime të ekzagjeruara të yjeve të mëdhenj. Të shtrenjtët tanë Xavi e Casillas, tashmë në muzgun e karrierës, janë të fundit e një brezi superyjesh klasikë. Me Neymar, loja ka bërë përfundimisht një kapërcim drejt një ere të re – ku, nëse nuk bën shfaqje nuk është gjë normale – shenjë e kohëve në të cilat jetojmë. Neymar ende nuk e ka gjuajtur topin e parë për PSG, e megjithatë i ka përmbushur shpresat që kishin për të.

Diario AS

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Shto koment

    Denonco