Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

`Të paaftët` që nuk zbulojnë dot sekretin Rama - Basha!

`Të paaftët` që nuk zbulojnë dot sekretin Rama - Basha!

Nga Syri.net - 10/08/2017

Për Fatmir Mediun ka një perceptim të fortë në opinionin publik, si një prej njerëzve shumë të afërt të Lulzim Bashës. Kjo sepse gjatë muajve të qëndresës së “Çadrës” kreu i Partisë Republikane ishte mjaft aktiv duke i siguruar një mbështetje të fortë, me politikanë të fuqishëm në SHBA.

 Edhe pas sulmeve të fuqishme nga opinioni dhe veçanërisht brenda llojit në PD, që vazhdojnë ende kundër Bashës, Mediu është treguar i kujdesshëm dhe madje ka lënë për të kuptuar, se është sërish në krah të Bashës. Por ka mjaftuar një editorial i Fatmir Mediut, dje te “Syri.net” (https://www.syri.net/op-ed/85403/opozita-sipas-meje-dhe-ku-po-gabon-lulzim-basha/) ku kritikon mënyrës se si po bën opozitë Basha dhe i bën gjithashtu thirrje për tërheqjen sa më të shpejtë ministrave të tij teknik në qeverinë Rama, që nga një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Bashës të vijë si kundërpërgjigje, një sulm i ashpër.

Basha ka zgjedhur vetë Nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edmond Spahon, që ti japë një përgjigje të ashpër Fatmir Mediut për analizën te “Syri. net”, ku përveç çështjes së ministrave teknik ngre edhe problemin e mungesës së transparencës, në mënyrën se si po bëhet këto kohë opozitë.

“Basha duhet urgjentisht të shkëpusë çdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknik, kjo e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe kompromentuese…Çdo opozitë që krijon mëdyshje, paqartësi dhe mungesë transparence në opinionin publik është e prirë të dështojë”, ishin disa nga artikulimet më të shkruara “troç”, të Fatmit Mediut në editorali.

Janë pikërisht këto konstatime, (Basha të shkëpusë lidhjet me Ramën dhe mungesa e transparencës të çon në dështim) që mesa duket jo vetëm i kanë djegur krytarit të PD-së, por edhe e kanë bërë që të lëshojë Edmond Spahon për ta sulmuar, madje egër, përderisa arrin edhe ta quajë “i paaftë”.

Në kundërpërgjigjen Basha-Spaho, edhe përse Mediut nuk i përmendet emri sheh një merak të madh, për fatin e ministrave teknikë, si pjesë e bashkëqeverisjes me Ramën, por edhe një kontradiktë të madhe që duket se vjen pikërisht nga mungesa e transparencës. Në një nga shfaqjet e tij të fundit, Basha kishte deklaruar se ministrat teknikë do të largoheshin, menjëherë pasi të kishin përpiluar raportin për Zgjedhjet, të cilat në fakt janë njohur dhe certifikuar pa asnjë rezistencë, edhe nga PD-ja.

Për këtë çështje Mediu ka një opsion të thjeshtë: “Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar (ministrat teknikë) një raport për Zgjedhjet, ata mund ta kryejnë këtë punë duke mos qenë ministra, në bashkëpunim me strukturat që u morën me zgjedhjet. Në 12 qarqet apo pranë çdo kandidati”.

Por si i përgjigjet zëvendësi i Bashës, këtij argumenti?

“Të them të drejtën nuk arrij të kuptoj insistimin e shumë vetëve që ministrat teknikë duhet të ikin sot ose duhet të kishin ikur dhe se kjo është kauza e opozitës. Argumenti që duhet të përgatisin raportin për parregullsitë në zgjedhje mund të ishte i mjaftueshëm, por edhe në se jo, ministrat janë të detyruar të rrinë në detyrë, deri sa të vijë ministri pasardhës që do të thotë deri në fillim të shtatorit 2017”.

Pra Basha thotë; do të rrinë deri sa të mbarojnë raportin, zëvendësi i tij deklaron, se me raport të bërë apo jo, ata do rrinë deri kur Rama të sjell ministra të rinj!

