Në emër të Arditit/ Ja si Erion Veliaj e vrau 17-vjeçarin Gjoklaj dy herë brenda një viti…

Në emër të Arditit/ Ja si Erion Veliaj e vrau 17-vjeçarin Gjoklaj dy herë brenda një viti…

- 08/08/2017

Dje ishte një ditë vërtetë e nxehtë gushti. “Luciferi” i motit ka disa ditë që ka zbritur edhe në tokën shqiptare, dhe dje duket se përjetoi ndër të tjera edhe mishërimin e mëkatit të tij të preferuar tek njerëzit…, VANITETIN. 

Është ajo pjesë e njerëzimit që ka të bëjë me harxhimin e kohës me kotësi, dhe pa e vrarë mendjen për gjëra që kanë rëndësi, për gjëra për të cilat kanë përgjegjësi. Për akte të cilat shënojnë jetën e tyre në mënyrë të pakthyeshme, të përditshme, të përjetshme. E hëna dje ishte një ditë me valencë të caktuar emocionale, për 3 njerëz. Të parët ishin 2 prindërit e Ardit Gjoklajt. Familja Gjoklaj dje vështirë se ka patuar takatin financiar për të shtruar një drekë përkujtimore për birin e tyre të shtrenjtë Arditin, punëtorin, fjalëpakun, të mirin e shtëpisë, pika e djalit si ai, që dje një vit nata ia morri jetën në landfillin e Sharrës. Në atë vend të namun rezervash që njerëz të kamun e refuzojnë gjatë ditës. Natën Arditi shkonte e rrëmonte ndër to për të gjetur pak shpresë. Mbrëmë një vit më parë trupi i Ardit Gjoklajt pësoi goditjen vendimtare nga kova e një fadrome, e cila me një lëvizje të papritur, a mos më keq duke e shtypur, për një dekik ia mori përjetësisht frymën fëmijës së Gjoklajve.

Një krim perfekt i perit të fatit të zi të Gjokljave, që siç e do kodi i pashkruar i fatalitetit, u këput aty ku është më i hollë. Ah çfarë gjëme!... Mandej, është edhe një tjetër njeri që deri në frymën e fundit të ditëve të tij prej banditi pa lavdi, jetën e tij të mallkuar prej vanitetit ekstrem, do ta ketë të lidhur pandashmërisht me njollën e 7 gushtit të vitit 2016. Fiks një viti pasi për të zezë të Arditit më së shumti, e për atë të qytetarëve të Tiranës po aq, kishte marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, fëmija i Gjoklajve humbi jetën.

Ardit Gjoklaj humbi jetën në vendin kur Erion Veliaj vetëm një muaj para tragjedisë, doli e garantoi se Landfill-i i Sharrës, ishte tashmë toka e premtuar e njerëzve të pamundur. 1 muaj pasi Erion Veliaj liçensoi kompaninë e kryetarit të PS-së së Peqinit, Edurim Teqja që të skllavëronte me kontratë qindra njerëzit që punonin aty, ata që deri dje ishin vetëskllavëruar me vetëdije aty prej bukës së gojës. Nëse mendoni se kjo e bën fajtor Erion Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklajt gaboni. Krimi më i madh në procedurën penale, më shumë se vetë akti, konsiderohet prishja e provave, zhbërja e ngjarjes dhe e fundit mbulimi i krimit.

Erion Veliaj është autor i prishjes së vendit të krimit ku u vra Ardit Gjoklaj, është urdhërues i zhbërjes së krimit, dhe në fund fare është edhe sponsorizuesi i mbulimit përfundimtar të krimit. Për këtë të fundit përdori plot 20 milionë euro, pare të shqiptarëve për të t’ia dhënë kompanisë së të afërmve të prokurorit të çështjes së vrasjes së Ardit Gjoklajt, Petrit Fushës.

Si përfundim, sot qytetarët e Tiranës i gëzohen Sheshit Skënderbej të rikonstruktuar, ndërsa prindërit e Ardit Gjokalj nuk ka ngushëllim që i mbush zemrën ku mbanin t’birin e tyre. Sheshi i cili nuk do të mjaftojë kurrë për të mbuluar krimin për të cilin u pagua. Kjo është edhe arsyeja pse me gjasë, ai shesh ka një gungë munë në qendër të tij, atë të ngjashme me një varr, sepse sheshi është sot varri real i Ardit Gjoklajt. Subkoshienca e Erion Veliajt, nxorri kokën edhe njëherë. 

Nëse të afërmit e Arditit e lexojnë këtë shkrim, u themi që dje edhe ne mbajtëm zi për Arditin tuaj, e bëmë edhe se na vjen turp që nuk mundëm të bëjmë më shumë. Jo se ky shkrim do t’ua lehtësojë dhimbjen, por le ta dini se çdo 7 Gusht, e çdo ditë tjetër, ne do kërkojmë drejtësi për Arditin, do mbajmë zi për Arditin, e nuk do të pajtohemi kurrë me Erion Veliajn që ua vrau djalin tuaj 2 herë. Njëherë 1 vit më parë, e herë e dytë dje kur besoi se ia hodhi drejtësisë ndaj të cilës ai është debitor, por që nuk do të ketë kurrë MJAFT sheshe e tendera të fëlliqur që do të mund t’ia pastrojnë gjakun e Arditit ndër duar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

edi09/08/2017 09:32

Edhe sa te tjere po vdesin dhe do vdesin akoma, se ne jemi nje komb i perçare qe rreh me kollaj babane se te dali ne shesh te thyej te gjitha, duke perfshire dhe hunden e lali erit.
Per te tjerat ju a ka fajin saliu!

Lali08/08/2017 20:17

Vertebre e vrau ky legen, por tashme po e vret shoqeria qe rrine si hunj.

Iliri08/08/2017 19:41

Kriminale te hetohet ky maskara dhe hajdut

Daj Jaku08/08/2017 18:20

A do bëjë vetting Rama & këlyshët për atë prokurorin që bëri sheshin Skënderbej/varr/piramidë dhe mori 16 milionat ? Ndoshta për këtë mundet të komentojë avokati/Ngjela/ngjala, e ka sektorin e tij.

Krim08/08/2017 17:52

Do Zoti ta zente fytin buka e fukarait or qen shterp !!!

Shto koment

Denonco