Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Trump s’mund ta ndalojë Amerikën t’i përmbahet Marrëveshjes së Parisit për klimën, ja si po veprojmë

Trump s’mund ta ndalojë Amerikën t’i përmbahet Marrëveshjes së Parisit për klimën, ja si po veprojmë

Nga Michael Bloomberg - 11/08/2017

Përpjekja globale për të përballur ndryshimet klimatike është frenuar për shumë vite nga ideja e gabuar se vetëm qeveritë dhe rregullat ndërkombëtare mund ta zgjidhnin problemin. Marrëveshja e Parisit, e cila njeh dhe nxit përpjekjet vullnetare për reduktimin e gazit karbonik nga ana e qyteteve, rajoneve e bizneseve, ishte një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Ironikisht, askush nuk ka bërë më tepër për të demonstruar fuqinë e Marrëveshjes se sa kritiku i saj më i famshëm: Presidenti Donald Trump.

Javën e kaluar, administrata e Trumpit njoftoi formalisht OKB-në për synimin e saj për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit. Ishte një gjest i kotë, pasi asnjë palë nuk mund të tërhiqet vërtet deri në nëntor 2020, menjëherë pas zgjedhjeve të tjera presidenciale në SHBA. Ajo që ka rëndësi është kjo: SHBA ecën në rrugën drejt përmbushjes së zotimeve që kemi bërë nën Marrëveshjen dhe Uashingtoni nuk mund të bëjë asgjë për të na ndalur.

Gjatë dekadës së fundit, SHBA ka qenë pararojë në botë për reduktimin e emetimeve të gazit karbonik. Gjatë kësaj kohe, Kongresi amerikan nuk ka kaluar kurrë ndonjë ligj të vetëm që i adresohej direkt ndryshimit të klimës.

Rregullorja qendrore për klimën e adoptuar nga administrata e Obamës – një standard emetimesh të karbonit për uzinat – u mbajt pezull nga gjykatat dhe kurrë nuk hyri në fuqi. E përsëri ne jemi pothuajse në gjysmën e rrugës drejt objektivit të Parisit për të reduktuar emetimet karbonike me të paktën 26% deri më 2025.

Ky progres ka ardhur pasi qytetet, shtetet, bizneset dhe qytetarët e njohin të gjithë përfitimin ekonomik dhe shëndetësor të këtij veprimi. Dhe nuk po ngadalësojnë tani. Në fakt, efekti më i madh i tërheqjes së Presidentit Trump nga Marrëveshja e Parisit ka qenë intensifikimi i përpjekjeve dhe ndërgjegjësimi i publikut për rolin kyç në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Shihni qytetet që kanë shumicën e popullsisë botërore për herë të parë në historinë e njerëzimit. Kryebashkakët e kuptojnë se të njëjtat hapa që reduktojnë emetimet e gazit karbonik vlejnë edhe për t’i bërë qytetet vende më të mira për të jetuar e punuar. Dhe, aty ku njerëzit duan të jetojnë, bizneset duan të investojnë. Transporti publik, pemët e parqet, dhe më pak bllokime trafiku që të gjitha reduktojnë ndotjen e ajrit dhe emetimet karbonike, duke ndihmur qytetet të rriten.

Globalisht, qytetet janë përgjegjës për rreth 70% të emetimeve. Kjo i bën pjesën kryesore të problemit, por ato janë njëherazi edhe burimi i zgjidhjeve mjë efektive. Në New York City, ne arritëm të reduktonim emetimin e gazit karbonik me 19% në vetëm gjashtë, ndërsa ishim edhe më lart se mesatarja e vendit në hapjen e vendeve të punës. Kryebashkiakët kudo në botë, duke kapërcyer spektrin politik, po rrisin përdorimin e burimeve të pastra të energjisë, si era dhe energjia diellore, që tani kushtojnë shpesh më pak se karburantet fosile.

Që kur administrata e Trumpit njoftoi synimin për tërheqje nga Marrëveshja e Parisit, mbi 2500 qytete, shtete, biznese dhe universitete në Amerikë kanë nënshkruar një letër ku riafirmojnë përkushtimin karshi synimeve të Marrëveshjes. Bloomberg Philanthropies po ndihmon në drejtimin e përpjekjes – që ne e quajmë “America’s Pledge”, Premtimi i Amerikës – për të matur potencialin kolektiv të gjithë këtyre grupeve për të reduktuar emetimet e tyre karbonike.

Ashtu siç ka bërë çdo vend, ne do të nxjerrim raporte transparente që tregojnë këto përpjekje dhe do të tregojmë se si ato na ndihmojnë të përmbushim premtimet që bëmë në Paris. Këto raporte do të jenë në dispozicion të OKB-së dhe të të gjitha palëve të Marrëveshjes së Parisit.

Gjithashtu do të punojmë me partnerët tanë për të vizatuar një hartë që tregon se si çdo grup mund të përshpejtojë progresin e vet, pavarësisht pasivitetit aktual të qeverisë federale. Kjo përfshin ndihmën për financiare për qytetet që të financiaojnë infrastrukturën e gjelbër dhe të zhvillojnë politika rajonale që inkurajojnë investimet në energjinë e pastër.

Nën udhëheqjen e Guvernatorit Jerry Brown, shteti i Kalifornisë – që më vete përfaqëson ekonominë e gjashtë më të madhe në botë – njoftoi kohët e fundit synimin për të përftuar 60% të energjisë nga burime të pastra dhe ka fuqizuar sistemet e kontrollit të emetimeve karbonike. Shtete të tjerë mund ta pasojnë.

Ka gjithashtu edhe më tepër aksion nga sektor privat. Deri pak kohë më parë, ishte e vështirë për bizneset të matnin impaktin e mundshëm financiar që mund të përballnin për shkak të ndryshimeve të klimës, çka vështirësonte parandalimin dhe reduktonte motivet për t’iu adresuar problemit. Kjo e bën të vështirë edhe për investuesit të dinë se cilat kompani janë më të prekshme nga rreziqet e klimës dhe cilat ndërmarrin aksione.

Vitin e kaluar, Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, më ftoi të drejtoja një Taske Force globale për Raportimin Financiar të lidhur me klimën, me qëllim ngushtimin e këtij hendeku të dhënash, duke krijuar standarde financiare për matjen dhe raportimin e rrezikut të klimës. Kohët e fundit kemi nxjerrë një paketë rekomandimesh dhe po punojmë që sa më shumë kompani t’i ndjekin ato.

Angazhimet e vendeve nën Marrëveshjen e Parisit nënkuptojnë përfshirje të qeverive të tyre, por është fakt që në SHBA progresi për ndryshimet klimatike ka ardhur nga poshtë. Ndihma nga Uashingtoni do të ishte e mirëpritur, por qytetet, shtetet, bizneset, nuk po rrinë duarkryq në pritje të saj.

Përfitimet i veprimit – si dhe rreziqet e mosveprimit – janë shumë të mëdhenj.

The Guardian

Michael Bloomberg ka qenë Kryetar i Bashkisë së New York City në periudhën 1 janar 2002 – 31 dhjetor 2013

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Shto koment

    Denonco