Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Për ata që mallkuan dhe heroizuan Agim Hushin

Për ata që mallkuan dhe heroizuan Agim Hushin

Nga Astrit Patozi - 06/08/2017

Agim Hushin e njoh që kur isha femijë, ndaj nuk dua të flas për të, se do të më konsiderohej konflikt interesi. Por më ka bërë përshtypje histeria kundër tij, pas lamtumirës së tenorit të shquar, i cili shpalli publisht zhgënjimin total nga njerëzit që na qeverisin. 

Natyrisht, në reagimin e Agim Hushit ka doza të forta patetizmi, por ai, në fund të fundit, është i sinqertë. 

Ndaj e kam të vështirë për ta pranuar këtë agresivitet të pazakontë, me të cilin u përcoll largimi i tij nga Shqipëria. E cila me shumë gjasa, nuk ka për të qenë përfundimtare, pasi zakonisht njerëzit e artit shquhen për shfrime të tilla emocionale.

Por me aq sa kuptoj, si ata qe derdhën atë duf urrejtjeje, edhe të tjerët që gati na e paraqitën si martir të vuajtjeve të kombit, janë më të ekzagjeruar se postimi i çiltër i Agim Hushit.

Të parët, janë ata që e shohin atdheun me ngjyra të forta dhe të ndezura, ata që nuk pranojnë t'ua shash, cilado qoftë arsyeja. Edhe Agimi, në fakt nuk e shau, por ata e kanë të lidhur edhe flamurin, edhe himnin, edhe historinë, edhe Rilindjen (atë të Naim Frashërit, jo këtë shakanë e Edi Ramës), madje edhe kombëtaren e futbollit me emrin e njeriut që na udhëheq. I cili sipas tyre, nuk mund te mos na bëjë krenarë dhe nuk mund te drejtojë një atdhe të keq. Dhe për pasojë nuk të falin kurrë po i dole kundër adhurimit të tyre.

Të dytët e shohin, Shqipërinë vetëm bardhë e zi, dhe nëse dikush thotë se është velur apo neveritur nga ardheu, do të thotë se automatikisht shkaktar është vetëm kryeministri. Duke harruar, që përpara se të merrte vendimin e vet historik, Agim Hushi kishte dalë nga "çadra e lirisë", të cilën edhe vetë projektuesit e saj nuk e përmendin më si një epope të lavdishme. Për të mos thënë pastaj, se çfarë i kanë parë sytë Agimit më 22 korrik, edhe nëse nuk ka qenë fare në Shqipëri, se fama e farsës së Lulzim Bashës i kapërceu disa fish kufinjtë e atdheut.

Në fakt, gjesti dëshpërues i Agimit, sipas meje, i përfshin të dyja, ndaj edhe përfundimi ka qenë ekstrem. Ikje masive ka vetëm atëherë kur mungon shpresa dhe atë nuk e ka vetëm në dorë vetëm pushteti, por po aq edhe opozita. Ndaj askush nuk duhet të çuditet e aq më pak të hidhet përpjetë, pavarësisht se mënyra e interpretimit të artistit ha shumë debat. Është e njëjta lodhje që ka kapluar qindra e mijëra shqiptarë, të cilët njësoj si sirianët, po dynden në sportelet e azilkërkimit në Europë. Të cilët njësoj si Agimi, nuk kanë asgjë me atdheun e tyre, por që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin me ata që na qeverisin.

Ndaj lërëni në hallin e vet Agimin t'i përjetojë i qetë emocionet e tij, qofshin këto edhe të papërmbajtura. Tek e fundit, edhe po ta teprojë pak dhimbja e artistit nuk i sjell ndonjë dëm atdheut. Kurse këta që kanë mërzitur Agimin po i bëjnë gjëmën çdo ditë e më shumë Shqipërisë, duke e bërë të krahasueshme me Sirinë, edhe pse këtu nuk ka pasur luftë civile.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

une07/08/2017 22:39

Ne se quhesh Patoz nuke do te thote se flet me paths!

d07/08/2017 13:19

Patozin e ka lene mesa duket fare mendja. Ai ben cilindo "mik te feminise" hero, poqese ai shan Bashen e ka "braktisur cadren"

Lomy06/08/2017 22:15

Fajin e ka lajmesi gjithmone... A keni ndonje argument apo meqe doli kunder lulit e pazareve me ramen, hajd ta shajme..?!
Ngelet tu bo ham ham e gam gam gjithe diten me porosi o abedinet e skuadres se shenimeve!

Kevinjon06/08/2017 18:23

Ky Patosi po na del se njeh edhe Papen argjentinas edhe Kim Yungun e Korese se veriut, qe nga femijeria! Dje na tha se njihte motren e Kadarese dhe pardje na e nxorren se pinte kafe tere keto vite me Mero Gelbazen qe nuk ben dite pushim duke shpifur kunder PDse e Berishes apo Lulit. Sa per kujtese te afert: para zgjedhjeve beri çmos per humbjen e PDse se nuk e kandidoi! Hajde merre seriozisht kete fytyre pastaj qe po konkuron edhe fetë per moral. Nuk jam Robot

dr 06/08/2017 18:22

30% Katundar . 40% fshatar ku hyn ti Patosi.

Shkelqim 06/08/2017 17:33

Lideri i se djathtes foli. Tani te gjithe heshtni.

EC06/08/2017 14:59

Doli edhe Patozi në pozitat e zakonshme të të gjithë të pavarurve që kanë ikur e vazhdojnë të ikin nga PD-ja që pas rënies së qeverisë së Ylli Bufit dhe u vu të thotë si në batutën e grekut të Veli Radës, se "grupi inë parlamentari mendon se zagarët të gjahut në Republika të Skiperia nuk duhet të jenë as të kuqi, as bluja, por të kuqi me topa bluja". Që iku i zhgënjyer nga Shqipëria deri edhe kandidati për deputet i Fatos Nanos në Kavajë, nuk e ka fajin vetëm bunkeri i Edi Ramës, por edhe çadra e opozitës. Vetëm fraksioni i Patozit nuk ka faj. Ai është mbi çadrat e mbi bunkerët, i mbrojtur nga vrugu i propagandës nën strehën e vetësugjestionit të të qenit jashtë palëve e mbi palët.

sirios06/08/2017 13:54

Ku ka kaq shume droge ( sa kemi ne ) siria, megjithese eshte ne lufte prej shume vitesh.
Per drogen ne jemi kampion, por edhe per qeverine qe kemi patur dhe do te kemi

Shto koment

Denonco