Çobenjtë që gjunjëzuan `shtetin` e Ramës!

Çobenjtë që gjunjëzuan `shtetin` e Ramës!

Nga Syri.net - 11/08/2017

Vazhdon përpëlitja qesharake e kryeministrit Rama, për të justifikuar dështimin dhe paaftësinë totale të qeverisë së tij për të parandaluar dhe përballuar zjarret, që po shkrumbojnë vendin. Pasi heshti për një muaj rresht dje nxori kreun e Emergjencave që të përhap panik duke bërë “sizmologun” dhe lajmëruar për tërmete të tmerrshme që do na përfshikan vendin së shpejti.

E gjitha kjo për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia për situatën ku i ka katandisur Emergjencat dhe infrastrukturën me zjarrëfikse, helikopterë, apo avionë për raste të tilla. Pas kësaj sot ka lëshuar edhe Erion Braçen t`u hakërrehet barinjve që sipas tij po vënë zjarre, duke i quajtur qelbësira, që ja dolën të nxjerrin Shqipërinë në flakë, edhe në gjigantin mediatik CNN.

 Pak ditë më parë pasi u kujtua se vendi po shkrumbohet, kryeministri në vend që të jepte llogari se përse shteti gjendet krejtësisht i papërgatitur për situata të tilla shkruan për, “kujet e krisma digjitale, të atyre që duhet të japin llogari e jo të kërkojnë llogari”!.

Është vërtet qesharake, që edhe në këtë situatë kur vetëm një helikopter privat është i gatshëm për dhjetëra zjarre në gjithë territorin, Rama dhe ushtarët e tij e kërkojnë fajin tjetërkund. Të gjithë e dimë që barinj të ndryshëm janë autorë të shumë prej zjarreve, por çfarë ka bërë qeveria dhe pushteti lokal për ti parandaluar?

E rrënuan shtetin e tij, ca barinj budallenj?!

Timonieri ynë e kupton se në Shqipëri do bien zjarre, vetëm kur ato marrin dhenë dhe tymi mbërrin deri te vila e tij në Dhërmi dhe bunkeri në Surel.

Kanë mjaftuar 10-15 barinj të papërgjegjshëm, që shteti që mburret Rama se ka bërë gjatë 4 viteve, të bjerë në gjunjë. Imagjinojeni se çfarë ndodh dhe në mëshirë të kujt do të jenë shqiptarët, nëse realizohen profecitë e bariut tjetër të Rilindjes, Shemsi Pençi, për tërmetet!

Kemi një kryeministër që “habitet” se përse nuk bie shi në mbretërinë e tij, vetëm pasi flakët shkrumbojnë pasuri të mëdha në pyje e kullota. Duhet që tymi i tyre të mbërrijë deri në CNN, që Rama të bëjë “filozofin” nga ujërat e freskëta të Dhërmiut.

Sipas tij fajin për këtë situatë nuk e ka aspak qeveria por populli, sepse zjarret i vënë enkas çobenjtë, që natyrisht janë popull!

 Pastaj thotë se qeveria e tij nuk ka përgjegjësi, sepse zjarret në Shqipëri bien si kudo në botë, madje bëhuni gati edhe për tërmete, uragane, vullkane...

Këtij i thonë shtet i “Rilindjes”, që gjunjëzohet nga ca barinj të cilët vitin e shkuar kur territori kontrollohej nga ushtria e mafies së kanabisit, nuk guxonin jo më të ndiznin shkrepësen, por as ta mbanin atë në xhep! Mbase i ble TAP ca zjarrëfikëse pas lutjes që bëri sot, se miliardat e taksave të shqiptarëve i ka për koncesionet, që burrat i nxjerrin shtatzënë dhe gratë me prostat! /PO HO.

 

Syr.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho15/08/2017 14:43

Mos botoni foto private te edverit sikur eshte i preokupuar, gje qe sa qe i shkon ndermend!

zaho12/08/2017 15:53

Rama eshte ne krye te vendit per ta shkaterruar ate dhe tek zjarret gjen aleatin me te mire ! Pasi ta shkaterroje vendin dhe shqiptaret deri ne mos ktihm atehere ai do largohet e do merret rrobaqepesi si shoket e tije Versaçe,valentino, Dolçe& Gabi etj!

leshi11/08/2017 15:30

Sa vjen dhe situata behet akoma me patetike, nuk e kuptoj pse paguajme taksat kur skemi shtet?!

Shto koment