Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Konkurimi asimetrik...! Ç’duhet bërë?

Konkurimi asimetrik...! Ç’duhet bërë?

Nga Kastriot Islami - 04/08/2017

3 individë kanë mundur të sigurojnë 4 mandate në vetëm 3 qarqe; ky mund të konsiderohet një sukses i “individit” përmes një sistemi proporcional që shfaqet “rixhid” për partitë e reja. Kjo ka ndodhur në Elbasan e Dibër dhe Shkodër. 3 partitë e reja, 3 Partitë e reja, Libra, FRD e Sfida, s’kanë mundur të fitojnë asnjë mandat pavarësisht se së bashku kanë grumbulluar rreth 30 mijë vota në shkallë kombëtare.

Në Elbasan, në 2017, PDIU ka fituar për herë të parë 2 mandate, dhe në Dibër po ashtu për herë të parë 1 mandat. Në 2017, në Shkodër, PSD ka fituar për herë të parë 1 mandat.  Rezultatet e këtyre dy forcave në këto qarqe janë impresionuese.

PDIU ka dalë forcë e parë politike në Peqin me 44,21 % të votave ndërkohë që PS e PD së bashku kanë marrë 49,76 % të votave (përkatësisht PS ka marrë 26,56 % dhe PD ka marrë 23,20 % ). PDIU  ka dalë forcë e tretë politike në të gjithë qarkun  e Dibrës me 17,52 %; por ajo ka dalë forcë e parë politike në të gjithë rrethin e Dibrës me 31,47 % të votave.  

Në Shkodër, PSD  ka dalë forcë e tretë politike; por ajo është forcë e parë me 44,85 përqind të votave në Vig-Mnelë dhe në Pult me 45,97 përqind të votave; forcë e dytë politike në Bushat me 20,45 përqind të votave, forcë e dytë politike me 26,26 përqind të votave në Guri i Zi.  

Nga analiza e shpejtë e këtyre rezultateve evidentohet “forca” e “veprimit mazhoritar/individual” brënda sistemit proporcional. Madje mund të thuhet se “veprimi partiak/proporcional” rezulton i pafuqishëm përballë “veprimit individual/mazhoritar”. Kjo fuqi e veprimit mazhoritar ka qënë evidente edhe në konkurimin mes PS e PD. “Sjellja mazhoritare” ka rezultuar e sukseshme edhe në 2009 e 2013, kurse në 2017 ajo është aplikuar me sukses, në mënyrë direkte apo indirekte, por më e maskuar nga ana e PS.

Si përfundim mund të thuhet se në Shqipëri, më i “suksesshëm” rezulton roli i “veprimit mazhoritar” sesa i “rolit partiak”, i cili natyrisht është i fuqishëm brënda partisë por ende sekondar përballë sjelljes mazhoritare që aplikohet në përballjet mes partive. Ky “rol  mazhoritar” rezulton shumë i fuqishëm tek PS, e cila mund të konsiderohet si inisiatore dhe frymëzuese e kësaj sjelljeje, ndërkohë që kjo qasje është ende shumë e dobët ose inekzistente te PD.

Kjo sjellje ka ndikuar në “suksesin” elektoral të modelit të aplikuar nga PS në 2013 e 2017 duke qënë një nga shkaqet e “dështimit” të PD por mbi të gjitha një nga pengesat kryesore për lindjen e partive të reja. Por kjo dukuri, e përhapur te PS e ka bërë konkurimin mes palëve asimetrik. Asimetria për shkak të sjelljes “mazhoritare” duket të ketë patur në 2017 ndikim në zgjerimin e suksesit për zotërimin e timonit të qeverisjes nga PS, në mënyrë direkte apo indirekte përmes mbështetjes së maskuar të veprimit mazhoritar kryesisht ndaj individë vetë disa forcave të tjera politike, potencialisht aleate.

Mbetet të kryhet një analizë e thelluar e kësaj sjelljeje:

- për të përcaktuar qasjen e duhur në mënyrë që konkurimi proporcional të jetë simetrik për të gjithë forcat politike; duke synuar heqjen e “rixhiditetit” për partitë e reja dhe pengimin/frenimin e penetrimit të faktorit mazhoritar;

- për të përcaktuar ndikimin e këtij faktori në rezultatin e zgjedhjeve të 2013 dhe 2017 dhe për të gjetur zgjidhjen e përshtatshme(sepse ekzistojnë mënyra së paku për ta reduktuar këtë dukuri); po në çdo rast duhet patur parasysh se një sistem elektoral mazhoritar apo i përzier vecse do të legalizonte një dukuri të tillë ose thënë ndryshe do ta bënte këtë sjellje të individëve omniprezente në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco