Merita e Kim Jong-un, diktatorit racional-iracional

Merita e Kim Jong-un, diktatorit racional-iracional

Nga Peter Sturm - 11/08/2017

Kreu koreano-verior i shtetit ka një strategji që e ndjek me këmbëngulje. Sinjalet kontradiktore nga Uashingtoni ai i interpeton si kërcënim. Kjo e vështirëson zgjidhjen e konfliktit edhe më shumë, mendon Peter Sturm.

Për Kim Jong-un është shkruar shumë, me të drejtë rrallëherë është shkruar vërtetë diçka me dashamirësi për të. Por në situatën aktuale, që mund të shndërrohet në një krizë, një meritë mund t'ia vesh në dukje kreut koereano-verior të shtetit: Kim Jong-un po vepron jo pa arsye. Duket se ai ka një strategji. E këtë e ndjek me këmbëngulje të madhe, ngjashëm si edhe i ati Kim Jong-il dhe gjyshi i tij Kim Il-Sung. Por ndryshe nga dy të mëparshmit, me sa duket Kim Jong-un ndjen presion akut kohor. Kjo sigurisht ka të bëjë me ndryshimin e qeverisë në Uashington.

Qeveria Trump ka deklaruar, se strategjia e Obamas "strategjia e durimit" në raport me Korenë e Veriut ka marrë fund. Që qysh nga janari vazhdimisht vijnë sinjale kontradiktore nga Uashingtoni, këtë Kim Jong-un me gjasë nuk e interpreton ashtu siç është në të vërtetë, pra si një tollovi në qeverisje. Ai mendon, se gjithçka që thuhet publikisht është e verifikuar deri në detajet më të vogla. Parë nga kjo perspektivë tollovia e palës tjetër i duket atij si kërcënuese, sepse një situatë e tillë (me gjasë qëllimisht) e turbullon kundërshtarin e mundshëm.

Ndaj Kim Jong-un vëren një "hapësirë dobësie" për veten. Arsyeja më e rëndësishme për këtë është, që ai vetëm në aspektin propagandistik mund të matet në të njëjtin nivel me SHBA-në. Në aspektin ushtarak kjo nuk qëndron. E këtë nuk e ndryshojnë as dy apo një sërë prova raketash atomike që ka ndërmarrë ai. Kim do që ta mbyllë teknikisht sa më shpejt të jetë e mundur programin e armëve atomike, sepse vetëm kështu e imagjinon ai veten të sigurtë prej ndonjë sulmi.

Një pyetje tjetër është, nëse mund të zgjidhet konflikti vërtetë me këshillat e mira p.sh. të Kinës, që SHBA-ja duhet të nisë dialogun me Phenianin? Nëse ka një konstante në tridhjetë vjetët e jetës së Kim Jong-unit, atëherë kjo është, që mos i beso askujt nga bota e jashtme, madje as një cope letre. Ndaj ndonëse teorikisht është e mundur marrëveshja me Korenë e Veriut, nuk është i mundur një çarmatim total bërthamor i gadishullit korean. Por është pothuajse e pamundur, që të besosh, se Kim Jong-un do t'u përmbahej rregullave të një marrëveshjeje të tillë. Pra racionaliteti i udhëheqësit koerano-verior nuk arrin deri në këtë nivel.

Lexo edhe

Komentet

Shto koment