Opozita sipas meje dhe ku po gabon Lulzim Basha

Opozita sipas meje dhe ku po gabon Lulzim Basha

Nga Fatmir Mediu - 09/08/2017

Opozita nuk emërohet, ajo është përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve të cilët nuk e kanë pranuar dhe nuk e pranojnë qeverisjen e Ramës.

Opozita duhet të ketë në vlerësimin e saj, jo vetëm ata qytetarë që votuan për të, por edhe ata që nuk u bindën prej saj për ta mbështetur atë, duke bërë që ne të marrim më pak vota, se 2013-ta dhe ne duhet të analizojmë të gjitha arsyet, pse?

Opozita duhet të vlerësojë dhe përfaqësojë edhe atë pjesë të elektoratit, që ka kohë që nuk voton sepse ka humbur besimin në lirinë e votës dhe mundësinë e ndryshimit nëpërmjet votës, apo që politika përfaqëson interesat e tyre dhe u shërben njerëzve.

Opozita nuk është vetëm protestë karshi së keqes, por edhe alternativë, zgjidhje e cila nuk merr formë dhe kuptohet në një muaj fushate.

Opozita, si në parlament edhe jashtë tij duhet të organizohet për të denoncuar keqqeverisjen dhe të angazhojë grupe të rinjsh, për të hulumtuar dhe prezantuar idetë e djathta.

Opozita jonë duhet të dalë nga populizmi i pavlerë dhe të demonstrojë qartë, se është e djathta dhe përfaqëson interesat më të mira të Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Opozita duhet të ngrihet fort kundër politikave “alla Hugo Caves të Edi Ramës", siç janë ato të demokracisë popullore të shoqëruara me struktura të organizuara të krimit dhe trafiqeve në çdo bashki, të lidhura me pushtetin.

Opozita ndërtohet duke bindur shqiptarët se ndryshimi nuk vjen duke pritur që të ndryshojë shoqëria si e tërë, por duke ndryshuar secili prej nesh, me bindjen se ne jemi të parët dhe jo qeveria.

Opozita duhet te gjeje rrugën për të zgjuar koshiencën qytetare dhe shpresën, se ky vend ka të ardhme.

Basha duhet urgjentisht të shkëpusë çdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknik, kjo e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe kompromentuese

Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar një raport për zgjedhjet, ata mund ta kryejnë këtë punë duke mos qenë ministra në bashkëpunim me strukturat, që u morën me zgjedhjet. Në 12 qarqet apo pranë çdo kandidati.

Mjafton po ashtu fakti, që të analizohen filmimet e numërimeve të disa qarqeve për të parë se forca e parasë dhe krimit është më e fortë, se politika dhe shteti, dhe njëkohësisht ortake e pushtetit të Ramës.

Çdo opozitë që krijon mëdyshje, paqartësi dhe mungesë transparence në opinionin publik është e prirë të dështojë.

Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Fatmir12/08/2017 17:50

Po ti gjalle je...sikur paske haruar Grdecin...ik more pleh...te ka mbetur ty te flasesh,legen..

dr10/08/2017 07:54

pergjigju fatmir mediu duhet te largohesh je kosumuar fare pa asnj vler mos umbaj

Bedri09/08/2017 17:30

Mos e nxirrni me se ky e ben ma Zi se eshte opoziten.

Lomy09/08/2017 15:45

Te dalin urgjent "d" dhe "EC" qe te na tregojne se mediu e ka gabim duke qene se eshte "...." (vendos sharjen vete) dhe se si opozita alternative funksionon me se miri ne pritje te kthimit te se djathtes ne europe apo te gjetjes se kartave te reja morale (perfshire bashkeqeverisjen) sa te mbaroje luli pushimet...

Prometeu09/08/2017 13:50

Dekalogu i Fatmir Medihoxhes per te ardhmen e opozites. Mbasi e garantoi mandatin e tij nepermjet PD-se , ky zoteria ka filluar seminare trajnuese se si duhet te jete opozita e ardhshme dhe kete e ben nga hija e pishave te fshatit turistik ne Qerret .

Shto koment