Kjo lojë që shfaq në dukje, një kontradiktë të madhe brenda rrethit të ngushtë të Bashës, përforcon vetëm atë që po përflitet kaq shumë; një terr, mungesë të plotë transparence për marrëdhëniet e vërteta, mes kryetarit të PD-së me kryeministrin.

Pikërisht kjo mungesë transparence, që po karakterizon veprimin politik të Bashës që pas marrëveshjes së famshme të 18 Majit është pikërisht ajo që po shqetëson opinion dhe veçanërisht faktorët opozitarë. Ky ishte edhe thelbi i alarmit, që ngrinte në editorialin e tij Fatmir Mediu.

 Por nëse kërkon transparencën dhe sinqeritet, që janë kushtet më elementaren brenda një kampi opozitar që synon të rrëzojë një mazhorancë të blinduar në numra, atëherë si fillim shpallesh; “opozitar i paaftë”.

“Nëse kauza e opozitës dhe aksioni i saj në katër vitet e ardhshëm varet nga fakti që ministrat teknike ikin në 1 Gusht, 15 Gusht apo 1 Shtator kjo më shumë duket si paaftësi e atyre që shkruajnë për të sugjeruar një aksion opozitar, se sa paaftësi e PD apo e Lulzim Bashës...”, del në përfundim Spaho.

Në fakt, te ky përfundim i zëvendësit të Bashës ka një të vërtetë të madhe: Të gjithë ata që nuk kuptojnë apo zbulojnë dot, se cilat janë tashmë marrëdhëniet e vërteta mes Bashës dhe Ramës, e meritojnë të quhen: Të paaftë!

 Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d11/08/2017 12:46

Mesepari, per mendimin tim, duhet skjaruar ana ligjore e kushtetuese sa i takon qendrimit ne detyre te ministrave teknike, qe e moren kete detyre, nje muaj para zgjedhjeve. Ligjerisht, parlamenti qe duhet te miratoje ministrat e rij te nje qeverie te dale nga zgjedhjet, mund te mblidhet ne shtator. Ne kete kohe, pra qe nga qershori deri ne shtator, perse duheshka lene shteti me vakum qeverises ? Nese kryeministri aktual, menjehere pas zgjedhjeve, do te kishte kerkuar dorheqjen e ministrave teknike, si do te komentohej veprimi i tij kur ai nuk e ka gati listen e ministrave te qeverise se re ? Basha nuk e ka permendur kete formalitet ligjor, por ka pretenduar se ministrat teknike po formulojne raportin per zgjedhjet, qe do t'ja kalojne OSBE e ODIR, e ketu me duket se eshte gabimi i tij. Ministrat teknike u miratuan nga parlamenti e jo me urdher te Bashes e eshte kryeministri ai qe mund te kerkoje shkarkimin e tyre e jo shefi i opozites. sic po i kerkohet. Eshte perseri parlamenti i ri e presidenti i ri, ata qe do te miratojne ligjerisht kompozimin e qeverise se re ne shtator . Cfare meraku ju ka zene qe ministrat teknike nuk po "i heq" Basha ? A mos eshte paragjykimi se ai paskej bere mareveshje te fshehte per te bashkeqeverisur me Ramen ne kater vitet e ardheshme ? Rama , ndoshta, ndoshta, me rekomandimin e ndonje "nderkombetari", mund te mbaje si minister te qeverise se tij, ndonjerin nga ministrat teknike, nese ky do te pranonte, por as qe mund te behet me fjale qe ai do te jete minister i PD ne qeverine socialiste. Per kete, "dyshuesit" duhet ta mbledhin mendjen top, se PD do te jete ne opozite me qeverine Rama, me cilindo minister qe do te perzgjedhe ai.
E shoh vecanerisht te pavend kete kerkese per largimin e shtate ministrave teknike, ne nje situate te zjarreve qe kane perfshire gjithe territorin e Shqiperise, si ne shume vende te tjera te Europes jugore. Kjo situate do te kerkonte te kunderten, shpalljen e gjendjes se jashtezakoneshme e mobilizimin total te qeverise e jo pergjysmimin e saj, vetem me paragjykime politike. Mediu eshte i vetmi "deputet republikan" qe mandatin e ka mare nga PD, e nuk e ka te drejten morale ti kundervihet 44 deputeteve te PD e liderit te saj Basha.

Shto koment

Denonco