Shqipëria e zhgënjimeve: Të kthehesh, të rrish, apo të ikësh?

Shqipëria e zhgënjimeve: Të kthehesh, të rrish, apo të ikësh?

Nga Blendi Salaj - 07/08/2017

Më pyesin shpesh "'pse u ktheve në Shqipëri?" por edhe "pse nuk kthehesh në Shtetet e Bashkuara", meqë ai vend i mrekullueshëm, m’u bë atdhe i dytë. I dua të dy fort, sepse jam 100% shqipo, por edhe 100% Yankee, sepse Amerika ashtu funksionon e unë jam ndjerë atje në shtëpi për 12 vjet. Ende e shoh si shtëpi madje. Si vendin tim. Zgjedhjet e mia janë vetëm personale, jo patriotike apo politike. Jam kthyer me optimizmin që kam në natyrë dhe nuk kam asnjë pishman. Jam kthyer se doja ta jetoja Shqipërinë më mirë se ç’e lashë më 1997­ën. Sepse Shqipëria mund të jetë (ishte?) një vend i mrekullueshëm. Për të qënë pranë prindërve.

Jam kthyer se dua të ushtroj profesionin për të ndikuar sadopak pozitivisht në vendin tim. Pa përkrahje, po bëj diçka të vogël. Jam kthyer edhe sepse më kishte djeg malli për Tironën teme. Shoh me trishtim të madh kur njerëzit braktisin Shqipërinë, kolegë të mirë, njerëz me botë që ikin botës. Shoh me trishtim kur servilët katapultohen në krye të punëve të shtetit. Nuk i them kurrkujt rri, apo ik, kjo më duket e pavend.

Këtë muaj bëhen 9 vjet që jam kthyer nga Amerika. Optimizmi më mbetet, mbase sepse ime më quhet Shpresa e unë jam shpresëmirë për vendin tonë, për popullin tonë. Por a jam i kënaqur? Jo. Jam i zhgënjyer, po të thoja ndryshe do ju gënjeja. Jam zemërthyer sepse kam besuar se mund të bënim më mirë, mund të vraponim si Komb, të modernizoheshim, demokratizoheshim, por po hiqemi zvarrë, breshkash e gënjeshtrash. Tek politikanët shqiptarë shoh kaq shumë falsitet, manipulim, kontroll dhe frikë. Shoh babëzi, injorancë, makinacione dhe pandershmëri.

Marrëdhënia e pushtetit me qytetarët është e pasinqertë, manipulative ­ hi syve, arrogancë, fodullëk dhe marketing. Foto, video, facebook live, por sa pak përkushtim real, përulësi dhe sinqeritet. Promovimi i fëlliqësirave më fyhen e më shpon. Por në një vend pa traditë lirie, sundimi vjen natyrshëm. Turmat brohorasin për kocka. Kjo më dhemb shumë, sepse, siç thashë në fillim Shqipëria mund të jetë një vend fantastik për të jetuar, por duket sikur ata duan vetëm ta shftytëzojnë, për të bërë euro, pilaf e kofsha pule. Them kështu sepse e përçmoj makutërinë pa fre, ngrefosjen si gjela majë plehut në vendin që mban ende sot rekordin si vendi më i varfër i kontinentit. Përse krenonen?! Nuk arrij ta shoh. A do iki unë? Jo! Unë mund të iki nesër, bashkë me familjen, me avionin e orës 5:00. Por nuk e kam ndërmend, sepse më pëlqen një betejë edhe pse ne qytetarët nuk kemi armët e tyre, paratë, mediat, militantët. Nëse do ikja do t’a konsideroja humbje të madhe personale dhe do më trishtonte pafundësisht.

Po ik për famijen, më thonë ca, Ik për djalin. Por unë për djalin po rri! Dua të qëndroj, të bëj pjesën time të vogël, natyrisht. Dua të flas shqip në radio dhe në rrugë. Shpresa vdes e fundit thonë, unë them nuk vdes kurrë. Por në u bëftë Shqipëria, do bëhet nga njerëzit e thjeshtë, ata që i shtrohen punës çdo ditë. Nga sipërmarrësit, inxhinierët, të rinjtë e mrekullueshëm. I keni parë si u ndrinë sytë? Po kërkojnë rrugën dhe dinjitetin. Duhet të luftojmë bashkë me ta që t’i kenë. Në u bëftë Shqipja, do e bëni ju, ne. Nga tangërlliksat me pushtet politik e ata bosat pas tyre që u bënë me të vjedhur nuk pres asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nje shqiptar13/08/2017 20:36

Kam 26 vite qe jetoje jashte vendit me gjithe gruan e djalin e vetem. Te kthehem apo te rri ketu ku jam eshte nje konflikt qe na ka munduar ne çdo çast gjate tere ketyre viteve. Gruaja dhe djali nuk duan me te kthehen. Jemi mire materialisht por kurdohere na mungon vendi yne, gjuha e jone, kujtimet, miqte e vendet e dashura ku kemi lindur dhe jemi rritur. Ne keto 26 vite kam propozuar e punuar vullnetarisht ne shume projekte te ndryshme nderkombetare qe ndihmonin vendin tim te lindjes dhe me duket se me kete pune i kerkoja ndjese per largimin nga ai. Shqiperia me dha shkollen e larte dhe pergatitjen e duhur profesionale me te cilen po fitoje jeten ketu ne perendim por sa here qe vi atje ndeshem me ata probleme qe shkruan Bledi, ndermjet tjerash nje administrate arrogante dhe e korruptuar . Une nuk do te kthehem me, do te vdes ketu ne dhe te huaj qe tashme eshte bere shume i dashur, por nuk zevendeson asnjehere vendilindjen time. Si kurdohere do te jap ndihmen time ndaj vendit te lindjes nga ketu ku jam.

Goni08/08/2017 17:51

I deshtuar ne Amerike, lepiu b.... e Rames, tani na ben filozofira se bashku me gruan e tij qe u be drejtoreshe e Rilindjes

Daku07/08/2017 20:10

Te pakten ben sikur s'i mbeshtet me ata tangerlliksat e pushtetit dhe bosat pas tyre publikisht....se sa per djalin, normal qe aty do rrish - sorosi si puna jote ka me miliona ne amerike e nuk paguan gje

Meli07/08/2017 14:16

Mëse reale dhe e vërtete

Skeptiku07/08/2017 13:40

Ah sa keq me vjen te them se per te gjithe intelektualet e ndershem eshte nje beteje e humbur.
Femijet e tu nuk do te ta falin kete qe po i ben edhe pse po nisesh nga qellime te mira.
Ik sa je ne kohe,fitoni qetesine shpirterore.

I deleguari07/08/2017 11:38

Gjithe keto arsye per të ndenjur ketu e per të mos vajtur atje, ne Amerike! Po e thoshe o Blendi edhe ate arsyen, ndoshta me të arsyeshme,(se vetem alienet vijne dhe ikin kot,) po pse o njeri duhet të mashtrosh me copeza të vertetash, po c'jeni JU ,moralizues të lindur vetem per moral (?),po pse e coptoni moralin ne patriotik dhe shoqeror! Ju Qofshi ! Shpresoj se me kete moral do të mbetet vetem "shoqeria civile"

Gezimi07/08/2017 11:23

Kur jep mend nje koqe si ky, me mire te ikesh....

Mega07/08/2017 10:56

Shqiperia nuk behet edhe prej tipave si ju Blendi Sala qe prej kaq kohe i thuret lavde Edi Rames. Shqiperia eshte ne gjunje prej politikes, prej medias por edhe prej kesaj turme komuniste qe ka ngelur ketu e qe gezimin me te madh e ndjen kur udheheqesi u rradhes e mpreh shpaten kunder atyre qe kane dicja me shume se ta, atyre qe kane me shume pasuri, me shume dinjitet, me shume deshire per pune, me shume atdhedashuri. Turma nuk i do ata, ajo kenaqet kur dikujt i merret gjithcka edhe pse per te nuk jepet asgje. Turma do shfaqje, do gjak, do gijotine.

Shto koment